web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Janari i trishtë i Bashës

24 Dhjetor 2017, 16:29, Aktualitet CNA

*Nga ARTUR  AJAZI

Pas protestës së fundit, ku nuk mungoi edhe dhuna dhe flakadanët tymues, duket se kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur të rinisë apo të ritestojë sërish ?bazën? e partisë  tij në janar të 2018, dhe pikërisht në ditën e hapjes së punimeve të parlamentit.

Për ti paraprirë protestave, kreu PD Basha, ka nisur këto ditë një tur takimesh në javën e fundit të vitit në disa nga qytetet kryesore, ku mësohet se takimet  janë konceptuar në formën e ?bashkëbisedimi? me qytetarët, jo vetëm për zhvillimet politike dhe atë që konsiderohet nga opozita si ?krizë kushtetuese?, por edhe për situatën dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Nga PD thonë, se ?turi i takimeve është vendosur gjatë një takimi që kreu demokrat ka zhvilluar me drejtues të degëve  në rrethe?, nga të cilët  nuk ka marrë shumë garanci për pjesëmarrjen e shumëpritur, për shkaqe dhe arsyet që dihen. Kjo deklaratë i është bërë Bashës  nga disa kryetarë të degëve në rrethe, të cilët i kanë shprehur atij mungesën e besimit për pjesëmarrjen në protestë në javën e tretë të janarit 2018.

Por Lulit në ato takime i është kërkuar  gjithashtu të nisë sa më parë  takimet  dhe sqarimet me bazën, për informimin e  tyre lidhur me problemet e shumta që ka partia qysh para fushatës së zgjedhjeve, për humbjen e thellë të tyre, për parregullsitë e procesit të 22 korrikut 2017, për largimet  etj.

Kjo ndoshta do ti hapte rrugën pastaj formës së organizimit të  protestave reale, të atyre që do të ishin me bindje pjesë e tyre,  dhe jo protestave të trukuara. Takimet e Bashës me qytetarët do të vijojnë edhe në ditët e para të janarit 2018, ndërsa nga opozita ende nuk ka një vendim mbi raportet që do të ketë me Kuvendin, pas miratimit të Prokurores së Përgjithshme, dhe dhunës së përdorur nga opozita.

Pas kthimit nga SHBA zoti Basha ka deklaruar se ?kam marrë  mbështetje për kauzën e opozitës, gjatë takimeve me zyrtare të administratës së Presidentit Trump si edhe me senatorë e kongresmenë?, gjë e cila ka rezultuar një flluckë sapuni pasi DASH gjithmonë ka mbështetur në Shqipëri  zgjedhjet e  lira dhe të ndershme, dekriminalizimin, zbatimin e Kushtetutës dhe luftën kundër narkotikëve,  çështje të cilat  nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar  zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit?.

SHBA gjithmonë ka deklaruar ashtu si edhe së fundi se ?nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur problemet që lindin, por nuk mbështetim veprimet e dhunshme në protesta kundër institucioneve kushtetuese?. Në një kohë dramatike për Partinë Demokratike, pas një humbje katastrofale personale të Lulzim Bashës, aktualisht ka një emergjencë për demokratët, lidhur me fatin e partisë.

Në një situatë të tillë, kur zoti Basha nuk pranon të marrë  pergjegjesitë  që  i takojnë para strukturave qëndrore dhe bazës siç ndodh në çdo vend  perëndimor, reagimi i tij  për të nisur ?protestat? është  pappjekuri politike  që mund ta çojë në asgjesim PD.

Në kushtet e krijuara, zoti  Basha  përpara se tu kërkojë ?krerëve në rrethe? të gjejnë njerëz për protestate e janarit, ndoshta duhej të jepte  dorëheqjen, dhe ti hapte rrugën riorganizimit  të plotë  të strukturave të PD nga qendra deri në bazë. Janari duket i trishtë për zotin Basha, pasi gjithçka  lidhet me PD, dhe të ardhmen e kësaj kësaj force politike nën drejtimin e tij, ka gjasa të   thellojë  fyrjen  dhe zhgënjimin që u ka bërë shumicës së demokrateve, që kërkojnë jo  vetëm të sqarohen politikisht, por edhe të  shpëtojnë nga asgjesimi partinë e tyre.

Nisja e vitit 2018 me ?protesta? ka shumë mundësi ta thellojë edhe më shumë  hendekun mes zotit Basha dhe SHBA, të cilët  duan një  Shqipëri  të stabilizuar dhe demokatike  ku shteti ligjor të funksionojë në normalitet të plotë, dhe jo një klimë të tensionuar artificilialisht  nga një parti e cila nuk ka zgjidhur akoma problemet e saj të brëndshme. /CityNews

 

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga