Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Të rinjtë gjithmonë e më tepër po preferojnë të jetojnë në kryeqytet. Zona urbane jep më shumë mundësi për jetë sociale, argëtim, apo edhe punësim. Qytetet kanë ndryshuar dhe ende po ndryshojnë kundrejt fshatrave të cilët po braktisen dhe duket sikur po shkojnë prapa në kohë.
Megjithatë, më shumë se çdo qytet tjetër është Tirana, që po mundohet të eci me hapa më të shpejtë për të qenë metropol, por ende nuk është i tillë. Mund t’i ngjajë në dukje qyteteve europiane kur sheh dritat dhe vitrinat e zbukuruara, po duhet kohë për të bërë një krahasim.
Shumë të rinj që lënë qytetin apo fshatin e lindjes preferojnë të shkollohen në kryeqytet, ku shumë prej tyre nuk kthehen më mbrapsh. E duan apo jo këtë qytet deri diku forcohen të jetojnë dhe të ndërtojnë jetën nga e para. Mendohet se të rinjve iu pëlqen hovi, rrëmuja, lëvizjet, jeta e natës, risitë dhe kryeqyteti ia përmbush këto aspekte.
Tirana është qytet i zhurmshëm ku trafiku i makinave ndjehet i bezdisshëm edhe për këmbësorët. Herë pas here ndeshesh me njerëz që vrapojnë që në orët e para të mëngjesit, të cilët shtojnë tensionin e vonesës për diku. Pothuaj kudo mund të dëgjohet zilja e një biçiklete që kërkon rrugën e saj, e ndërthurur me borinë e makinave, muzikën e lartë të bareve, thirrjen e shitësit të peshkut apo shitësit të rrobave të përdorura.
Herë pas here kësaj panorame i shtohen dhe punimet që i bëhen rrugëve, rikonstruktimit të ndërtesave apo ndërtimit të objekteve te ndryshme urbanistike. E pas kësaj ndotje akustike shpreson të gjesh qetësinë në apartamentin tënd.
Këtë apartament që të është dashur kaq vite për ta blerë, apo që ende nuk është e jotja, sepse po paguan një kredi të majme dhe duhet të presësh edhe 20 vjet, apo që çdo muaj heq një shumë të konsiderueshme parash për qeranë. Apartamenti është një izolim total. Madje në kryeqytet mbyllja e derës sot i ngjan ngritjes së një kulle. Dëshira për të qendruar vetëm apo me pjesëtarët e familjes sa po vjen e shtohet. Faktikisht kryeqyteti ta shuan durimin, ta heq dëshirën për të pritur njerëz, ta zbeh interesin për të bërë miq të rinj. Gjithmonë e më tepër duket sikur fjala e parë që i thua njerëzve është “s’kam kohë”. Madje mendoni sa herë kur shihni dikë të njohur rrugës dhe e pyesni si je, por nuk prisni të merrni përgjigje.
Nëse keni jetuar disa kohë në një tjetër qytet nuk e konceptonit këtë ide ndërsa tani është bërë pjesë e jetës. Aq më tepër dukush qe ka lindur në një zonë rurale e ndjen edhe më tepër ndryshimin. Çdo ditë që kalon përcepton që kryeqyteti na ka transformuar. Po me tepër se të gjitha na ka lënë në vetmi.
Edhe pse presim në rradhë të gjata, shohim baret plot me njerëz, mund të punojmë në një kompani me mbi 50 punojës, në fund të ditës jemi vetëm. Ti e kupton se nëse ke nevojë për para nuk mund t’ja kërkosh më fisit por shkon në bankë. Ti e di se komshiu yt është një burrë dhe një grua e moshuar por nuk i di emrat. Ti ke një kalendar ku shënon ditëlindjet e të afërmëve dhe i bën urimin me telefon.
Besoj se shumë të rinj e pëlqejnë këtë vetmi pasi e quajnë arritje të pavarësisë. Disa të tjerë e vuajnë duke u munduar të gjejnë kohë për takime të vërteta njerëzore. Ka dhe nga ata të cilët nuk kanë as kohë ta mendojnë sa të vetmuar që janë.
Ndoshta është momenti të ndalemi dhe t’i thyejmë muret e kështjellës që kemi ngritur. Vetmia është e mirë deri kur nuk ma bën indiferent. Pavarësia është e shkëlqyer deri kur kemi dikë që na mbështet dhe e mbështesim. Koha ikën, paratë shpenzohen, por njerëzit nuk mbeten aty gjithmonë në pritje./ Marsida Simo
Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika është dekretuar sot nga p...
Të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet duhet të t...
Ndonëse prej kohësh u përfol, për një aleancë mes PD dhe LSI...
Modelja shqiptare Angela Martini dhe i dashurin e saj, milia...
I pranishëm në konferencën për “Sfidat e zbatimit të teknolo...
Për herë të parë që kur ka nisur bashkëjetesën me Xhensila M...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kër...
Pedagogu Mark Marku ndërsa ka komentuar zgjedhjet për Dekan,...
Një 50-vjeçar nga Tirana, ka telefonuar mëngjesin e sotëm në...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka...
Në fjalën e tij në konferencën me temë “Sfidat e përdorimit ...
Kolegët e saj në “Kënga Magjike” nuk e vlerësuan mjaftueshëm...
Ndërsa ishte i pranishëm në konferencën “Sfidat e përdorimit...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka quajtur të palig...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama...
Ligjet e jetës janë të tilla që një ditë siç kemi ardhur në ...
Zyrtarisht janë regjistruar 7 kandidatë në garën për të pasu...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë bar Oslo, te...
Paraditja paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...