Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Koncesionarët zyrtarë të automjeteve janë të gjithë të mendimit se Shqipëria është kthyer në koshin e plehrave të Europës, si rrjedhojë e dyndjes së makinave të vjetra. Nga ana tjetër edhe shteti po humbet miliona si rrjedhojë e informalitetit të lartë që vjen nga importuesit informale. Për më tepër që emetimi i gazrave të makinave të vjetra ka një ndikim shumë negativ në mjedis dhe në shëndetin e popullatës.
Gentian Bushati, menaxher i përgjithshëm i Porsche Albania pohon se nëse ne do të kishim një ligj, rregull apo praktikë që të mos importohen makina, në këtë rast Autovetura me standard nën Euro 5 dhe për kamionë autobusë nën Euro 4, do t?i bënin një shërbim shumë të madh publikut, për sa u përket ndotjes si dhe sigurinë.
Për Eno Zeneli, menaxher në Automaster, përfaqësues i FCA me markat Fiat, Jeep e Alfa Romeo, pohon se një sfidë e veçantë mbetet edhe fusha e pas-shitjes, ku funksionojnë ende servise anonime, të cilët kanë të punësuar njerëz anonimë, që blejnë e shesin pjesë këmbimi anonime dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për punën e tyre.
Reinaldo Krisafi, CEO i Tendence3a, distributor zyrtar i Renault, shton se tregu i automjeteve të përdorura ka lulëzuar gjashtë vitet e fundit, duke qenë një nga faktorët kryesorë të ndotjes së mjedisit, ndërsa ai i makinave të reja mbetet minimal.
Heqja e detyrimeve doganore të mjeteve të përdorura që hyri në fuqi në 2011, ka sjellë vjetërsimin e stokut të makinave që janë në Shqipëri, pohon . Sokol Kodra, drejtor i Auto Star Albania Sh.A, distributori ekskluziv i Mercedes-Benz në Shqipëri. ?Sepse këtu nuk ka parasysh asnjë njeri asnjë normë ndotje, asnjë masë, asnjë lloj norme, thjesht të jetë më e vjetër se sa 10 vite?, shton ai.
Flet Gentian Bushati, menaxher i përgjithshëm i Porsche Albania
?Pas vitit 2011, Shqipëria u bë koshi i plehrave të Europës?
Që prej vitit 2011, kur u hoqën detyrimet doganore për makinat e vjetra, tregu i automjeteve të reja nuk e ka arritur nivelin e vitit 2010, ndërsa Shqipëria u bë koshi i plehrave të Europës. Gentian Bushati, menaxher i përgjithshëm i Porsche Albania sh.p.k., rekomandon që hapi i parë është që të mos lejohet importi i Autoveturave me standard nën Euro 5 dhe për Kamionë Autobusë nën Euro 4.
Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet sektori automobilistik në vend, veçanërisht ai i automjeteve të reja?
Tregu i makinave të reja në Shqipëri vazhdon të jetë i vogël në raport edhe me fqinjët tanë, të cilët kanë pothuaj të njëjtin zhvillim ekonomik.
Po të marrim Maqedoninë, tregu i makinave të reja atje është sa dyfishi tek ne. Ky treg kaq i vogël në vetvete mban edhe shumë probleme të tjera. Konkurrenca është e lartë, sepse në Shqipëri janë të pranishme pothuaj të gjitha markat e njohura ndërkombëtare. Informaliteti rrit risqet e kompanive të Leasing-ut, prandaj interesat janë të larta në raport me vendet europiane. Kjo bën që penetrimi në treg të jetë rreth 50-60% e makinave me leasing, ndërsa kjo shifër në vendet e zhvilluara është më e lartë se 90%.
Kjo situatë efektivisht nuk e ndihmon tregun të oksigjenohet e të ketë rritje normale, por të sforcuar. Korrupsioni është problem më vete kur vjen puna për blerësit e mëdhenj, siç në këtë rast do të ishte shteti apo kompanitë SH.A., me pronar të vetëm shtetin. Probleme të tjera janë:
-Mosnjohja dhe moszhvillimi sa duhet i tregut të Leasing Operacional;
-Mospërshtatja me teknologjitë e reja për MAKINAT ELEKTRIKE, si p.sh., infrastruktura për karikim në vende Publike për këto makina;
-Mund të rendisja si sfidë këtu edhe cilësinë e karburantit në Shqipëri.
Sa ka ndikuar në biznesin tuaj heqja e gjithë detyrimeve doganore të mjeteve të përdorura që hyri në fuqi në vitin 2011.
