Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Ka një ngjajshmëri rrënqethëse mes historisë së fillimit të Partisë Komuniste në nëntër të 41-shit dhe Partisë Demokratike në dhjetor të 90-ës. Partia Komuniste “u themelua” me fener ndriçues mbi tavolinë, betim solemn, nderim me grusht, rrugica që kërkonin dritë. Edhe Partia Demokratike gjithashtu “u themelua” duke mposhtur heroikisht frikën në shtëpinë e këtij e atij, ku me një kompjuter të vjetër u shkrua programi që pati ndihmën e pakursyer të popullit etj. etj.
Ne që vuajtëm, ne që trok kemi qënë, trok jemi, e trok do jemi sepse Shqipërisë nuk i këkojmë asgjë por vetëm i japim gjithçka, e kishim menduar ndryshe. Sipas nesh, partia që do lindte, nuk mund ti ngjante në asgjë partisë komuniste. Sipas nesh, Partia Demokratike kishte nisur të merrte jetë dhe frymë më parë se në nëntorin e 90-ës, në Maltë ku u takuan Regani me Gorbaçovin.
Në dhjetor të 90-ës Shqipëria ishte bosh. Banditët që pushtetin e mbajtën me gjak, vendin e kishin rrënuar totalisht. Diktatori i Koresë që po i bën karshillëk botës, me siguri e ka një tas oriz për ta shtyrë edhe nja një vit a dy. Banditët tanë që e kishin çuar vendin në katastrofë nuk mund ta shtynin as një muaj.
Nëse ata kriminelë do kishin ndonjë mundësi sado minimale për ta mbajtur Shqipërinë Kore ose Kubë, do ta bënin pa asnjë hezitim. Jo 2 vjet e tre vjet. Përgjithmonë. Por e kishin absolutisht të pamundur. Në këto kushte këtu diçka do ndodhte domosdoshmërisht. Dhe ndodhi. Veçse jo si e menduan idealistat, me potere. Potere bëjnë poterexhinjtë, revolucionarët, jo demokratët. Si iniciativë thellësisht të ndërgjegjëshme të një numuri intelektualësh të iluminuar.
Pritëm pra një skuadër të urtësh dhe të aftësh ta nisnin nga e para. Jo duke e përmbysur tablonë e vjetër, çka do ishte identike me të kaluarën kriminale që do ta çonte vendin nga lufta e klasave tek lufta e klasave. Diçka as të ngjajshme as të përmbysur. Diçka të ndryshme ku të gjithë shqiptarëve pa asnjë përjashtim, pa asnjë dallim, pa hakmarrje, pa diskriminime negative apo pozitive, pa shpërblime të turpshme, tu jepeshin mundësi të barabarta për pasurim dhe prosperitet.
Nuk ndodhi si e ëndërruam.
Pa asnjë lidhje me pritshmëritë tona idealistike, grumbullit të shkarpave që kishin përgatitur të vuajturit gjatë dhjetra dhjetorave me rezistencën e tyre, ua vunë shkrepsen ca cuba që ju duk se çoç bënë gjatë tre a katër ditëve në dhjetorin e 90-ës. Në një nga ato ditë, duke i parë cubat që u ishte marrë zëri nga të bërtiturit, i thashë një miku; Nuk duken keq tanipërtani. Halli është si mund të shkulen këta dreqër pas pak kur nuk do jenë më të nevojshëm. U vërtetua fill pas krijimit të Partisë Demokratike. Të frymëzuarit me komunizëm dhe sigurimizëm, sa hap e mbyll sytë u kacafytën me njëritjetrin e u bënë kashtë e koqe nga orekset e papërmbajtura për pushtet dhe përfitime.
Por nuk mund të ndodhte ndryshe përderisa ardhja e Lirisë shkaktoi një traumë më e lemeritshme se parashikimet më pesimiste. Diktatura kishte zhbërë “njeriun”, kishte lënë turmën. Mendësia komuniste ishte rrënjosur shumë më thellë se e kishim menduar. Lënda njerëzore për të bërë ndryshimet e pritura dhe për të realizuar sukses numerik elektoral për të mundësuar qeverisjen, mungonte.
Ish të burgosurit dhe në përgjithësi të persektuarit, njëri thoshte jam i lodhur, tjetri i sëmurë, një tjetër si puna ime se nuk kishte talent për pushtet dhe politikë, jo pak prej tyre të lemeritur nga ç’kishin hequr e braktisën vendin. Dragoi që mori përsipër të bënte ndryshimet, Doktori, e vuri re menjëherë këtë pamundësi. Formoi një parti dhe bëri një politikë, jo idealistike si ajo brenda kokave tona, por parti reale në rrethana konkrete. Doktori bëri atë parti që mund të bëhej në një vend ku populli ishte indoktrinuar në palcë.
