Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Festat e fundvitit po afrohen dhe përgatitjet për t?i kaluar sa më mirë kanë nisur në familjet shqiptare. Vetëm 5 ditë na ndajnë nga Krishtlindjet dhe atmosfera festive ndihet kudo. Por përveç pamjes së bukur që ofron fundi i dhjetorit, çdo shqiptar, veçanërisht kryefamiljarët, e përballojnë me stres këtë periudhë.
Duke nisur që nga punët e shtëpisë, që bëhen me themel, sikur të mos i kishe bërë gjithë vitin, e deri te probleme që nuk i kemi në dorë, si rritja e çmimeve të ushqimeve apo mungesa e energjisë elektrike, më poshtë do të shihni një listë me 10 probleme që has çdo familje shqiptare në fundvit.
E nisëm me punët, duke qenë se janë gjëja e parë që mendon çdo femër kur afrohet dhjetori. Sikur të mos i kishe bërë gjithë vitin, e nis me larje tapetesh, xhamash, dyersh e ndërrimin e perdeve apo pluhurave, gjithçka me themel nga e para. Kjo kthehet në stres kur mendon se Viti i Ri nuk duhet të të gjejë rrëmujë.
Rritja e konsumit në fundvit çon në rritjen e abuzimin me çmimet në tregjet shqiptare. Ritmi i rritjes së çmimeve të frutave shënoi rekord në muajin nëntor. Sipas INSTAT, çmimi i frutave në muajin e kaluar shënoi rritje me 20.8% në raport me nëntorin e vitit të kaluar, ritmi më i lartë i rritjes gjatë një viti.
Halli më i madh është sa ditë do të pushojmë. Ndërkohë që shkollat e kanë të përcaktuar ditët e pushimit, po ashtu edhe ata që punojnë në shtet, ky është një problem më i madh për ata që punojnë në privat. Ka raste, në varësi të profesionit, që të duhet të qëndrosh në punë edhe natën e ndërrimit të viteve, siç bëjnë mjekët.
Një nga problemet që ka çdo familje shqiptare. Shkëputjet e energjisë me orë të tëra, bëjnë që disa shtëpi ta kalojnë në terr natën e ndërrimit të viteve. E vetmja gjë që mund të bësh është që të mos i lësh të gjitha gatimet për në momentin e fundit, në mënyrë që të mos ketë ngarkesë.
Sigurisht që ushqimi tradicional i Vitit të Ri, gjeli i detit është një tjetër ?hall?. Ku do ta ble, sa lek do të jetë dhe si do ta gatuaj. Pavarësisht çmimit apo vendit ku e blen, një gjë nuk e luan topi, përsheshin e duan të gjithë. Vetëm mos harroni ujin me gaz që ta tresni.
Këtu lind një problem tjetër: Me petë të bëra apo të blera?! Gjithashtu ka raste kur familjet shqiptare bëjnë nga dy tre ëmbëlsira në fundvit, në varësi të shijeve të pjesëtarëve. Përgatitja e bakllavasë nis herët dhe mund të jetë gati para 25 dhjetorit, vetëm se ka një problem: Nuk guxon njeri ta provojë bakllavanë deri në natën e 31 dhjetorit, sepse pikërisht atë natë i hidhet sherbeti.
Ata që e kalojnë në shtëpi janë më te qetë nga kjo anë, por ata që kanë prenotuar jashtë duhet të vendosin një muaj para se çfarë do të veshin, ku do të krihen dhe grimohen. Këshilla që duhet të ndjekësh është që duhet të kesh një veshje në ngjyrë të kuqe. Për të parë disa modele flokësh për festën e fundvitit, kliko Këtu.
Rinia e vuan më shumë këtë gjë. Dalja jashtë me shoqërinë, pritja e Vitit të Ri në atmosfera gazmore me shoqërinë është nata ideale, megjithatë shtëpia ka rregulla. Shtrimi i darkës dhe ngrënia e saj bëhet me familjen dhe sigurisht, pas orës 12:00 është radha e shoqërisë.
Janë ato që mësues, familje ushtarakësh e pensioniste mezi presin këtë vit. Qeveria shqiptare ka miratuar së fundmi shpërblimet e fundvitit për kategori të caktuara shoqërore, që do të përfitojnë nga fondi prej 2 miliardë e 523 milionë lekësh. Sakaq mësohet se këtë vit, kategoria që duket se nuk do të përfitojë nga shpërblimet është ajo e mësuesve. Burime për ?Shqiptarja.com? nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur se qeveria nuk ka vendosur ende për këtë çështje, pasi mungojnë fondet për të mbuluar shpërblimet e 36 mijë arsimtarëve në tërë vendin.
Duket si një thënie supersticioze, por shumë nga familjet shqiptare e kanë me merak, se cili person do të hyjë në ditën e parë të Vitit të Ri. Sipas gojëdhënave, duhet të jetë i ri dhe mundësisht djalë që të të ecë mbarë i gjithë viti. Ka raste edhe kur nuk i hap derën ndonjë kushëriri të largët që ka kohë pa ardhur në shtëpi, dhe u kujtua pikërisht atë ditë./CityNews
Sot edhe një herë tjetër, LSI tregoi se çfarë force politike...
Ish ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka apeluar diplomacinë...
Për herë të parë në Tiranë do të organizohet konkursi i buku...
Me 27 korrik të këtij viti, LSI-ja ka përjashtuar dy këshill...
Policia e Lezhës ka arrestuar një 29 vjeçar, pasi ka shanta...
Do të transmetohet këtë të diel, puntata e tetë e spektaklit...
Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë është larguar n...
Ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Rudina” në telev...
Mbrëmjen e djeshme nëpër rrjete sociale të gjithë e kemi vën...
Po bën bujë në Itali mënyra se si drejtori i lajmeve të tele...
FAO përshëndet vendimin e OKB-së për krijimin e dekadës së ...
E kush nuk e ka ndjekur të paktën një herë në fëmijëri filmi...
“Në fillimet e mia? Kam qënë shumë i prapë, dy gurë bashkë n...
Ajo është nënë e një vajze dhe tashmë është bërë nënë për he...
Këshilltarja e LSI-së Bora Panajoti ka plotësuar kourumin e ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi sta...
Vështirë të ketë qytetar në Tiranë që ka parë borën që ka zb...
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon akuzat dhe kërcënimet ...
Pra, jemi zyrtarisht në atmosferë festive, që do të thotë: u...
Alarmi i celularit bie. Ora pesë duhet të ngrihem, por ndërk...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...