Kjo histori tashmë për ne në Porsche Albania konsiderohet e largët dhe le të themi kemi filluar të përshtatemi me këto kushte të reja të regjimeve doganore për makinat e përdorura.
Për këtë gjë, ne që përpara 3 viteve kemi krijuar markën tonë Das Weltauto Albania, e cila merret me tregtimin e makinave me cilësi të garantuar, por të përdorura dhe me një moshë maksimumi 7-vjeçare.
Po le t?i kthehem pyetjes, duke thënë që kjo gjë katërfishoi tregun e makinave të përdorura në Shqipëri. Në vetvete, rritja nuk është e keqe, sepse tregoi që tregu kishte etje për mobilitet, por duke pasur parasysh që shteti shqiptar nuk vendosi barriera për makina të vjetra dhe shumë të vjetra, tregu i makinave të përdorura në Shqipëri u bë koshi i plehrave të Europës, nëse mund të shprehem në këtë formë.
Makinat që importoheshin e hidheshin në treg ishin, në masën 75% të tyre, mbi 15-vjeçare e kjo përbënte dhe ende përbën një problem në cilësinë e këtyre makinave dhe më alarmantja ndotja që ato krijojnë.
Nga ky ndryshim ligji në 2011 (gusht të atij viti) tregu i makinave të reja pësoi për dy vite rresht një rënie me nga 25% dhe vetëm në vitin e fundit dhe këtë vit, në 2017, tregu i makinave të reja po njeh rritje. Por vlen të theksohet që ne nuk kemi kapur ende nivelin e vitit 2010.
Kanë kaluar 7 vjet që atëherë dhe tregu nuk e ka arritur nivelin prej rreth 3400 makinash të reja, siç ishte në 2010.
Vlen të theksohet që këto makina, ngaqë janë edhe kaq shumë të vjetra nuk kanë sjellë rezultat as për servisin tonë, por kanë ushqyer pafund servise informale, që ndodhen kudo nëpër Shqipëri.
Gjithsesi, nëse tregu i makinave të përdorura do të formalizohej më shumë, e shoh si një mundësi biznesi në rritje për Porsche Albania edhe në aspektin e shitjeve, por edhe të pas shitjes me servisimin e këtyre makinave.
Sipas të dhënave të Automobile Club Albania, mosha mesatare e parkut të automjeteve në Shqipëri është rreth 20 vjet. Çfarë duhet bërë për të ulur ndotjen dhe për të nxitur makinat e reja në vend?
Do dëshiroja të ndalesha për hapat që mund të ndërmerren dhe ndihmën e shtetit për të përmirësuar këtë situatë.
Mendoj se në radhë të parë, shteti ka interesin e shumicës dhe në këtë aspekt, duke iu referuar moshës së këtyre makinave, hapi i parë e më i rëndësishëm është që makinat që hyjnë në Shqipëri si të përdorura, të kenë norma ndotjeje sa më të ulëta dhe aspektet e sigurisë në një nivel të pranueshëm.
Për këtë mendoj se, nëse ne do të kishim një ligj, rregull apo praktikë që të mos importohen makina, në këtë rast Autovetura me standard nën Euro 5 dhe për kamionë autobusë nën Euro 4, do t?i bënin një shërbim shumë të madh publikut, për sa u përket dy problemeve që solla më lart, ndotjen si dhe sigurinë.
Gjithashtu, duhet ushtruar kontroll më i madh pranë SGS nga shteti, që normat e vendosura me ligj të respektohen gjatë kontrolleve që bëhen aty.
Vendosja e marmitave katalitike duhet të jetë një normë zbatueshmërie për këto makina kaq të vjetra.
A vini re problematika që lidhen me cilësinë e dobët të karburantit në mjetit që vijnë për të kryer shërbim në servisin tuaj?
Vlen të theksohet se vitet e fundit, cilësia e karburanteve në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm.
Por me keqardhje vëmë re se sërish standardet nuk janë ato të nivelit europian dhe shpeshherë, as të rajonit.
Gjithsesi, në këtë drejtim, është përsëri në interesin e shtetit që të kryejë detyrën për të monitoruar e për të kontrolluar cilësinë e karburanteve, në pikat e shitjes me pakicë!
Cilat janë politikat që ju sugjeroni që duhet të ndërmerren nga qeveria shqiptare për të nxitur tregun e automjeteve të reja në vend?
