“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
I ftuari i radhës në emisionin ?Chic? të gazetares Fjodora Fjora në News24 ishte një këngëtar shumë i dashur nga të rinjtë, sepse muzika e tij është padyshim një ndër hitet që dëgjohet në të gjitha club-et shqiptare, makina edhe kudo.
Ai është Arkimed Lushaj ose siç e njohin të gjithë me nofkën e tij Stresi. Në këtë intervistë Stresi rrëfen në mënyrë shumë spontane të gjitha pasionet e tij, muzikën, familjen, shkollën gjithçka që nuk e kishit dëgjuar më parë. Së fundmi këngëtari mori pjesë në festivalin e muzikës, ?Kënga Magjike?, me këngën ?Sa herë e don?, ku mori edhe çmimin e publikut, duke qenë më i klikuari internet.
Kur rri zgjuar deri në 6 të mëngjesit punon zakonisht?
Po realisht punoj shumë. Po e them këtu për herë të parë ekskluzivisht se tani po punoj për albumit tim të cilin e kam quajtur ?Arkimed? si emri im por do punë shumë. Po i përkushtohem shumë, kam 2 vjet që them do e nxjerr po është shtyrë por do të dalë pas Vitit të Ri. Ky është albumi im i tretë dhe do të ketë brenda 11 këngë të reja të padëgjuara më parë, ku 7 do të jenë me videoklipe.
Ti je diplomuar për psikologji në Gjenevë të Zvicrës dhe është një shkollë e vështirë.
Në Shqipëri, me sa kam parë ka më shumë leksione ka shumë libra për të lexuar ndërsa në Zvicër ndryshon ka më shumë kontakte fizike me profesorët, aty nuk psikologjizohesh vetëm nga një profesor. Të diplomohesh në Gjenevë për psikologji ka qenë lodhshme, duhet të kalosh shumë prova sepse ka një staf të madh. Filozofit Arkimed i kam hyrë me kokë i kam lexuar shumë. Është dituri më vete të lexosh.
Pse psikologji, e mendove si diçka që do ta përdorje në jetën tënde?
Të them të drejtën akoma pa hyrë unë isha i tillë në atë shkollë isha psikolog. Jam lindur dhe rritur në Tiranë dhe të bën vendi psikolog. Po ashtu edhe eksperienca, unë jam pjekur para kohe edhe pse për pak mbush 32 vjeç.
Për sa i përket dashurisë, a je zhgënjyer ndonjëherë apo ke zhgënjyer?
Të jem realist nuk kam dëshirë t?i zhgënjej njerëzit, kam qenë gjithmonë i drejtë por edhe i kam zhgënjyer edhe më kanë zhgënjyer por unë dashurinë e kam kaluar në adoleshencë shumë i vogël diku 18, 19 vjeç pastaj që atëherë jo më. Nuk është e lehtë të flasësh për dashurinë, duhet të jetë sakrificë e madhe të jesh vërtetë i dashuruar me dikë. Duhet të kalosh shumë sprova që ta kuptosh që është një dashuri që ka vlerë. P.sh. jo 6 muaj dashuri pastaj dasma e të hënën ta kthesh nusen në shtëpi (qesh).
Vjen nga një familje me baza të forta, nëna jote ka një ndikim të madh tek ty, a nuk e sheh nënën si model të asaj familje që do doje?
Nëna ime është misionare shumë e fortë në jetë, është një bamirëse shumë e madhe në jetën e njerëzve të varfër dhe të atyre me ngjyrë. Ka raste që merr në telefon dhe thotë jam në filan shtëpi janë të varfër dhe duhet t?i ndihmojmë. Por ne nuk shkruajmë ato që bëjmë p.sh. në rrjetet sociale të flasim për bamirësitë që bëjmë.
Ti je një djalë i prapë por jo i keq?
Po jam djalë i prapë, por jo i keq. Njeriun duhet ta gjykosh kur e njeh personalisht, kështu jam mësuar në jetë t?i njoh vetë njerëzit. Unë jam çapkën, por nuk bëj kurrë keq bëj mirë është thjeshtë ajo revolta ime, jam i lëvizshëm ashtu jam është ?stresi? im i brendshëm. Tipat si unë plaken kur duan vetë.
Kujt ia hap telefonin shpejt, pa arritur tek zilja e dytë?
Të them të drejtën babit. Ai ka autoritet në shtëpi, ndërsa nënat sikur i kemi në ?xhep? të sigurta.
Jemi në mes të festave, a gjen kohë për familjen gjatë kësaj periudhë edhe pse je i zënë me koncerte me punë??
Gjej kohë vetëm kur shkoj në shtëpi, unë jam shumë i dhënë pas shoqërisë, familja është primare në jetë por kështu jam mësuar. Psh. në verë rri shumë më familjen është periudha që kam më shumë kohë. Kam 5 apo 6 vjet që nuk kaloj Vitin e ri me familjen as këtë vit nuk do jem me ata. Do të jem në Itali me koncerte që prej ditës së Krishtlindjeve deri në datën 1 janar.
Kënga jote te ?Kënga Magjike?, ?Sa herë e don? është ritmike, e këndshme dhe u kthye menjëherë në hit?
Nuk është e lehtë që të vlerësohesh në një festival, duhet të përpiqesh shumë, të bazohesh që të dalë një punë e mirë. Unë jam pak mistrec di që e fitoj gjithmonë një çmim. Sepse unë e mendoj e di se çfarë do publiku, kisha kohë kohë ta mendoja sepse kisha dy vjet që nuk marr pjesë.
?Sa e don?, po kë don mor aman?
