Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Meqenëse tema e reportazhit nga organizatorët është lënë në dëshirën e kujtëdo. që ngrehoset të shkruaj për mbresat dhe përjetimet në qytetin e tij, mua ma gërvishtin vatrën krijuese poetët, ore, poetët e qytetit tim!
Se do ti edhe unë ngatërrohem ndonjëherë me vargun. Që ta merrni vesh ju e të futeni brenda ligjërimit tim, unë jam nga një qytet i hershëm bregdetarë. Emrin nuk po ia ekspozoj, pasi dua të tollovis imagjinatën e lexuesit e ai rresht, pas rreshti, krijon vetë panoramën e qytetit tim historik.
I mbushur me pallate ndërtesa lloje-lloje nga ato më të thjeshtat dhe deri te ato shumëkatëshet, bashkëkohore, ashtu siç i emërton shkrimtari ynë me zë mbarëbotëror, Ismail Kadare ? rrokaqiej ?, shtrihet e hapet deri në anë të detit, i cili të jep përshtypjen e një gote të stërmadhe me ujë, ku qyteti ynë i bukur vë buzët e shuan etjen .
Në krahë të majtë të tij ngrihet madhështor një mal rreth 750 m mbi nivelin e detit, i cili kërcen si tendë mbi të . Flora e tij mahnitëse , të qetëson shikimin me nuanca ylberizuese, në të gjitha stinët.
Poshtë tij shëtitorja gëlon nga mizëri qytetarësh , të cilët çdo mbasdite marrin rrugën për ritualin relaksues me kënaqësi parajse, shpalosur perëndimeve diellore.
Sa fatmëdhenj e të lindur me ?këmishë ,? që jemi pjesë e këtij qyteti! Nuk ligjëroj vetëm për vlerat e tij natyrale që ia ka falur pozicioni gjeografik , por do ti ne jemi cilësuar dhe si popull me ? kiamet ? shpirt poetik. Nuk ka derë në qytetin tim, të mos ketë, në tre persona, dy, të jenë poet. Por për t?u habitur, është të jem dhe unë një nga lloji i tyre???!!!
Eeee, ç?më bëhet qejfi e më rritet mendja sado që bëj, sikur nuk dua të ma vënë në dukje dellin tim artistik. Jo për gjë, por kam dëgjuar që ?modestia? është shenjë virtyti e fisnikërie, kështu që edhe unë mundohem ta reflektoj e të shtresëzoj sadopak vlera në memorjen kolektive të qytetit tim të dashur.
Por që jemi qytet poetësh jemi!…Dhe e di ç?thonë për ne?.. se: paskemi andej nga buz?e detit një burim me ujë të ? bekuar ?, ujë i cili ndikokërka pothuaj qindpërqind në ngjizjen e muzës poetike . E, më, kur t?i shohësh qytetarët çdo darkë me bidona plastike si t?i duash , gjysmë litrosh, njëlitrosh, dylitrosh, gjashtëlitrosh, po kur marrin edhe ndonjë termus të vogël e radhiten me durimin shkëmb te gryka e burimit. Jooo për të kursyer më shumë,(,e sidomos kohët e fundit është rritur edhe çmimi i ujit,) se sa t?i qëndrojnë besnik shpirtit të tyre poetik.
Gumëzhijnë duke pritur radhën dhe nxjerrin në pah me adhurim e krenari dobitë e tij. Thonë, se qenkërka terapi kreativiteti e i veshin nga leksemat më hyjnore të shkëputura nga nënshtresat arkaike të fjalorit të moçëm shqiptar. Ju edhe mund të mos e besoni!…, por ua them me bindje, se në qytetin tim ka aq shumë poet, sa se merrni dot me mend, nga të gjitha llojet, moshat, rracat, ngjyrat, si ajo thënia në kohën e të ? barabartëve ?, ? pa dallim feje , krahine , ideje?, e cila artikulohej në gojën e gjithë popullit shqiptar .
Habitati ynë poetik, besoj, mjafton dhe e jep ndikimin e tij zulmëmadh emocional në gjithë genin arbërorë kudoqoftë. Jehona e vargut tonë dëgjohet në tërë botën . Kemi nga ata që i përdorin të tëra llojet e rimave, vargjeve , përdorin gjashtërrokshin, tetërrokshin tradicional, gjashtëmbëdhjetërrokshin e ? Naimit ? vargun e lirë vargun e thyer. Mos të harrojmë strofat, sidomos katrenat e ? Dritëroit ?tercinat e ? Dantes ?, sonetet e? Petrarkës?, të gjitha tropet letrare sa me mjeshtëri i harlisin në krijimet e tyre. Eh ç?të them më, për poetët?
Poetët tanë janë llavë, ore llavë vullkanike! Por që të përvëlojnë fare emocionalisht, janë disa poet as të rinj, as të vjetër, po ja aty afër te dekada e tetë, po gjene mirë është se edhe këta si vera e kanë, sa më të vjetër, aq më ?artista ? bëhen.