Unë i preka pak më lart, por mendoj se vendosja e disa limiteve për makinat e përdorura, përdorimi i skemave nxitëse për blerje makine të re, rimbursimi i TVSH edhe për Autoveturat që përdoren nga kompanitë. Mbi të gjitha, dua të theksoj përmirësimin e ligjeve, ose më saktë, fillimin e krijimit të ligjeve nga qeveria qendrore, Parlamenti, si dhe qeveritë lokale që mbështesin makinat e së ardhmes, ato Hibride, dhe sidomos makinat 100% elektrike, siç mund të jetë: heqja e TVSH për këto makina, parkim publik falas për to, mbështetje nga shteti i individëve ose kompanive që përdorin këto makina, sepse kanë ndotje 0% dhe janë jo vetëm në interes të përdoruesve, por sidomos të publikut dhe mjedisit.
Ne në Porsche Albania e ndiejmë shumë këtë gjë, meqë dhe jemi kompania e parë në tregun shqiptar, që ka afruar dhe tregtuar makina elektrike, si dhe ofron një servis të specializuar për këto makina.
Dua të shtoj dhe diçka që në rastin e makinave elektrike duhet gjetur mundësia sikur edhe nëpërmjet PPP-ve që të ndërtohej unaza e karikuesve në vende publike si dhe në parkingjet.
Si ka qenë ecuria e kompanisë suaj së fundmi dhe cilat janë sfidat e së ardhmes?
Porsche Albania, si kompania e vetme internacionale në tregun shqiptar, edhe 2017-n do ta këtë një vit rekord për sa u përket shitjeve të makinave të reja dhe atyre të përdorura. Kjo gjë bën që Porsche Albania të vazhdojë të jetë kompania më e madhe në tregun Automotiv Shqiptar.
Për këtë, gjej rastin të përshëndes e falënderoj të gjithë partnerët dhe klientët tanë, të cilët na kanë besuar dhe që shumë prej tyre lexojnë dhe revistën tuaj!
Sfidat nuk janë të vogla, tregu automobilistik ka hyrë në një fazë ndryshimesh radikale dhe në Porsche Albania po ecim me hapin e kohës, duke sjellë makina hibride apo edhe makina 100% elektrike dhe ky do të jetë edhe fokusi ynë i së ardhmes.
Në aspektin afatshkurtër, mendoj se 2018-a do të jetë një vit i problematikave të njëjta në treg dhe për këtë, ne po zhvillojmë strategji për t?ju adresuar klientëve tanë me larmishmëri modelesh të reja. Për të gjitha markat, Audi, Volkswagen, Skoda Volkswagen Makina Tregtare, Seat, si dhe markën e makinave të përdorura Das Weltauto. Këtyre modeleve do t?u shtojmë paketat e suportit financiar, me anë të kompanisë simotër Porsche Leasing.
Do punojmë me gjithë aktorët në këtë treg, duke bashkuar forcat për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe për të forcuar kontrollin e ligjit mbi targetimin dhe servisimin e automjeteve.
Do të mundohemi duke punuar së bashku, me të gjithë kolegët, që të përmirësojmë standardet e makinave të përdorura që ofrohen në treg.
Sigurisht, bashkë me të gjithë aktorët, do mundohemi që të përgatitemi t?i përgjigjemi ligjërisht, strukturalisht dhe me mjete siç janë karikuesit, ata normalë e të shpejtë, këtij ndryshimi të madh që po ndodh në tregun automotiv botëror ? elektrifikimin, dixhitalizimin dhe autonominë e makinave në ecje, pra pa shoferë!
Flet Eno Zeneli, menaxher në Automaster, përfaqësues i FCA me markat Fiat, Jeep e Alfa Romeo
?Të favorizohen mjetet e reja përmes incentivave?
Informaliteti në tregun e automjeteve është mjaft i lartë, ndërsa Shqipëria është bërë koshi i plehrave të Europës.
Eno Zeneli, menaxher në Automaster, përfaqësues i FCA me markat Fiat, Jeep e Alfa Romeo, është i mendimit që kjo situatë duhet të marrë fund, ndërsa duhet nxitur, përmes incentivave, blerja e automjeteve të reja. Edhe taksimi sipas tij, duhet bërë sipas parimit kush ndot më shumë, paguan më shumë.
Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet sektori automobilistik në vend, veçanërisht ai i automjeteve të reja?
Sfidat, si çdo vit këto 6-7 vitet e fundit, mbeten pak a shumë të njëjta. Lufta e informalitetit me shitjet e mjeteve shumë të vjetra e me ndotje të madhe. Mundësia për të krijuar incentiva për blerësit e mjeteve të reja, qoftë nëpërmjet formave të reja të leasing apo formulave me rikthimin e makinës së përdorur përkundrejt blerjes së një makine të re.
