Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga ARTUR AJAZI
Ajo ç?ka mbetet më thelbësore, në të gjitha pikëpyetjet e atyre që kontribuan dhe aderuan në Partinë Demokratike për plot 27 vjet rresht, (madje edhe të atyre që ishin ftuar në përvjetorin e partisë) është fakti se çfarë pritet të ndodhë me këtë force politike në 2021, pra katër vjet më vonë. Se çfarë ka qenë (ose çfarë ishte) Partia Demokratike e dimë, se çfarë ndryshoi, realizoi, dhe transformoi në afro çerekshekulli në jetën politike, dhe ardhmërinë e shqiptarëve, kjo patjetër dihet nga të gjithë. Por ajo që mbetet një hamendësi e pazgjidhur ende, mbetet fakti se çfarë do të ndodhë me këtë PD pas 4 vitesh, kur ajo të jetë ?përballur? me sfida të reja jo vetëm me qeverisjen Rama, por edhe me sfidantët e kryetarit që u lanë jashtë qysh para 25 qershorit 2017.
Në 12 dhjetor, u mbushën 27 vjet që nga dita kur u plurarizua politika shqiptare duke krijuar shumëpartitizmin, të kryesuara nga fillimisht nga Partia Demokratike. Si gjithçka e bukur që lind në këtë vend, edhe në politikën e re shqiptare (konkretisht në PD) dihen faktet e pakontestueshme si u lanë mënjanë ata që guxuan të dalin të parët, duke patur një fat aspak të lakmueshëm. Ishin pikërisht ata që zbuluan lirinë, demokracinë, ata që zbuluan vlerat e vërteta të këtij populli, dhe që pastaj u larguan jo vetëm nga partia, por edhe nga Shqipëria. Ky vend më pas përjetoi ?terapi? të ndryshme (pjellë e fantazisë së PD) duke nisur nga ?terapia shok?, dhe deri tek ?terapi? të tjera që ndoshta do të kishin fshirë nga harta gjithë vendin. Por fatmirsisht kjo nuk ndodhi, jo për shkakun e pardesyve të ?bardha? me të cilat identifikohej PD në fillimet e veta, por për shkakun e rizgjimit me pak vonesë të shqiptarëve. Ata u rizgjuan edhe pse besuan se ?erdhi dita e lirisë e demokracisë?, ata u rizgjuan edhe kur firmat piramidale u zhvatën paratë e kursimeve, ata u rizgjuan edhe kur tentuan ti përçanin në fise dhe principata si në lashtësi. Dhe në të gjitha këto procese me pasoja dhe kosto për vendin dhe jetën e shqiptarëve, patjetër pjesë dhe ?meritë? ka edhe Partia Demokratike. Por gjithsesi kjo parti që ka qeverisur jo pak, por mbi 16 vjet vendin, në nivel qëndror dhe vendor, ka patur edhe indikacionet e veta në politikën shqiptare.
Në 27 vitet e ekzistencës së saj, Partia Demokratike ?ripërtëriti? strukturat e saj nga qendra deri në bazë, duke larguar vazhdimisht të ?pabindurit?, ?të shiturit?, ?spiunët? , ?komunistët? dhe duke i zëvendësuar me elementë besnikë të familjes, farafisit, krahinës, etj. Por paçka se brënda saj Partia Demokratike ?zjente? nga lufta klanore, farefisnore dhe ideologjike, duket se diçka të bukur dhe me vlerë për jetën e shqiptarëve edhe e ka arritur, si heqja e vizave, apo anëtarësimi në strukturat e tjera euroatlantike, NATO. Gjithsesi PD deri në 2013, dihej se kishte një drejtues të forte, siç ishte zoti Berisha, kishte edhe një bosht politik drejtues që mbahej nga ai, i cili kishte edhe devijime statutore, por ama duke mbajtur në këmbë gjithsesi struktura të përmbledhura. E mirë apo e keqe, ishte ajo qeverisje e PD, që e bëri vendin pjesë të NATO-s, paçka se kishim afro 60 për qind të popullsisë të papunë, dhe një ushtri të shpartalluar, ku nuk i lanë gjë pa shitur dhe trafikuar, për tu pasuruar. Bilancet tregojnë se, në 27 vjet nga PD u ?vetëlarguan? shumica e të djathtëve që kishin shpresa në lirinë dhe demokracinë e ndershme, duke mbetur të zhgënjyer.