Parti me fanatikë. Parti me paraqitje të dhjetorit të 90-ës më të lavdishëm se nëntorin e 41-shit. Për shkak të apatisë dhe mungesës së iniciativës së të vuajturve, parti me të papërtuarit spiuna të Sigurimit të gatshëm dhe të bindur për të shërbyer gjithkujt e në çdo rrethanë. Aq e vërtetë është kjo e spiunave të Sigurimit rrotull partisë së Doktorit, sa ata ndyrësira, ne gjynafqarëve që s’lamë miting pa vajtur, fjalim pa duartokitur, e RD pa lexuar, kur i afroheshim selisë, na shihnin vëngër sikur spiunat nuk ishin ata por ne, dhe dukej sikur na thoshim; Çfarë doni ju këtu ? Partia Demokratike është e jona.
Megjithatë, Partia Demokratike, parti të cilën unë dhe të ngjashmit e mi e ndihmuam me gjithë shpirt pa i trokitur kurrë në derë dhe pa i kërkuar kurrë asnjë favor, falë durimit dhe shkathtësisë gjeniale të Doktorit, funksionoi. Doktori Dragua pati vizionin dhe zotësinë ti mbajë cubat larg partisë dhe pushtetit. Doktori bëri qeveri që për nga niveli intelektual, profesional, idealistik, nuk është arritur dhe kurrë nuk do arrihet nga asnjë qeveri. Në zyrat e asaj qeverie dëgjoje muzikë klasike në sfond, diçka e paimagjinueshme kjo për zyrat e qeverive pasardhëse në sfondin e të cilave janë dëgjuar vetëm klithma qefi femrash mbi tavolina.
Kanë bërë nga 20 e nga 30 e nga 40 vite burg shqiptarët, e nuk bënë gëk, nuk u ndjenë, panë hallet e veta. Janë dergjur me muaj e vite në qelira, e nuk kërkojnë asgjë, kalojnë në heshtje pjesën e mbetur të jetës.
Pas kaq vitesh, tani kur shqiptarët nuk janë më turmë e pafytyrë, por njerëz me identitet, me dinjitet, para dhjetra dhjetorëve heroikë të tyre refuzojnë të dëgjojnë për 1 dhjetor të vetëm cubash ngrehalucë. Idolatria e rrejshme me cuba kinse trima që çoç bëjnë dhe nuk shkulen pa gllabëruar gjithçka, duhet të marri fund. Ajo që ndodhi në dhjetorin e 90-ës para dhjetra dhjetorëve të mëparshëm, ishte hiçasgjë.
Tani që Partia Demokratike ka rënë në humnerë bashkë me strategjinë klienteliste të bërit politikë përmes favorizimit të fanatikëve dhe s’dihet si do ti vejë filli, tani që është e qartë se Cubi që kryen spontanisht diçka karshi një shpërblimi, nuk është hero por rrugaç, tani pra kur është kaluar çdo masë dhe durimi ka mbaruar, Partia Demokratike rrethanore dhe provizore e Dragua Doktorit duhet tja lerë vendin partisë time idealiste të përherëshme.
Konservatorizmi nuk ka asgjë të përbashkët dhe nuk takohet kurrkund me militantizmin, fanatizmin, mercenarizmin. Militantizmi veçse e helmon atmosferën demokratike. Ata 200 mijë që i avulluan Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit nuk janë militantë. Janë shqiptarë të shtruar dhe seriozë që Partinë Demokratike e refuzuan për shkak të natyrës militantiste të saj.Nëse nuk braktis fanatikët e favoreve që bërtasin e këlthasin nga brenda e nga jashtë Shqipërisë ku jetojnë nëpër vila me paret e vjedhura, dhe tu afrohet idealistave që nuk pretendojnë asgjë, Partia Demokratike nuk vjen më në pushtet kurrën e kurrës.
Partia e Doktorit që bëri sa mundi, e hëngri çahirin e vet. Rradhën e ka Partia ime. Mjerë ai “demokrat” që nuk kupton kaq gjë./AFP/
Një 49-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia pasi ka...
Bledi Strakosha së fundmi foli hapur për fenomenin e bullizm...
Një politikan amerikan, përfaqësues i shtetit në Kentucky, D...
Ky vit në Shqipëri po mbyllet me 10 gra të vrara si pasojë e...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet paraditen e sotme në seancë pl...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Dita e sotme do jetë shumë e favorshme për dashurinë. Pjesa ...
Kur mendojmë për aktorët apo për emra të njohur në Hollyëood...
Çifti Kirk Douglas dhe Anne shfaqen më së miri teksa aktori ...
Viti 2018 do të vijë me lajme të mira për çiftin e njohur ng...
Në përditshmërinë tonë shohim të famshmit e preferuar në tel...
Telefoni është bërë pjesë e pandarë e jona dhe të shumtë jan...
Është martuar ditën e djeshme aktorja e njohur e “Bollywood-...
Kompania Apple vitin e ardhshëm mund të prezantojë tre iPhon...
Si përgjigje ndaj pyetjeve të kongresmenit Eliot L. Engel, t...
Pas largimit nga grupi “OTR” Enca duket se ka mbajtur kontak...
Pothuajse gjithkujt që ka një profil në “Facebook” i ka ardh...
Ndërtimi i Autostradës Tiranë-Elbasan nisi më 29 prill të vi...
Një video muzikore, i ka kushtuar një këngëtareje egjiptiane...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...