Aksion në lumin Osum/ Klosi: Do shumëfishojmë turistët
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka inspektuar...
Një tjetër akuza është bërë sot nga avokati Spartak Ngjela ndaj klasës politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela thotë se po vjen koha kur Shqipërinë do ta qeverisin disa njerëz të rinj.
Sipas tij, tashmë janë mbledhur faktet e korrupsionit dhe njerëz të rëndësishëm si ish-kryeministri Sali Berisha, Presidenti Ilir Meta si dhe kryeopozitari Lulzim Basha kanë marrë fund. Ngjela thotë po ashtu se ka fakte edhe për 6 ministra e ish-ministra të Berishës, por edhe për gjashtë ministra e ish-ministra të Ramës.
Postimi i plotë i Ngjelës:
Gjithçka duhet pritur me guxim.
Shqipëria dhe shqiptarët e Ballkanit janë përpara ndryshimit të madh historik.
Por lidershipi politik aktual në Tiranë është zhytur i gjithi në një krizë morale.
I. Kriza morale e lidershipit politik aktual të të dy krahëve të politikës shqiptare, ka qenë gjithmonë kërcënim i heshtur dhe bllokues për të ardhmen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në fakt kjo është një vazhdë historike: asnjëherë shteti shqiptar nuk i ka mbrojtur shqiptarët e gjymtuar dhe persekutuar që ka përreth Shqipërisë si pasojë e pushtimit të territoreve shqiptare nga sllavët dhe nga grekët.
Në Shqipëri janë duke ardhur në drejtim shqiptarët e rinj; të ditur dhe me moral kombëtar. Shpejt do t’i shohim. Këta që po drejtojnë sot janë të mbaruar. Kryesorja është se janë të korruptuar, sepse në fakt nuk artikulohen dot për politikën moderne, dhe, në të përgjithshme e tyre, janë injorantë.
II. Asnjë bandë politike që ka kaluar në Tiranë nuk e ka rrezikuar pushtetin e vet për interes të shqiptarëve. Përkundrazi ka sunduar shqiptarët për interes të vet.
Por duhet theksuar se ky lloj kërcënimi dhe kjo lloj shitjeje e interesit kombëtar nga politika e Tiranës i ka sjellë shumë dëm shqiptarëve edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë; edhe në Maqedoni dhe edhe në Mal të Zi. Kurse tani kjo është një frymë e falimentuar.
Politika amerikane e ka vënë përpara banditizmin aktual politik shqiptar që vjen nga korrupsioni dhe shitja e interesit kombëtar. Amerika nuk mund të bëjë politikë panshqiptare në Ballkanin Perëndimor me një lidership të korruptuar në Tiranë që e ka në natyrën e tij korruptive shitjen e interesit kombëtar.
Tani këta lidërshipe politikash janë politikisht dhe juridikisht të mbaruar. Madje, si pasojë e kësaj, Sali Berisha e mori hapur pozicionin antiamerikan; sepse nuk pranon fundin. Po aktualisht është një vox clamantis in deserto – një zë që po thërret në shkretëtirë; por që qetësohet se e dëgjon zërin e vet si jehonë.
Por a do ta përkrahë partia e tij antiamerikanizmin e Sali Berishës?!
Pse, a ka pasur ndonjë ambasador amerikan me Berishën që nga viti 1997 e deri Tani? Asnjë. Po kaq të leshtë qënkan anëtarët e lidershipit të PD që nuk e kuptojnë këtë?
Jo, të trembur janë, por bëjnë sikur e besojnë.
lll. Ambasada amerikane u tall me Saliun duke e konsideruar një fëmijë të trembur antiamerikanizmin Berisha.
Ambasada e perifrazoi me humor si patologjnë e një njeriu në hall dhe nën presionin e frikës për bëmat e kapura antishqiptare.
Por tani këta njerëz kanë marrë fund.
