Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Avokati Altin Goxhaj, ka denoncuar atë që e quan si “skandal antikushtetues i ligjit të Soros për ndihmën juridike.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj shprehet se në bazë këtij ligji, qytetarët nuk kanë të drejtë të zgjedhin avokatin nga lista, por atë ia cakton prokurori.
Sipas Goxhajt, ligji në fjalë i denoncuar edhe nga PD dhe LSI, ka shkelje shumë të rënda, që në miratimin e tij i bërë duke shkelur procedurat.
“Ligji për ndihmën juridike që gjithë lekët e buxhetit për ndihmën juridike ti marrin 6 shoqatat e Soros, i miratuar duke shkel proçedurat dhe i denoncuar nga LSI por jo nga PD, ka dhe një shkelje tjetër shumë të rëndë:
QYTETARËVE QË MARRIN NDIHMË U HIQET E DREJTA QË TË ZGJEDHIN MES AVOKATËVE ATË QË DUAN!!!
Sipas Nenit 24 “Dhënia e ndihmës juridike dytësore nga avokatët”
2. a) dhoma vendore e avokatisë cakton një avokat nga lista e avokatëve që japin shërbimet e ndihmës juridike dytësore, sipas parimit të rotacionit;
6. Vendimi për zëvendësimin e avokatit të caktuar nga një avokat tjetër nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore merret nga: a) organi procedues, në rast se avokati që do të zëvendësohet është caktuar nga ky organ;”, – shkruan avokati ndërsa shton se, “Sipas Neni 21 “Procedura e dhënies së ndihmës juridike dytësore të pandehurit pa mjete të mjaftueshme financiare”:
2. Nëse organi procedues (Prokuroria) që fillon hetimet vlerëson se kriteret janë përmbushur, cakton menjëherë një avokat mbrojtës nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore dhe njofton menjëherë personin, të cilit i ofrohet ndihmë juridike dytësore, si dhe avokatin e caktuar mbrojtës.”
Sipas Goxhajt është e papranueshme që ai që do të të dënoj ëtë të caktojë avokatin, pasi sipas tij kjo i kthen avokatët në klientë të prokurorëve.
“Pra siç e kuptuat dhe vetë, pavarësisht nga njohuritë juridike, i që do të dënojë të cakton avokatin dhe jo ti!!! Dhe kjo kuptohet që i kthen avokatët në klientë të Prokurorisë dhe jo të qytetarëve! Atyre u duhet ta mbajnë mirë me Prokurorinë se ajo u jep bukën e gojës!”, – thotë në vijim Goxhaj.
Avokati shprehet se moszgjedhja e avokatit nga qytetari, është një shkelje kushtetuese.
“Parimi i mos zgjedhjes së avokatit nga qytetari mes atyre avokatëve që plotësojnë kushtet ligjore bëhet që qytetarët të jenë sa më vunerabël, të mos marrin mbrojtjen më të mirë mgjths buxheti i shtetit po njësoj do paguajë! Dhe bëhet fjalë për fukarenjtë dhe pjesën më vunerabël të shoqërisë! Pra sa më i dobët dhe vunerabël të jesh aq më të dobët do ta marrësh edhe shërbimin! KJO ËSHTË SHKELJE KUSHTETUESE!!!”, – shprehet aktivisti i Shoqërisë Civile.
Në përmbyllje të reagimit të tij, ai shprehet se do tu kërkohet deputetëve të opozitës, se ky ligj të çohet në Gjykatën Kushtetuese, sepse është i papranueshëm dhe rëndon mbi qytetarët e varfër.
“Dhe do ti kërkojmë 28 deputetëve të Opozitës që ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese se nuk mund të pranohet që ligjet e shkruara nga Sorosi të rëndojnë edhe më fukarenjtë e Shqipërisë! Përse të mos ketë të drejtë qytetari të zgjedhë mes dhjetra avokatëve të listës atë që do nëse do edhe avokati? Përse ta lejmë në dorë të Prokurorit i cili nuk ka interes mbrojtjen më të mirë por më të dobët? Pse ta lejmë në dorë të shefave të shortit a thua se avokati është gjykatës? Avokati mund të jetë i zoti ose i pazoti në një fushë apo në çdo fushë! Pse të mos i jepet e drejta qytetarëve të zgjedhin më të mirin për ta kur pagesa njësoj do të bëhet???”, – përmbyll reagimin e tij Altin Goxhaj. /CityNews
Shumë femra “detyrohen” të zgjedhin rrugën për të siguruar j...
Ministrja e Kulturës, Mirala Kumbaro, e ftuar në emisionin “...
Aktualisht ajo është në pritjen e ëmbël dhe në muajt e parë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet ...
Këngëtarja e famshme Manjola Nallbani ka qenë e ftuara e dit...
Një mbledhje e jashtëzakonshme mësohet të jetë thirrur nga k...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publiki...
Policia Italiane ditën e sotme ka arrestuar dy shqiptarë dhe...
Një alarm për eksploziv është regjistruar në Policinë e Vlor...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar në emisioni...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rru...
Qeveria Rama nëpërmjet ish gjobaxhiut, ish doganiero-kontrab...
Prej dy muajsh në internet qarkullon një sifdë seksi 30-dito...
Kombet e Bashkuara parashikojnë që ekonomia shqiptare të rri...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Me rastin e 26-vjetorit të krijimit të Shoqatës Kulturore At...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Nga ARTUR AJAZIAjo ç’ka mbetet më thelbësore, në të gjitha ...
Pritej furtunë dhe ajo erdhi. Komisioni i Disiplinës në FSHF...
Në vitin 2013 qeveria e Shqipërisë miraton një kontratë konç...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...