Një sfidë e veçantë mbetet edhe fusha e pas-shitjes, ku funksionojnë ende servise anonime, të cilët kanë të punësuar njerëz anonimë, që blejnë e shesin pjesë këmbimi anonime dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për punën e tyre. Kjo situatë duhet të marrë fund, kush ka një servis duhet të jetë i kualifikuar, i regjistruar në organet tatimore, të blejë pjesët e certifikuara dhe me faturë. Në fund, sigurisht të mbajë garanci për punën e tij, përkundrejt klientit, siç bëjnë sot koncesionarët zyrtarë, të cilët monitorohen dhe trajnohen vazhdimisht edhe nga brandi që përfaqësojnë.
Sipas të dhënave të Automobile Club Albania, mosha mesatare e parkut të automjeteve në Shqipëri është rreth 20 vjet. Si ndikon kjo në mjedis dhe çfarë duhet bërë për të nxitur makinat e reja në vend?
Mendoj që tashmë jemi tepër vonë, në mos e pamundur për të bërë diçka. Shqipëria, në 5 vitet e fundit, është tejmbushur me plehrat e Europës dhe efektet kanë kohë që shfaqen dhe lidhen ngushtë me ajrin më të ndotur, sëmundjet e sistemit respirator të trefishuara, aksidente të shtuara me pasoja fatale apo shumë të rënda, etj. Zgjidhja është vetëm një, favorizimi i mjeteve të reja përmes incentivave të ndryshme dhe penalizimi i përdorimit të mjeteve të vjetra që ndosin shumë dhe nuk janë të sigurta.
Shqipëria importon mjete dhe karburant dhe nuk ka asnjë kufizim për sa u përket emetimeve ndotëse ose moshës së mjeteve të përdorura të importuara. Çfarë politikash vlerësoni ju se duhen ndjekur?
Fare e thjeshtë, sipas parimit kush ndot më shumë, paguan më shumë. Deri tani kemi një taksë të çuditshme, për të mos dhënë jo njerëzore. Një makinë Euro 6, me ndotje praktikisht 0, paguan të njëjtën taksë në karburant me një makine Euro 0 që ndot 100-fish më shumë. Është sikur t?u thuash njerëzve, mos u bëni budallenj të blini mjete të reja! Politika që duhet ndjekur është e thjeshtë: sa më e vjetër të jetë makina, sa më i madh të jetë motori, aq më e lartë duhet të jetë taksa.
Sigurisht duke bërë diferencim mes naftës dhe benzinës, por me kushtin që diferenca në taksim të jetë e ndjeshme dhe penalizuese dhe jo si sot që është në nivele qesharake. Për sa i përket karburantit, fakti që nuk kemi ende asnjë përfaqësues serioz ndërkombëtar që tregton karburant, tregon se tregu është i deformuar dhe kjo padyshim çon në prishjen e cilësisë së karburantit. Mjafton të shkoni në Maqedoni dhe do të shikoni që markat ndërkombëtare janë prezente dhe garantojnë cilësinë e lëndës djegëse, madje edhe çmimi është më i ulët sepse ka konkurrencë të fortë dhe reale.
Si ka qenë ecuria e kompanisë suaj në 2016 dhe pjesën e deritanishme të 2017-s?
Misioni që kishim gjatë 2016 dhe këtij viti ishte rikthimi i fuqishëm në treg i markave Fiat dhe Jeep, pas një periudhe të vështirë të viteve të fundit. Mund ta konfirmoj që këtë e kemi arritur me sukses duke dyfishuar shitjet në raport me vitin 2016. Tashmë, sfidat janë të reja. Përfaqësojmë një grup si FCA, ku gama e mjeteve të ofruara është shumë e gjerë, duke filluar nga mjetet më të vogla të qytetit, tek fuoristradat luksoze, mjetet e performancës së lartë ku veçojnë ato Alfa Romeo, furgonët e tonazheve të ndryshme dhe gjithë gama e mjeteve të punës. Duke pasur një gamë kaq të gjerë, kemi ambiciet për të qenë jo vetëm konkurrues, por edhe dominues në segmente të veçanta.
Flet Reinaldo Krisafi, CEO i Tendence3a, distributor zyrtar i Renault
?Të formalizohet tregu i makinave të përdorura dhe të nxiten të rejat?
Tregu i automjeteve të përdorura ka lulëzuar gjashtë vitet e fundit, duke qenë një nga faktorët kryesorë të ndotjes së mjedisit, ndërsa ai i makinave të reja mbetet minimal.
Për Reinaldo Kristafin, CEO i Tendence3a, distributor zyrtar i Renault, ka një sërë masash që mund të ndërmerren, si formalizimi i tregut të makinave të përdorura, zbritja e TVSH së mjeteve të reja, të hiqet kolaudimi për mjete të reja me km 0 për dy vitet e para, për mjetet e përdorura duhet të ketë një minimum importimi etj.
Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet sektori automobilistik në vend, veçanërisht ai i automjeteve të reja?
Disa nga sfidat aktuale janë, informaliteti, politikat e ministrive përkatëse, që nuk po luajnë rol mbrojtës dhe edukues dhe në ndihmë të bizneseve që ofrojnë mjete të reja etj?
Sa ka ndikuar në biznesin tuaj heqja e gjithë detyrimeve doganore të mjeteve të përdorura që hyri në fuqi në vitin 2011?
Ky proces apo ky ligj në fuqi ka ndikuar negativisht tek çdo koncesionar i autorizuar, pasi ka krijuar lulëzim të biznesit të mjeteve të përdorura me apo pa licencë dhe duke iu referuar statistikave, ju bëj me dije që mjetet e reja zënë vetëm 3-4% të mjeteve të targuara të 2-3 viteve të fundit.
Tregu i mjeteve të reja shkon mesatarisht rreth 3000 në total, ndërkohë regjistrohen si targim i parë për mjete të përdorura rreth 70000-80000 në vit, krahasuar me periudhën përpara vitit 2011, ku ka pasur 4000-4500 mjete të reja dhe rreth 30.000 mjete të përdorura.
Sipas të dhënave të Automobile Club Albania, mosha mesatare e parkut të automjeteve në Shqipëri është rreth 20 vjet. Si ndikon kjo në mjedis dhe çfarë duhet bërë për të nxitur makinat e reja në vend?
Patjetër që ndikon negativisht në mjedisin ku jetojmë, janë mjete me ndotje të lartë krahasuar me mjetet e reja, të cilat janë Euro 6 dhe aq më tepër mbi mjete, të cilat konsiderohen të gjelbra si Renault, Dacia apo Nissan.
Nxitja duhet të jetë politikë e ministrisë përkatëse për të mbrojtur mjedisin, duke kontribuar në formatimin e këtyre mjeteve të vjetra në treg me vendosje të katalitikeve pranë sistemit të shkarkimit sipas standardeve të EU. Po ashtu duke krijuar politika përkrahëse të shtetit në ndihmë të klientëve si demolizimi i mjeteve të vjetra, duke u ofruar atyre mjete të reja me kredi të buta, për të kontribuuar në një mjedis sa më të gjelbër.
A vini re problematika që lidhen me cilësinë e dobët të karburantit në mjetet që vijnë për të kryer shërbim në servisin tuaj?
Ky problem është një sëmundje e pashërueshme, pasi prek të gjithë mjetet, qofshin këto të përdorura apo të reja.
Cilat janë politikat që ju sugjeroni që duhet të ndërmerren nga qeveria shqiptare për të nxitur tregun e automjeteve të reja në vend?
Disa nga politikat që mendoj se mund të ndiqen janë si më poshtë:
TVSH e mjeteve të reja të zbritet për të inkurajuar koncensionarët që të ofrojnë çmime më të mira (për shembull si në rastin e zbritjes së TVSH për turizmin). Informaliteti është një problem shumë i madh për këtë treg. Duhet të krijohen tregje apo biznese të licencuar, të punësohen njerëz, të mos ketë individë apo tregtarë që bllokojnë trotuare, rrugë, parkingje, sheshpushime dhe nuk i paguajnë asnjë taksë apo detyrim shtetit, por çdo gjë të jetë e standardizuar. Numri i madh i aksidenteve rrugore vjen si pasojë e mjeteve, të cilat nuk plotësojnë minimumin e sigurisë teknike apo zbatimin sinjalistikës rrugore etj.
Të hiqet kolaudimi për mjete të reja me km 0 për dy vitet e para. Jemi i vetmi vend në Europë që e kemi, pasi këto mjete janë të kolauduara dhe të fabrikuara nga prodhuesi.
Kolaudimi i mjeteve të kryhet në çdo koncesionar të autorizuar sipas të gjitha parametrave që kërkohet për të kryer këtë proces, pasi aktualisht është vetëm një operator i licencuar si SGS, i cili rëndohet vit pas viti me pafundësi mjetesh, duke krijuar stres për çdo individ, radhë të gjata shërbimi etj.
Të thjeshtëzohen procedurat për targimet e mjeteve të reja duke u ofruar shërbim më të mirë në sportele të veçanta për koncesionarë të autorizuar të mjeteve me km 0, jo të ofrohet ky shërbim bashkërisht me mjetet e përdorura, pasi krijohen radhë dhe konfuzion, ose të ofrohet shërbim online për koncesionarët që ta kryejnë këtë shërbim në koncesionarë siç është kudo në Europë.
