web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia publikon bilancin e protestës së opozitës/ Ja sa efektivë janë lënduar

18 Dhjetor 2017, 16:02, Aktualitet CNA

Policia e shtetit ka dhënë informacionet zyrtare pas protestës së opozitës para Kuvendit, protestë e cila rezultoi në përdorimin e dhunës, teksa protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në Kuvend.

Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, mësohet se janë lënduar në protestë 6 efektivë të policisë, 3 prej të cilëve pjesë e repartit Shqiponja. Dy prej të lënduarve janë efektive femra.

Në vijim policia raporton se po punon për identifikimin e personave që ushtruan dhunë nga punonjësve të policisë, ndërsa të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore. /CityNews





Lajmet e fundit nga