Sherr me armë mes dy policëve
Një konflikt është regjistruar midis dy punonjësve të polici...
Sot, Shqipëria nëpërmjet përfaqësuesit tonë në OKB votoi kundër vendimit të SHBA-ve dhe Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, me justifikimin se qenkemi në një linjë me BE-në. Në fakt, sonte më shumë se kurrë jemi afruar me Ramallahun dhe sidomos Erdoganin.
Në çdo rast tjetër, do të dukej e tepërt po të përsërisnim atë që duhet ta mësojnë edhe fëmijët e porsalindur, që Lirinë dhe Pavarësinë Kosovës ia dhanë SHBA-të; që shqiptarët në Maqedoni kanë shumë më tepër të drejta falë tyre; që jemi në NATO falë tyre, apo që Presidenti Uillson me 14 pikat e tij na shpëtoi nga shqyerja e fqinjëve. Po ashtu, duhet thënë me të madhe se krizat shkundullimat, hingëllimet dhe zuzaritë tona këto 27 vite i kanë frenuar pikërisht ata, me të dërguarit e posaçëm apo të përhershëm.
Ëndrra jonë e madhe është Europa, prej së cilës na kanë ndarë së pari osmanët për pesëqind vjet, pikërisht paraardhësit e sulltanit Erdogan, i cili po bërlyket si një Saladin i ri apo mbrojtësi i Palestinës, por interesi ynë kombëtar na thërret të jemi besnikë e luajalë, në radhë të parë me Amerikën. Nuk është i tepërt pohimi se në një Europë të paqartë për bashkimin e saj e shumë më të paqartë ndaj nesh, forcimi i miqësisë me SHBA-të veç e konsolidon marrëdhënien tonë me Brukselin. Ndihma e SHBA-ve vlen më shumë se të gjitha kinse reformat dhe arritjet tona hipokrite, sipas parimit haxhiqamilist ?është hallall me rrejtë kaurrin?.
Ne që jetojmë këtu, e dimë sa të vërteta i kemi reformat dhe arritjet. Askush nuk beson në asgjë. Motoja e çdo njeriu me pushtet është haja qenit, pija qenit. Ndaj qeveria jonë nuk duhet t?ia bënte këtë atentat popullit të vet. Kurrsesi nuk duhej ta godiste këtë romantizëm amerikan ndaj nesh. E për çfarë? Për një racion kadaif e bakllava më tepër nga Erdogani. Ne prej dekadash mburremi për ndihmën që u kemi dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë. E përsërisim këtë gjë deri në pështirosje? pa kursim, pa elegancë? me teprinë e natyrshme të një shoqërie që s?ka shumë për t?u mburrur.
Ani, s?na vjen e keqja nga kjo mburrje. Por tani del sheshit se veçse trillanë e tepranë jemi, edhe të pabesë me Izraelin dhe sidomos me SHBA-të. Një fakt duhet pohuar, Izraeli është shtet demokratik dhe nuk dërgon sheikë me joshje speciale të këndellin shumëkënd në anët tona. Ndaj marrëdhëniet me të janë sipërfaqësore, retorike? të ndalura?pa produkt. Diçka e fortë i pengon ato.
Ndoshta është kjo shtysë që përcakton edhe votimin e sotëm në OKB. Një Shqipëri që voton kundër vetvetes. Ky akt nuk ndihmon për t?u ndier gjasme më shumë europianë, por u kujtoi amerikanëve se sa afër jemi në të vërtetë me Erdoganin dhe Ramallahun, po thuaj njësoj si në kohën kur Enver Hoxha priste me nderime Abu Xhihadin. /Panorama
Një konflikt është regjistruar midis dy punonjësve të polici...
Karabinierët e Novaras në kuadrin e Operacionit “Coca di Nat...
“Një akt i rëndë antikombëtar i klikës së neo-bllokmenëve, m...
Një sasi e konsiderueshme armatim i kalibrit të rendë i ësht...
Një aksident është regjistruar disa orë më parë në aksin Lez...
Pas dhënies së vendimit për Jeruzalemin, votë të cilën Shqip...
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka reaguar pas vo...
Kreu i Këshilltareve të PD, Tiranë dhe Departamentit të Marr...
Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, ka reaguar pas vo...
Pas vendimit të Shqipërisë, për të votuar pro rezolutës, që ...
Një festë pas dhe para proteste është kjo e ditës së sotme, ...
Disa javë më parë presidenti i Ameriskës Donald Trump, njohu...
Kreu i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, i ftuar në studion e lajm...
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetar i Kuven...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, teksa ka koment...
Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga shira të ftohtë...
Te spektri politik, në pushtet dhe opozitë, po shtohet dispo...
Një breshkë deti është shpëtuar nga rojet bregdetare të SHBA...
Një alarm i madh, për një mega-tërmet 9.0 ballë është ngritu...
Këto ditë, basti më i mirë e njerëzimit për të shpjeguar se ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...