Shqipëria importon mjete dhe karburant dhe nuk ka asnjë kufizim për sa u përket emetimeve ndotëse ose moshës së mjeteve të përdorura të importuara. Çfarë politikash vlerësoni ju se duhen ndjekur?
Duhet formatuar dhe standardizuar ky treg. Për mjetet e përdorura duhet të ketë një minimum importimi të paktën të 10 viteve të fundit ose minimum import mjetesh EURO 4.
Politika të ngjashme kanë ndjekur edhe shtetet që janë në kufij me ne si Mali i Zi, Maqedonia, Kosova etj.
A ndiheni të barabartë në konkurrim me shitësit e mjeteve të përdorura që janë shtuar së tepërmi në anë të rrugëve në Shqipëri?
Jua thashë dhe pak më lart, që vetëm barazi nuk do të ketë, për sa kohë nuk do ketë standardizim, të krijohen tregje apo biznese të licencuar, të punësohen njerëz, të mos ketë individë apo tregtarë që bllokojnë trotuare, rrugë, parkingje, sheshpushime dhe nuk i paguajnë asnjë taksë apo detyrim shtetit, por tregtojnë në mënyre informale dhe çdo gjë të jetë e standardizuar.
Si ka qenë ecuria e kompanisë suaj së fundmi dhe cilat janë sfidat e së ardhmes?
Ecuria e kompanisë sonë TENDENCE 3A distributor zyrtar Renault Dacia Nissan dhe EUROPCAR ALBANIA si pjesë e KADIU GROUP, së fundmi ka qenë me tregues shumë të mirë financiarë dhe duke u ofruar klientëve shërbim me standarde bashkëkohore, sipas politikave të RENAULT GROUP.
E ardhmja, sigurisht janë mjetet elektrike, ndotje 0, mbrojtje e mjedisit ku jeton, siguri maksimale në rrugë, natyrisht edhe shitja apo porosia ONLINE e mjeteve të reja, duke pasur mundësi që të personalizosh mjetin që kërkon të blesh, sipas opsioneve apo paketave që mund të dojë çdo individ apo kompani, e njëjtë kjo politikë me si çdo produkt tjetër në ditët e sotme që blihet online.
Flet Sokol Kodra, drejtor i Auto Star Albania Sh.A, distributori ekskluziv i Mercedes-Benz në Shqipëri
?Këtu nuk ka parasysh asnjë njeri asnjë normë ndotje?
Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet sektori automobilistik në vend, veçanërisht ai i automjeteve të reja?
Sa vjen dhe tregu i mjeteve të reja po kristalizohet. Pothuajse të gjitha markat kryesore janë të përfaqësuara. Sfidat që ne kemi, është, e para konkurrenca me njëri-tjetrin.
Dhe e dyta, është konkurrenca e pandershme që bëhet jashtë përfaqësive zyrtare. Sepse, kam përshtypjen, punën e makinave e shohin të gjithë si një punë me shumë fitim dhe duke shmangur detyrime, të cilat jemi të detyruar t?i paguajmë.
Një tjetër problematikë janë edhe taksat, që janë rritur ndjeshëm. Taksa e luksit e ka kufirin 5 milionë lekë, pra 36 mijë euro, dhe tek ne kap edhe makinat më të vogla.
Një tjetër problem janë përfaqësuesit e paautorizuar. Vetëm në Tiranë ka rreth 180 dyqane, që shkruajnë: Mercedes Benz, Audi, Volkswagen, BMW, etj. Kësaj nuk kemi çfarë t?i bëjmë të vetëm.
Si ka ndikuar në biznesin tuaj heqja e të gjitha detyrimeve doganore të mjeteve të përdorura që hyri në fuqi në 2011?
Si të gjithë të tjerët, edhe ne na ka dëmtuar. Dhe kjo, jo vetëm që nuk ka nxitur shitjen e makinave të reja, por ato të përdorura, më të vjetra se sa 10 vjet. Sepse për ato makina, në rast se janë më të vjetra se sa 10 vjet, vlera e doganës është minimale, po themi 200-300 euro. Kjo na ka dëmtuar, pasi ne nuk shmangim dot asnjë detyrim, ndërkohë të tjerët, përveçse e deklarojnë faturën se sa duan vetë, e kanë ende më të lehtë, më komode, të importojnë makina më të vjetra se sa 10 vjet.
Ka pasur një rritje shumë të madhe të importit të makinave?