Për të gjithë janë mbledhur realisht faktet e korrupsionit
Sali Berisha
Ilir Meta
Lulzim Basha
Dhe gjashtë ish ministra të Berishës dhe gjashtë ministra dhe ish ministra të Edi Ramës janë të kapur me prova në korrupsion.
Ekspertët amerikanë qeshin me nivelin e ulët që tregojnë nëpër komisione ata që këta ekspertë i kanë kapur me fakte. Gjyqtarë, prokurorë dhe ministra po shkojnë drejt akuzës penale.
Po Rama?
Të shohim sesi do të vijojë politika e tij, por për mua edhe ky i mbaruar është, sepse nuk i reziston dot kohës nacionale që i duhet të bëjë një progres të menjëhershëm gjithëshqiptar.
Rama u bashkua me krimin nga niveli i ulët intelektiv që ka; sepse e drejtoi patologjia për pushtet në një kohë kur Perëndimi i lartë kishte nevojë për burra shteti në Shqipëri dhe jo për fëmijë vjedhacake që urrejnë popullin që kanë marrë përsipër të drejtojnë.
E vërteta është se, për hijet e mëdha që ka në korrupsion, Rama nuk ka mundësi që të drejtojë Shqipërinë në procesin e bashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve në një shtet prej afër 70 mijë kilometra katrorësh, se nuk krijon dot besim te partnerët: nuk artikulon dot politikisht dhe ka dyshime të mëdha për korrupsion.
Në fakt, marrëveshja e re amerikano – shqiptare për riformulimin real të shqiptarizmit ballkanik në një strukturë të re shtetërore të bashkuar në një shtet me sipërfaqe prej atë 70 mijë km2, është pamundësi absolute që të drejtohet nga një politikan nën mediokër si Edi Rama; që ende nuk po kuptohet dot qartë në politikë, e dëshiron apo jo këtë lloj bashkimi panshqiptar ballkanik, dhe nëse nuk e dëshiron – për kë luan?
Por kryesorja është që Rama nuk ka aftësi të kuptojë as ligjin, as tregun dhe as politikën si akt i zhdërvjellët që duhet të formulohet në një periudhë të nxehtë, në një kohë që shumë shpejt do të fillojë politika perëndimore për Çamërinë shqiptare dhe për shqiptarët e Greqisë.
Si pasojë e kësaj, sot po kuptohet që politika amerikane është e vetme në mbrojtje të interesit kombëtar shqiptar, kurse për Ramën mirë është të mos lëvizë nga votimet e maxhorancës pro Reformës në Drejtësi
Gjendja do të ndryshojë shumë shpejt. Shqiptarët e rinj të politikës shqiptare sikur kanë ardhur. Korrupsioni shqiptar e ka mbyllur tanimë historinë e vet të shëmtuar njëqind vjeçare./ CityNews
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka inspektuar...
Shumica prej nesh nuk i kushton mjaft kujdes kësaj pjese të ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës pa p...
Kastraveci përveçse mund të jetë një nga perimet e preferuar...
Familja Rothschild është familja më e pasur e të gjitha kohë...
Në një deklaratë për media, kryetari i Partisë Demokratike, ...
Mesatarisht 65% e shqiptarëve ndoqën finalen e Këngës Magjik...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndërmarrë një rol opozita...
Për herë të parë në historinë e saj NASA ka bërë publik një ...
Oriola Marashi ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit pas ...
Gjykata ka rikthyer për hetim çështjen për privatizimin e OS...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një burrë ka m...
Astrologe Meri ka dhënë parashikimin për ditën e sotme ku nj...
Ndërsa ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Të paekspozuarit”,...
Enca është padyshim një nga këngëtaret më të pëlqyera për pu...
IKMT ka ndërmarrë sot aksionin për prishjen e një ndërtese t...
Angela Martini i dha fund beqarisë duke lidhur kurorë me par...
Pas aksionit mbi thertoret, ku shumë prej tyre u mbyllën për...
Skuadra e tij Manchester City kryeson renditjen në Premier L...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...