T?i lexosh, ore!… Po, ç?të të them?!.. ,- të rrëqethin mishin, po sa bukur e derdhin dashurinë në vargje!..Mrekulli fare !.. Po që muzën e kanë të çakërdisur e nisin me ç?kanë të ligjëruar dhe ?rebelja? tradhëtare? zhvishet e shkon atje ku s?ta prêt mendja. Edhe të ?turpëron? ndonjëherë !.. Flas me bindje për shpërthimet tinëzare të muzës, se atë tradhëti e kam provuar në kurrizin tim.
E di ç?më ndodhi një ditë?..:- Nisa të shkruaj për një fenomen që më goditi në sekondë, se kështu jemi ne poetët e këtij qyteti të rrufeshëm, shpirtin shkëndijë kuantike. Hodha në faqet elektronike nja dy strofa, ku më shumë tregoja realitetin dhe me një ironi të hollë ngërtheva mesazhin në rrafshin vertikal të poezisë, duke ditur që ka dhe lexues me botë që do ta pëlqejnë do ti që një njeriu im , sa e lexoj, më tha:- po ti për mua e ke bërë?…
U mundova ta sqaroja. Jooo, i thashë!…Biles më vjen mirë që të kanë ngacmuar këto vargje!.Se e bukura e poezisë aty është, kur lexuesi identifikohet me të. Po ku besonte?… , se ne jemi ? super ? të zgjuar nga ana poetike e kur na grric diçka nuk na i hedh dot.
E që ta merrni vesh ju, por të shkarkohem dhe unë nga ky ?adhurim? për këtë talent të rrallë, në grupin e këtyre poetëve madhorë, kemi një artist me famë, po çfarë famë se ?!.. Egzemplarë që nuk lind më!… Para se të merrej me poezi e shqepi fare artin ushtarak. I qëndisur me mori dekoratash në kraharor për shërbime cilësore në ushtri, mund të them vendosur në panteonin e ?Strategëve ? të luftës edhe pse pushkën, se shkrepi kurrë. Desh zoti që nuk u ndesh me ndonjë përpjekje, se do kish bërë ?namin? si snajper që është.
Mirëpo, do ti?.. Kur doli në pension edhe pse i lodhur nga vitet në detyrë, nuk qe e thënë, të gëzonte rehatinë e moshës së tretë. Për çudi i buisi një muzë, po çfarë muze?!…Furtunë fare e cila e bëri të përpiqet si bisht ?gjarpri? tërë natën, e fët në mëngjes na vërvit ndonjë katrenë me lajle-lule dashurie faqet elektronike. Thua ti e unë që lexojmë: jeta e qytetit tonë notoka në oqean dashurie!….
Për të shkruar të than ?piten?, lumthi ne që e kemi!.. Apo ç?është arsimuar dhe mirëedukuar në kohën e artë të turmës me ideologji revolucionare, rregulla dhe ?ambroz? diktature që na i përcjell përmes artit. Ndonjë herë e shohim të ?qethet me shelegë? e rriskon me artin bashkëkohor. E shikon rininë si breshka shqiponjën, ëndërron fluturimin në majat artistike.
Duke ngritur në piedestal aftësitë e tij ?letrare? e duke ia ndjerë ? kakërimën? nëpër gazetat kombëtare, sidomos tek ato që janë në pronësi të ushtarakëve dhe trashëgimtarëve të tyre, njëzëri, po me zë si gjyryk vapori, të gjithë poetët së bashku vendosëm : ( më saktë për të thënë të vërtetën u vetëvendos,) pensionisti shpirt-përvëluar të udhëheqë e të drejtojë gurgullimat poetike qytetëse .
E ndjenim, se do të na përfaqsonte denjësisht, paçka se ishte rrokullisur nga zabelet fshatareske aty nga vitet 90-të dhe ishte bërë ?popël? themeli në jetën e qytetit. E që thoni ju, gjalloj një jetë artistike në qytetin tonë, ç?të të them?!…. Të gjithë sytë tek ai, nuk lamë vlerë, meritë e çdo lloj sinonimi të tyre, pa ia veshur udhëheqësit tonë shpirtëror. Ia bënim qejfin , edhe si artist, por edhe si njeri që kish vajtur në ?kalore? dhe lëvdatat, për të ishin jetike, i kishte ushqim shpirtëror, ç?ka se të pamerituara ( fallco ).
E më të gëloj dyzinë eventesh në qytet, mblidheshim me vend e pa vend, promovonim ndonjë ?libruc? me vargje duke e ngritur në zenit autorin , për mos të thënë që e baltosnim më keq me retorikat tona boshe ndaj të ashtuquajturit individualitet poetik. I shkreti krijues fluturonte dhe i dukej vetja herë Lazgush , herë Migjen, herë Esenin, e ç?të them më. Në përfundim të eventit plaste koktejli , pa ç?ka se varfanjaku ?poetuc? i kish marrë lekët borxh për këtë kulm historik në jetën e tij.