Po, ka qenë më disafish dhe kjo sjell vjetërsimin e stokut të makinave që janë në Shqipëri. Sepse këtu nuk ka parasysh asnjë njeri asnjë normë ndotje, asnjë masë, asnjë lloj norme, thjesht të jetë më e vjetër se sa 10 vite. Kjo është e bukura. Për të regjistruar një makinë të re, nuk e regjistrojmë dot nëse nuk kemi certifikatë komformiteti. Kjo vlen vetëm për të rejat. Të vjetrat futi si të duash, silli si të duash. Sigurisht, duhet një listë me dokumente, por nuk ka lidhje ndotja apo certifikimi, origjina etj. Për sa kohë regjistrohen ende dum-dumat, nuk e di çfarë mund të diskutojmë tjetër sa u përket normave të ndotjes.
Sipas të dhënave të Automobile Club Albania, mosha mesatare e parkut të automjeteve në Shqipëri është rreth 20 vjet. Si ndikon kjo në mjedis?
Mosha mesatare është pak a shumë ajo që ka thënë edhe Automobile Albania. Ulja e vlerës së doganës solli vjetërsinë e tregut të makinave. Më parë, ka qenë ndryshe. Të gjitha kanë pasur doganë dhe sa më e vjetër ka qenë makina, aq më shumë shtoheshin taksat. Dhe nuk kishte interes të sillje makina të vjetra, sepse ndonjëherë, vlera e doganës, tejkalonte vlerën e makinës. Ndërkohë sot është thuajse njësoj për të gjitha.
Si ndikon kjo në mjedis? Çfarë duhet bërë për të nxitur makinat e reja?
Se si ndikon, të gjithë ne e kemi në kurriz. Ne ndërrojmë çdo 6 mijë km filtrin e ajrit të makinës, por s?e dimë se çfarë heqin mushkëritë, përveç pluhurit, hasim dhe tymin.
Makinat që janë më të vjetra se sa 10 vjet, nuk janë konkurrencë për ne. Ato kushtojmë 2000-5000 euro. Si të gjithë qeveritë e Europës, edhe qeveria jonë duhet të marrë masa promocionale për të nxitur tregun e makinave të reja.
Shumë shtete e bëjnë, d.m.th. të rimburson shteti 2000-3000 euro në rast se heq një makinë të vjetër dhe merr një të re. Këtu dëgjoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës që nxit tregun e makinave elektrike, jo si shitës, por si qytetar them, pse duhet unë të ndërmarr një makinë elektrike kur nuk kam asnjë lloj favori në Shqipëri. Ndërkohë, në të gjithë botën, ka paketa fikse për mjetet elektrike: taksa, TVSH, rimbursimin etj.
Ndërkohë, të mendoj unë për ambientin, kur ai që është në krah me mua vjen me një makinë më të vjetër se sa 10 vjet, se e ka doganën e ulët?? Nuk shoh arsye që ne të ngulim këmbë. Makinat elektrike janë ekonomike, por kanë edhe mirëmbajtje. Plus që nuk ka asnjë lloj infrastrukture, ndonëse thuhet se është e lehtë, që karikohet te priza e shtëpisë, por nuk është ashtu. Makinat elektrike duan stacionet e veta, të montuara nga specialistë. Të marrësh një rrugë për Sarandë me një makinë që ka 200 km pavarësi, ngel në rrugë, kudo që të shkosh, nëse nuk ke diku rrugës stacione të tilla.
Cilat janë politikat që duhen ndërmarrë për nxitjen e shitjeve të makinave të reja?
Kam përshtypjen se kjo pjesa e tregut të makinave është diku nga fundi i prioriteteve të qeverisë. Këta kanë edhe shumë halle të tjera para se të arrijnë te makina. Nuk ka nevojë për shumë mend, mjafton të marrin legjislacionin e një shteti, s?po them Gjermani, Itali, por të marrin Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe ta aplikojnë. Pa diskutim duhet ndaluar makinat e vjetra dhe duhet vendosur një normë ndotje. Flasim për vetura, por duhet folur edhe për furgon dhe kamion.
Të sjellësh një kamion që harxhon 25-40 litra naftë, me motor Euro 1, ai bën mjegull të gjithë autostradën. Për këtu s?ka asnjë kontroll, masë ndaluese. Fenomen që të gjithë e dinë, por nuk e thonë. Të gjithë transportuesit që punojnë me jashtë, më të mirat i lënë jashtë, këtu lënë 2-3 koka që punojnë nga 15-20 vjet. Pse e bëjnë këtë? Për të kursyer makinën.
Çfarë standardi rekomandoni? Shumica thonë Euro 4 ose Euro 5?
