web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasada shqiptare në Jeruzalem është gracka ku Edvini kapet si laraska

15 Dhjetor 2017, 19:01, Aktualitet CNA

Qeveria Rama nëpërmjet ish gjobaxhiut, ish doganiero-kontrabandistit, ish financierit socialist aktualisht ambasadorit në Ankara zyrtarisht u rrjeshtua kundra Presidentit Trump dhe nismës së tij të guximshme për ta zhvendosur selinë e Ambasadës Amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem. Fatkeqësisht opozita formale e Lulëzimit nuk pati asnjë reagim ndaj këtij qëndrim sorrosfil dhe trumpofagos të Qeverisë Rama.  Partia e Monikës reagoi nëpërmjet ndezjes së qirinjve nga bashkëshorti i Monikës me rastin e Hanukas, festës së dritave, por pa guxuar të sfidojë haptazi qëndrimin e rradhës anti Trump të Qeverisë Rama.

Opozita reale ka rastin e artë ta mbëthejë Qeverinë Rama në shtyllën e turpit duke i shkaktuar andralla pa fund në pikën e saj më të fortë, atë të agjitacion-propagandës. Besoj se ka ardhur koha që cdo element anti Ramë, opozitar i vërtetë të angazhohet në një fushatë publike që Shqipëria ta zhvendosë selinë e ambasadës së vet nga Tel Avivi në Jeruzalem. Izraelitët janë në hall dhe fare mirë mund të shfrytëzohet halli i cifutëve për ta detyruar me shkelma Qeverinë Rama ta bëjë zhvendosjen e ambasadës duke e bindur njëkohësisht Qeverinë Netanjahu të paguajë një cmim të lartë por të arsyeshëm për të shpërblyer shqiptarët për një vendim të tillë të guximshëm. Për qeverinë izraelite shpërngulja në Jeruzalem e ambasadave të dy shteteve me shumicë të popullsisë (Shqipërisë) apo me shumicë dërrmuese të popullsisë muslimane (Kosova) do shërbejë si një super fitore diplomatike e propagandistike. Për të siguruar një kryevepër e tillë në marëdhëniet me publikun në shkallë botërore do ia vlënte të paguhej edhe një cmim relativisht i lartë nga hebrenjtë.

Njohja e Kosovës dhe armë izraelite dhuratë për Kosovën dhe Shqipërinë

Opozita reale mund t?i kërkojë qeverisë Rama madje edhe nëprmjet demostratave të zhurmshme që Shqipëria ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem në këmbim të njohjes së menjëhershme të Republikës së Kosovës nga shteti izraelit si edhe të dhurimit nga shteti izraelit të ndërtesave për ambasadën shqiptare dhe kosovare (një ose dy ambasada) në territorin e Jeruzalemit. Po ashtu izraelitët duhet të bëjnë edhe një gjest publik pro shqiptar duke dhuruar armatim, jo pajisje ushtarake jo vdekjeprurëse (non lethal equipment) për Foracat e Armatosora të Republikës së Shqipërisë dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ideale do të ishte një batalion (50 tanke, 3 prej të cilave tanke version komandë) tip Merkava II të klasit Mark II D. Të tilla tanke, janë kaluar në konservim nga ushtria izraelite, sepse janë zëvendësuar nga tanke Merkava III dhe Merkava IV, pra mund të cedohen lehtësisht pa prekur aftësitë mbrojtëse izraelite. Kuptohet bashkë me tanket duhet të dhurohen edhe pjesë këmbimni e ndihmëse për to, manuale, municione stërvitore, ekip stërvitje izraelit për tankistët shqiptaro-kosovarë si edhe municione për topin, mortajën, mitralozët dhe raketat tymuese të këtyre tankeve (minimum 10 komplete). Këto tanke me ekujpazhe trimash të mirëtrajnuar janë mëse të mjaftueshme për të përballuar T 84 e modernizuar serbe, me pak vështirësi edhe Leopard 2A4-at greke, e normalisht edhe për tanket T 72 M2 bullgare, nëse do ndodhë ndonjëherë shpërbërja e FYROM-it.

Njohja e Kosovës nga Izraeli nuk është njëlloj si njohja nga Guinea Bisao, apo nga Nepali, përkundrazi! Tanket izraelite për FSK-në janë shumë më të vlefshme për lirinë e Kosovës nga kërcënimi serb, sesa ndërrimi formal (aq shumë i kërkuar nga kosovarët) i emrit të FSK-së në Ushtri të Kosovës! Nuk besoj se ka shqiptar kosovar patriot, që të jetyë kundra një ?kolpoje? të tillë diplomatike, që i sjell aq dobi pozitës diplomatike të Kosovës dhe që fuqizon aftësistë mbrojtëse të Republikës së Kosovës në rast agresioni serb. Radikalët islamikë, që mund të kenë në deje gjak shqiptari dhe që mund të jenë shqipfolës do ta kundërshtopjnë nëj hap të tillë, se për ta palestinezët myslymanë janë vëllezër, ndërsa shqiptarët e krishterë këtej dhe andej kufirit të vitit 1913 janë ?qafirë?. Ky kundërshtim nga të tillë ?kafshë? mesjetare mund të likujdohet me togfjalshin serbisht: ?Jebi Ga zhivotinja?! Forcimi i mbrojtjes së Kosovës dhe pozitës së saj diplomatike në botë vlen shumë fish më shumë se problematika e ?vëllezërve në fe? palestinezë!!!