Pa të shikoje kur ngrihej ?gradëmadhi? ynë e si kritik letrar me standarte ndante ?kartonat? e çmimeve të bëra tek një kjoskë private.. Ç?të shihje?.. Sa xhingla-mingla që kishin !…Mbi ta mbretëronte gjithë pompozitet firma gjysmëfaqëshe e ?babos? tonë ligjërues. Eh, sa shumë që prodhonte të tillë i shkreti!…Ama çdo gjë që bënte, për të mirën e poetëve e bënte, pastaj shtoheshin edhe vlerat e qytetit!.
Nuk mendonte fare për vete, ishte shumë altruist, tretej i shkreti për të mirën e poetëve dhe të qytetit. Do thoni ju, ku i gjente të ardhurat, se me pension ishte?… Ej, po e kemi kryetar apo jo?. Gjithato fonde që jepeshin nga bashkia për artin dhe kulturën, pse çfarë thoni ju i shpërdoronte ai ?
Po jo , or jooo, se për këta kartona i duheshin. Po miqtë e miket , që i bënin fresk me gjethe lëvdatash fallso , si do t?i kënaqte ai?..Po ja ore me kartona , se nderi me nder lahet në këtë botë!.. Pa sa lezet kishte kur dilnin nga eventi, të githë poetët dehadehur nga çmimi që kishin marrë. Të gjithë çmimin e parë, se e kishte merak superpoeti ynë të dyta s?donte, pastaj, pse të lindnin qejmbetje për hatër të çmimeve, kur kartona kish plot?!.
E ç?të vazhdoj më shumë me përshkrimin e jetës artistike në qytetin tonë , ?Sy mos marrshim?…Të gjithë artistë, edhe ne s?lindnim, ne jemi nga ai rob që e s?fidojmë zotin e bëhemi poet edhe pa e pasur atë grimcëz talenti, e cila është si eshkë ndezëse për artin. Shquhemi për një cilësi të rrallë , nuk ndajmë dot ?grurin nga elbi? të na i ketë dhënë nëna?..
Apo mos është megallomani derivuar nga karakteri ? brilant ? që kemi?.. Na cilësojnë për sy me perde e cila na pengon të dallojmë vlerën nga antivlera, kështu konvertohemi në artistë puthadorë. Nuk është faji ynë, me atë ?qorrllëk? që kemi ku ta gjejmë artin e vërtetë, ai është si diamant e do mund ta zbulosh . Detyrimisht i qasemi larje-lyerjes e gjasme e gjetëm artistin me famë.
Ma bëni hallall , o lexues, që u zgjata kaq në këtë reportazh mbi jetën artistike të qytetit tim, jo se dua të dëgjohem, por të çirresh e të trumbetosh për vlerë aty ku nuk ekziston, mbushesh me keqardhje.
E si grimcëz e qytetit tim me shpirt poetik , prushëzuar nga dëshira për ta parë të gjallojë siç meriton, shtrydha në vargje gjithë magmën jetësore që më servir pelerina e përditshmërisë artistike pa ?dorashka?./Natasha Limaj ( Fejzaj )
Sinoptikanët parashikojnë rënie ekstreme të temperaturave, t...
Është padyshim ndër personazhet më të dashur të shqiptarëve ...
Kryeministri Edi Rama e ka treguar hapur zhgënjimin e pësuar...
Një studim i fundit britanik ka shokuar mbarë opinionin publ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, i ftuar në st...
Para se të shkoni për të rënë në gjumë duhet të pastroni the...
Albana Osmani duket se nuk po i intereson shumë gjendja poli...
Pas protestave të organizuara nga opozita para Parlamentit, ...
Aktorja dhe instruktorja e fitnesit, Amanda Cerny, e kthyer ...
Sot Arta Marku u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme me 69 vot...
Aktorja Ana Lika është e njohur jo vetëm për shfaqjet e saj ...
Ka një sekuencë filmike domethënëse, që po aq shpejt sa doli...
Fatmir Hysenbelliu është një prej personazheve më të pasur n...
Sot në sallën e Kuvendit u hodhën flakadanë, në shenjë kundë...
Pas zhvillimit të mbledhjes së përbashkët të grupeve parlame...
Dance With Me eshte emisioni ku kercejne personazhet e famsh...
I keni menduar dhuratat e festave të fundvitit? Dilema merr ...
Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të grupeve parlam...
Nga Enkel DemiOpozita e Lulzim Bashës pësoi humbjen më të rë...
Ish kryeministri Sali Berisha pas daljes nga seanca e sotme ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...