Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Nja 75 vjet më parë një raport shërbimi me firmën e nën/kolonel Gamucci-t të karabinierve për gjen. Crispino Agostinuci-n po të karabinierëve jepte informacion për një grup brigandësh shqiptarë në hinterlandin (prapatokën) e Vlorës. Bëhej fjalë për atë që në terminologjinë komuniste quhet Ceta Plakë e Vlorës. Ky grup brigandësh sipas informacionit nuk kishte më shumë se 20 armë zjarri të brezit dhe të krahut.
Pas tre cerek shekulli trimat e të ashtuquajturit Eskobar i Ballkanit, Kel Balilit ia kishin kaluar për armatim Cetës Plakë të Vlorës. Ata kishin minimumi e theksojmë minimumi 22 armë me leje, duke filluar nga pistoleta e revolverë te ?assault Rifle?, pushkë sulmi që njerëzit e thjeshtë i njohin si kallashnikovi, M 16 apo Berettat 70/90. Me vulën e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Vlorë, me firmat e disa oficerëve të lartë të policisë, trimat e Kel Balilit si personel i një kompanie me numër NIUS-i K36603503U janë pajisur me leje për të mbajtur armë zjarri edhe luftarake. Në lejet përkatëse është tipi, marka dhe numri serial i cdo arme. Pajisja me armë zjarri me leje për vëllezër e nipër të Kelit duke shkelur me të dy këmbët ligjin në fuqi (disa prej tyre kanë pasur precedentë penalë, kur janë pajisur me leje për armë-mbajtje), është një tjetër tregues se kjo është fiks policia, që duam!
Nuk kanë rëndësi emrat e përvecëm se cili nga sejmenët e Eskobarit të Ballkanit është pajisur me leje arme.Mund të jetë ndonjë ish drejtor zjarrfiksesh (në kohën e Berishës) si Remzi Bani ashtu sic mund të jetë edhe Bashkimi (Bako) i vëllai i Kelit. Në dokumentacionin për pajisje me armë zjarri madje edhe pasi Balili u shndërrua në Eskobar të Ballkanit në mediat greke e më vonë në ato shqiptare e deri në deklaratat publike të ambasadorit Lu, ndeshim emra si ai i z. Sherif Bilo si psh. te ai dokumenti i marsit 2017.
Policia shqiptare pajis me linshencë për polici private dhe me leje për armëmbajtje një person si Kel Balili me precedentë për trafikim disa kuintalësh drogë, para se të shndërrohej në Eskobar, të kuptohemi drejt. Policia shqiptare edhe pasi bëhet ?marmalata e fikut? mullar dhe cahen diplomatët e huaj (nga Lu-ja te Romana) duke denoncuar ?after pilafi? Kel Eskobarin e Ballkanit nuk ia heq linshencën e policsë private, nuk ia heq armët me leje përkundrazi me raste edhe ia rinovon këto leje e linshenca! Z. Rama a është kjo polica, që duam?!?!?!?! Z. Lu a ndiheni fajtor, që i keni dhënë ?fletë lavdërimi? për luftë rezultative antidorgë kësaj policie shqiptare, që jo vetëm kontribon aktivisht në kanabizimin (kokainizimin dhe heroinizimin e vendit), por edhe pajis me një arsenal armësh me leje narkosat shqiptarë?!?!?!?
Z.Rama zyra e juaj e agjitpropit me të drejtë akuzon ministrin e bujqësisë së LSI-së se ka pajisur qyl me toka shtetërore Balilajt. Ministri i brendshëm i PS-së ka armatosur me armë ME LEJE bandën e strukturuar kriminale të specializuar në narkotrafik, në pastrim parash të pista dhe në trafik armësh, municionesh dhe lëndësh plasëse. Thelbi i kësaj historie me Balili SHPK, me Balili KO, me Santa Quaranta Premium Resort e me ndonjë firmë tjetër, që zëvendësojnë njëra tjetrën si kukullat Matrioshkat është:
LSI-ja e pajisi narkotrafikantin me toka shtetërore qyl, ndërsa PS-ja e pajisi me armë me leje
Në këtë kontekst, për shkrimin tonë ia vlen të huazojmë titullin e një romani të Arcibald Kroninit: Dhe Yjet (Vlahutin & LU) rrinë e vështrojnë sesi pasurohen dhe armatosen narkosat shqiptarë. Aferim u qoftë narkotrafikantëve dhe politikanëve shqiptarë! Well done o Sui generis diplomatë euroatlantikë!
P.S. Ftojmë Policinë e Shtetit ta përgënjeshtrojë lajmin tonë duke publikuar dokumente, që ia ka anulluar linshencën për polici private, që ia ka hequr lejet për armëmbajtje ?trimave? të Kel Balilit! Ftojmë policinë shqiptare, që të publikojë dokumente për t?u shfajësuar si te ajo barcaleta me Pal Vatë: Unë (Hakiu-Pal Vata) dhe Rama- Sh.Enver nuk dimë gja, mos e ka bamun Sajmiri-Mehmeti me krye t?vet! /GJERGJ THANASI /CityNews
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirr...
Në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, kryetari i Par...
E ftuar në “Kjo Javë” në News24, ministria e Shëndetësisë dh...
Një tjetër akuzë e forta është bërë sot në drejtim të minist...
Dhjetëra deputetë, ish-deputetët dhe drejtues të Partisë Soc...
Mund të jetë nga të rrallat, në mos i vetmi institucion legj...
Situatën e zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm e komplikon...
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka akuzuar kryeministrin Rama...
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, ministrja e...
Të tjera detaje janë zbuluar , në lidhje me çështjen e ish-m...
Ka qenë në dijeni të pranisë së një krimi me pasojë jetën e ...
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të Nisida Tufës, gazetari i...
Dy ditë para zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përk...
Një miliarder kanadez së bashku me gruan e tij janë gjetur p...
Ndonëse investimet e huaja direkte janë në nivele rekord pre...
Nëse keni dëshiruar përherë të endeni brigjeve australiane q...
Pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Am...
Raportet nga Iraku thonë se dy varreza masive me rreth 90 tr...
Prej shume vitesh agjensite inteligjente të çdo shteti kanë ...
Noteria shqiptare do të ketë një ligj të ri së shpejti.Mësoh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...