Si ta detyrojmë Ramën sorrosxhiun frikacak të zhvendosë ambasadën?

Demonstrata për armët kimike të Assadit tregoi se kryeministri, që tregohet cub me pendëthyerit, është kokrra e frikacakut dhe zbythet menjëherë, kur njerëzit jo ?rrushat? e Lulëzimit dalin në shesh kundra tij. Nëj demonstratë prej 2-3 mijë pjesëmarrësish në hyrje të selisë së Ambasadës Amerikane në Tiranë me parrulla pro vendimit historik të presidentit Trump, të shoqëruara me flamuj shqiptarë, amerikanë dhe hebrenj do të ishte mëse e mjaftueshme, që sorrosxhiu frikacak Edvin të kapitullonte. Normalisht të tillë demonstratë nuk mund ta organizojë Lulëzimi, kollovar në PD dhe ish bursist i Sorrosit.

Është detyrë e opozitarëve të vërtetë, që duke përdoruru rrjetet sociale të vetëorganizohen dhe ta bëjnë një demonstratë të tillë. Donaldi sorrosxhi i Tiranës nuk do mund të dalëhaptazi  kundra kësaj demonstrate pro Trump, se do ishte vetëvrasje që Donaldi i Tiranës të dalë kundra vendimit të ?The Donald? të Shtëpisë së Bardhë. Donaldi i Tiranës nuk do mund as edhe ta censurojë një demostratë të tillë me kabllograme dërguar ?desk Officer-it? për Shqipërinë në Departamentin e Shtetit, sepse një demonstratë e tillë me patjetër do gjejë jehonë jo vetëm në mediat e jashtme, por edhe në ato botërore!

Anti Lulëzimsat në PD kanë rastin e artë për të treguar, që nuk janë qaramanë të mjerë, që vetëm ankohen në kafene, studio televizive po në faqe portalesh, por që janë edhe burra e gra të aksionit. Sic thonë anglezët: Actions speak louder than ëords! Ish VIP-at e PD-së do kenë rast të tregojnë se PD-ja nuk është ?lideri? formal Lulëzimi, por ata të dëbuarit nga forumet dhe grupi parlamentar i PD-së. Me një veprim të tillë zhvleftësohet automatikisht edhe kunati i ?Shokut Xhemal?, se Edvini nuk është budalla të bëjë pazar me dikë, që nuk vlen një grosh. Zj. Jozefinë, nëse nga Shkodra dërgon 500 veta në Tiranë, automatikisht I zhvlerëson ?gurabardhët, gurajeshilët, apo gurakuqët?, që Lulzimi i emëroi si liderë të Shkodërës. Astrit Patozi, nëse del si organzizator i një demonstrate të tillë, e zëvendëson Lulëzimin liderin ?kollovar? të PD-së. Kollozi nëse sjell në demonstratën e Tiranës 200 lebër e zhbën deputetin ?Call Center? që Lulëzimi e parashutoi në listën e Qarkut të Vlorës. Igli Cara dhe Osman Stafa po të dërgojnë 500 durrsakë në Tiranë e nulifikojnë lëvizjen brilante të kryebashkiakut Dako, që bleu kunatin e ?Shokut Xhemal? dhe arriti kështu të komandojë në krye të PD-së së Durrsit deputetin Bylykbashi! Mjafton që Bodja të dërgojë në demonstratën e Tiranës 30 korcarë e devollinj, që ortaku i ministrit Peleshi në krye të PD-së korcare të mos t?i vlejë Peleshit as për letër higjenike ?Scotex?!

Mbetet për t?u parë, nëse ish VIP-at e PD-së janë me të vërtetë politikanë VIP-a, apo thjesht janë katandisur në rripa. Në të kundërt mjaftojnë rrjetet sociale për ta organizuar një demonstratë të tillë, por në këtë rast VIP-a/Rripat e PD-së nuk do mund të ngjiten në karron e fitimtarëve! Fatkeqësisht qylit në politikë tashëm i ka vdekur nëna! Duhet zgjedhur midis betejës publike anti Ramë sorrosxhiut apo katandisjes në nivelin e palakmuar të: sekretar rinie, kryetar bashkimesh profesionale e organizate gruaje të dhjetorit 1990! Fundi i fundit edhe dhëndërri i Lenka Cukos është pro zhvendosjes së Ambasadës shqiptarë nga Tel Avivi në Jeruzalem, kështu që VIP-at PD-istë nuk mund të jënë në nivel më të ulët edhe sesa dhëndërri i Lenkës! /GJERGJ THANASI /CityNews





Lajmet e fundit nga