Gjithsesi në 2013, pas humbjes së zgjedhjeve, epoka Berisha mori fund, pasi ai dha dorëheqjen, duke i hapur rrugën drejt ?fronit? të kryetarit partisë (pa kandidat rival) Lulzim Bashës. Prej 5 vitesh PD drejtohet de jure nga një kryetar i ri, që erdhi në parti me ftesën e Doktorit, si anëtar nderi i KOP-it dhe pastaj si më kryesori në të gjitha kabinetet qeveritare pas 2005. Zoti Basha duket se nuk do të kishte një rrugëtim të qetë, të qartë dhe të ?artë? si kryetar PD, pasi qysh nga 2013 deri sot, ai dhe partia, kanë qenë një binom i pandarë humbjesh, dështimesh, kontestimesh, ballafaqimesh, duke rrezikuar seriozisht gjithçka të arritur nga Berisha, ku mund të veçojmë bashkimin. Vendimi për çadrën në bulevard, marrëveshja e paracaktuar me Ramën, dështimi kërkesave dhe ultimatumeve, bashkëqeverisja me socialistët e akuzuar prej tij si ?trafikantë e të korruptuar?, zgjedhjet e qershorit 2017, humbja e thellë e tyre, si dhe rikandidimi kundër dëshirës së shumicës së anëtarësisë, ishin vendimtare në karrierën dhe jetën politike të zotit Basha dhe Partisë Demokratike. Kjo u qartësua edhe më shumë kur ndaj tij u ?vërsul? edhe zoti Berisha, duke kontestuar listat, afrimin me qeverisjen, afrimin e emrave të panjohur, largimin e figurave emblematike, duke ofenduar rëndë edhe ata që ai i quajti ?këshilltarët këqinj të Lulit?.
Tashmë PD ndodhet në opozitë, por nuk po bën opozitën, dhe ndodhet në kushte dhe momente të vështira, pasi i mungojnë emrat e duhur në skalionin e parë të ?ndeshjes? me qeverisjen, ata që do ti jepnin peshën kryesore kësaj partie edhe pse humbi thellë. Luli e ka vendosur tashmë, do të drejtojë Partinë Demokratike edhe pse dihet se me Ramën përballë , ai nuk mund ti elektrizojë dhe bashkojë më demokratët e zhgënjyer duke patur në rresht deputetë të panjohur, të papjekur, periferikë dhe euforikë. Ndoshta pikërisht me të ?rinjtë? e tij, me shpresën e humbur dhe partinë e përçarë, ai do të shkojë besimplotë dhe krenar deri në 2021, për tu rikthyer sërish nga e para.
Pritej furtunë dhe ajo erdhi. Komisioni i Disiplinës në FSHF...
Në vitin 2013 qeveria e Shqipërisë miraton një kontratë konç...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot Ministrin e Sh...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshë...
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për vrasjen e një ish-sp...
Të gjithë e simpatizojnë aktorin hollivudian George Clooney-...
Në përgjigje të deklaratës së sotme të Partisë Demokratike, ...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka pritur në një takim z...
Përgjithësisht në fundvit bëhet bilanci i ngjarjeve që kanë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar së fundmi një vi...
Ajo bëri shumë bujë 6 vite më parë kur u bë pjesë e Big Brot...
Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar se vendi do të për...
Një banesë në lagjen 11 janari të Gjirokastrës, është shkrum...
E kush nuk e di tekstin e këngës Shi bie në Tiranë të Fitnet...
Sot në Paris, zv.Kryeministrja Senida Mesi ka zhvilluar tak...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Një studim i përbashkët mes shkencëtarëve danezë, anglezë dh...
Profesori Përparim Kabo, ka reaguar në lidhje me deklaratën ...
Nuk është hera e parë që reperja e famshme Nicki Minaj shfaq...
Pas deklaratës së Komisionit të Ligjeve, se Prokurori Besnik...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...