Tekstet e mia janë ironike për femrat. Është mënyra më e mirë të bësh tekstet. Kur bën një tekst e bën në përgjithësi që ta ndjesh ti dhe të gjithë të tjerët dhe kështu del një këngë e shkëlqyer.
Bashkëpunon më me Flor Mumajesin?
Florin e kam shok e kam pasur gjithmonë. E kam pasur gjithmonë idhull nga mënyra se si punon, i ka vjedhur ato idetë brilante të tij. Po të vjedhësh nga shumë njerëz gjëra të mira është perfeksion. Po punoj ende me Florin, sa herë që kam nevojë dhe në momentet më të vështira më ka bërë djalin më të lumtur. Ai ka qenë çelësi im që unë startova muzikën shqiptare pa asnjë lloj interesi.
Ti i bën gjithmonë vet tekstet e tua?
Po është e vërtetë, është e vështirë të mi bëj dikush, mund të më japësh ide dëgjoj i them OK të gjithëve e në fund vendos vet. Tekstet dalin prej shpirtit tim dhe 80% të tyre i kam përjetuar vetë.
Po shkëpus një pjesë nga kënga jote e fundin, Sa herë e don? ?Për ne do flasin portalet?. Sa kanë ndikuar tek ty mediat rozë?
Sot mediat rozë më kanë prishur kaq shumë punë sa nuk e keni idenë. Nuk mund të dalë psh. me motrën apo me kushërinën time qetësisht sepse portalesh shkruajnë. Këtë vit më kanë sulmuar shumë prandaj në këngë them që nuk më intereson më çfarë thonë portalet. Por kështu duhet të jemi indiferent ndaj njërëzve që flasim për ne, t?i injorosh.
Kush shqetësohet më shumë në shtëpinë tënde kur lexon diçka për ty?
Mami, ajo e vuan direkt qan
Ka qenë një kohë kur portalet u morën shumë me ty për sa i përket një momenti të vështirë që kishte të bënte me drejtësinë. Sa u abuzua me këtë gjë?
Kanë shkuar përtej kufijve. Kur je artist edhe diçka e vogël të ndodh mediat e bëjnë shumë të madhe dhe kjo gjë ndikon edhe në institucionet ligjore. Unë jam mësuar me to edhe organet ligjore janë mësuar me mua. Përderisa nuk është diçka penale që duhet shkelur edhe ata thonë boll e mbytët cunin. Realisht kjo ka ndodhur.
Pushimet i ke pas Vitit të Ri dhe ke pasion skitë?
Po më pëlqen shumë. Është një sport i rrezikshëm por mua më pëlqen rreziku. Në fillim nisa me ski pastaj provova snowboarding dhe aty gjeta vetveten.
Të pëlqen sportet ekstreme?
Lartësitë nuk i dua, i kam fobi. Në Itali do të iki me makinë jo me avion se është kohë e keqe. Gjithashtu avionin e kam shumë frikë. Po e them për herë të parë këtu përvec Zotit kam frikë avionin.
Emri jot vjen nga një person shumë i dashur, i ditur Dervish Luzhaj dhe ai të ka vendosur emrin.
Historia e lindjes sime është shumë misterioze. Ka qenë kohë e keqe kur linda unë në vitin 1986. Babai im ishte kundra regjimit dhe ishte nëpër burgje. Mamaja ishte shtatzënë me mua dhe i thoshin ?hiqe hiqe fëmijën?. Kur ajo ishte në spital për të abortuar shkon Dervish Lushaj dhe i thotë: ?Ti ke një djalë dhe një vajzë, (sepse kam motër e vëlla më të madh) dhe kur ishin të vegjël ata u dogjën me ujë të ngrohtë dhe unë t?i shpëtova ata, nëse e heq këtë fëmijë unë do t?i marr ata të dy dhe do mbetesh pa asnjë?. I tha vërja emrin Arkimed që ta njohë e gjithë Shqipëria. Kështu është historia. Para Zotit nuk ka asgjë në këtë jetë.
Unë e di që je ndarë nga e dashura jote ky është një fakt publik por a është dikush special për ty në këtë Vit të Ri që t?i japësh një urim
Ajo është familja ime unë dhe ata jemi një dhe uroj të gjithë shqiptarët./CityNews
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili, sërish ...
Është vënë në pranga për të disatën herë një i ri nga Tirana...
Të ftuara në spektaktin e djeshëm të ‘Shiko Kush Luan’ ishin...
Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë gjatë 48 orë...
Të gjithë kemi sjellje të pa këndshme, por këto sjellje nxit...
Tre vite më parë, më datë 7 nëntor 2014 , kryetari i Partis...
1.Parandalon gripin dhe lufton të ftohtin: Studiuesit e ‘’Wi...
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në...
Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë kristiane, por ...
Fatkeqësisht Krishtlindjet janë periudha më e mirë për tradh...
Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e festivalit të Këngës...
Ka nisur të ndihet aroma e Krishtlindjeve, nga një sërë erër...
Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, pranë vendi...
Ndryshe nga shumë këngë të festivalit, sidomos vitet e fundi...
Dje u raportua në media se ditët e fundvitit nuk do të ishin...
Ëmbëlsirat janë të domosdoshme në tryezën tuaj të Krishtlind...
Pas votimit në OKB, ambasadorja e SHBA-së në OKB u ka adresu...
Ne njerëzit qëndrojmë me krenari në krye të zinxhirit ushqim...
Përfaqësues të shoqërisë civile, familjarë, shokë, të afërm ...
Festa e Krishtlindjeve është një rast i veçantë që bën bashk...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...