"Më preku në vendet intime, më puthte", vëllai mohon akuzat: S'e kam përdhunuar Kristjanën
Një histori e trishtë dhe në kufijtë e skandalozes është par...
Nga Ilir LEVONJA
Para pak ditësh, tre qeveritarë të lartë nga vendet e rajonit, ai i Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, dolën publikisht në mbështetje të Serbisë për përshpejtimin e proçedurave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Dhe ta mendosh që Serbia sapo ka dalë nga luftrat etnike, pasojat e shpërbërjes së Jugosllavisë nga 1990-ta e deri në 2006-ën, kur Mali i Zi përmes një referendumi popullor, vulosi përfundimisht shpërbërjen e federatës sllave. Dhe deri diku është akoma në konflikt të hapur me vetë Europën për shkak të mos njohjes së shtetit më të ri të shqiptarëve, atij të Kosovës. Por edhe për shkak se i plaset në derë Kremlit sa here që ka nevojë për të treguar superioritet.
Një Serbi që në një farë mënyre imponohet me ekonominë stabël, shtetshmërinë, rrotacionin e butë politik e, plot të tjera.
Një vend a një shtet (megjithëse nuk identifikohet vendi dhe shteti) që ka aplikuar reprezaljet dhe genocidin, dasimet etnike, brenda një dhjetëvjeçari arrin deri këtu sa i kërkon karrige ku të ulet Europës. Dhe gjasat duken që do e marri shumë shpejt. Ia kërkon edhe me performance rajonale, shtetarësh. Kurse ne akoma në ato gërrvërret perverse të 5 burrave që nuk dine asgjë tjetër të bëjnë veç hiqe dhe futja njëri-tjetrit. Pas drejtimit të radhës që merr Bullgaria, vendet e rajonit si Greqia, Rumania dhe Serbia, thithin fonde marramendëse me projektet dhe politikat e tyre.
Mjaft të kujtojmë atë që kryeministri bullgar Borisov e përmblodhi në një frazë tepër domethënëse, tashmë autostradat midis Sofjes, Bukureshtit, Selanikut e Beogradit janë tepër të ngushta. Kudo e dine, kudo e kanë moto se vendi fiton çdo të drejtë pasi kap parametrat optimal të një ekonomie bashkohore tregu. Rrjedhat e rrugëve të forta, kamionët në dogana, trenat, anijet e të tjera janë oksigjen. Dhe kanë të drejtë të imponohen, madje ta marrin prej dore edhe Serbinë.
Por nuk e bëjnë me ne. Në fund të fundit më mire nga shqiptarët e kanë kuptuar ata, faktin që për ne oksigjeni i vërtetë është ai që frymon nga ideologjia jo ekonomia e tregut dhe demokracia. Vrima e zezë e universit nuk është honeve të galaktikës, por në hollet e institucioneve të shtetit të shqiptarëve.
Vendet e rajonit mund ta bënin këtë edhe me ne. Por nuk e bëjnë.
Veç ndonjë deklarate pro, asgjë tjetër. Madje sikur shpejtojnë të fusin Serbinë përpara nesh. Dhe pa diskutim që kjo ka një logjikë strategjike. Veto, vota etj. Megjithatë në raport me Serbinë, nga 90-ta e këtej, Shqipëria duhet të ishte anëtarësuar 10 here më shpejt. Por kjo nuk ndodh. Dhe deri sa nuk e bejnë ata, ajo që të habit është fakti se si nuk e bëjmë ne për veten tone. Ose si nuk e kuptojmë se kështu me gërrvërret nuk kemi asgjë në torbë?! Dhe shpjegimet janë dy, a) vendi është i futur në një ngërç për shkak se aktorët kryesorë i druhen pasojave.
Dhe tjetra 2) ajo që fatet e shqiptarëve po kërkon t’i marrë në dorë Europa dhe Amerika. Kësisoj sot qytetarët shqiptarë janë thjesht sehirxhinj. I gjithë konflikti është mes ambasadës së Komunitetit Europian dhe Amerikës. Janë sehirxhinj për shkak të një pafuqishmërie pasi e kanë të pamundur të vënë në veprim votën. Vota e tyre është e vdekur. Askush të mos mendoj se sot është në koflikt të hapur vetëm opozita e sotshme me ambasadat. Dhe se, qeveria ka të drejtë. Jo, jo aspak. Do ishin në të njëjtat llogore edhe nëse kjo qeveri do të ishte opozitë. Tek ne si qeveria dhe opozita janë në konflikt të hapur me ambasadat, E veçanërisht me atë amerikane. Se kancelarite e Europës jo të gjitha na kanë me sy të mire. Kështu që ne jemi futur në një ngërç kombëtar për shkak të klasës politike. E cila përmes një pjesë të saj fajëson pjesën tjetër. Por në një shoqëri fajtorësh askush nuk është pa faj.
Eshtë një kohë e tillë, sidomos këto vite kur të gjitha idealet (me që jemi dhe në dhjetorin e transformimeve sociale tek ne) janë njëjtëzuar në emra të përveçëm. Dhe kjo na dallon shumë në raport me vendet e rajonit. Në këto 27 vite demokraci, duke filluar nga Kroacia, Rumania, Serbia, Bullgaria etj., plot qeveritar, apo Ish të tillë, me një fjalë politikanë kanë përfunduar në burg. Kurse tek ne, ata kthehen në shenjtorë. Tek ne në burg përfundojnë hallexhinjtë që ”vjedhin” drita. Jo baballarët e korrupsionit..
Kësisoj mos u çudisni kur ndonjë mëngjes, fare afër, Serbia të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin e Europian. Dhe ne vazhdimisht aplikues për çeljen e negociatave…/ CityNews
Një histori e trishtë dhe në kufijtë e skandalozes është par...
Pas largimit të Encës nga OTR, është përfolur shumë se kush ...
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar lidhur me...
Në ditëlindjen e 65 të mamasë së saj, Fiori Dardha ka rikujt...
Avokati Spartak Ngjela vijon me akuzat e tij kundër klasës p...
Prej më shumë se 20 vitesh, ajo i ka munguar skenës shqiptar...
Është padyshim rrjeti më i përdorur social në mbarë botën dh...
Në kanalin zyrtar të RTL në FB është publikuar një video e c...
“Shikoni kush ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt ...
Pas vendimit për ndërtimin e një kulle me 35 kate pas Hotel ...
Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë ka reaguar pas videove ...
Një studim i ri shkencor ka zbuluar se tërmete të mëdha prit...
Këngëtari Devis Xherahu ishte sot në emisionin “Kush vjen pë...
Me gjasë e keni vënë re se tashmë ka një konkurrencë të “hes...
Për deputeten e PD –së, Jorida Tabaku, “prokurimet publike j...
Ditën e sotme në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit u kryen ball...
Stephen Hawking është vënë në krye të ekipit të shkencëtarëv...
Sapo hyjmë në muajin Nëntor, nuk na ecën dita mbarë nëse nuk...
Në një dalje për mediat, mesditën e sotme, kryetari i Komisi...
Instituti i Statistikave raportoi se tregtia me pakicë ka re...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...