Minimumi duhet të jetë Euro 4. Nuk mund të shkojmë direkt tek Euro 6, por duhet të kenë të paktën një kufi prej Euro 4 ose 5 dhe mjeti duhet të ketë dokumente që e vërtetojnë atë, një certifikatë komformiteti. Këto nuk kërkohen për mjetet e përdorura. Ne nuk mund të sjellim një kamion pa certifikatë komformiteti, ndërkohë që të përdorur ti sjell çfarë të duash. Kjo është pengesë e madhe.
Nuk mendoj se qeveria shqiptare mund të arrijë te faza e subvencionimit të heqjes së makinave të vjetra, por nuk mund të vendosësh taksë luksi për makina mbi 5 milionë lekë, sepse në të njëjtën vlerë ka makina që ka 4 pistona ka me 20 pistona, nuk ndotin të dy njësoj. Taksa duhet të jetë më e përputhshme me ato që ndot makina. Po të vësh re, të gjithë prodhuesit janë duke zvogëluar motorët, duke rritur fuqinë. Lehtësohen makinat, ulet konsumi, ulet ndotja. Gjëja kryesore që duhet të kërkohet është ndotja, vetëm tek ne nuk ndodh.
A ndiheni të barabartë a konkurrentë me shitësin e mjeteve të përdorura?
Në asnjë rast nuk je i barabartë dhe asnjëri nuk punon ashtu siç duhet. Me to nuk merret njeri, se po të duash, në çdo moment mund t?i kapësh, pasi pjesa më e madhe e tyre importojnë në emër privat. Meqë ka një rregull tani që s?lejohet të importosh më shumë se 2 makina, kanë filluar të regjistrojnë në emrin e të afërmve. Si mund të jemi ne njësoj me ata? Së dyti është kualifikimi që kanë ata lloj shitësish. Më vjen të qesh kur dëgjoj ose lexoj ndonjëherë ofertat që bëjnë për makinat, çfarë lloj gjuhe përdoret, për të shitur makina. Ndërkohë që ne kemi për të dhënë 6-7 vite provime për të shitur këtu dhe për të qenë kolegë me shitësit në Shtutgart.
Si ka qenë ecuria e kompanisë?
Që në momentin që është futur Kastrati Group, ecuria ka qenë shumë pozitive, pasi është kombinuar me aktivitetet e grupit, si për shembull siguracionet. Bashkë me Kastratin, kanë ardhur oferta mjaft të mira për leasing dhe ne kemi dy punonjës të bankave që rrinë tek ne dhe janë gjithë kohën në dispozicion të klientëve. Klientët duhet të plotësojnë dy kushte që ne ia vlerësojmë makinat dhe ia marrim mbrapsht. Së pari të mos jenë më shumë se sa 10 vjet dhe të mos ketë km të prekura d.m.th. të jetë makinë e mirëmbajtur. Pjesën tjetër e kontrollojmë ne teknikisht.
Pjesa më e madhe e shitjeve është me kredi. Një problem që ne kemi është që kompanive nuk u njihet TVSH-ja e automjeteve të blejnë. Duhet të kemi parasysh që një makinë Benz e blejnë kryesisht sipërmarrjet që e duan për status dhe prezantim, ndërkohë që Europa dhe rajoni e njeh si TVSH të zbritshme. Duhet të kemi parasysh që për një makinë, që kushton 150 mijë euro, TVSH është gati 30 mijë euro (25-26 mijë euro) dhe rimbursimi do të ishte lehtësi e madhe për atë që e blen
Ai ka qene dikur një nga aktorët më të preferuar nga program...
Në një intervistë të fundit, Papa Franceku e ka cilësuar të ...
Këngëtarja Anxhela Peristeri është shpallur si ‘Zëri më i mi...
Ka nisur nata finale e edicionit të 19 të “Kënga Magjike” ku...
Beteja tejet teknike pozitë – opozitë për mënyrën e zëvendës...
Dy varreza të vogla antike janë zbuluar në jug të qytetit Lu...
Votat e kolegëve e kanë lënë jashtë natës finale Çiljeta Xhi...
Për të folur mbi performancat e “Këngës Magjike”, pasditen e...
Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee ka hedhur ...
Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata finale e “Kënga Magjike” ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë, V...
Moderatorit historik të ‘Këngës Magjike’ në këtë vit të 19 t...
Viojnë të vijnë denoncimet në adresë të kryeministrit Sali B...
Kapja e shqiptarëve grabitës po shnërrohet në një fenomen th...
Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokrat...
Duket se dita e sotme do të ketë vetëm lajme nga këngetarët ...
I njohur si zë kritik brenda Partisë Demokratike, Arben Imam...
Në vijim të diskutimit për lëvizjen dhjetoriste të 1990, në ...
Për mazhorancën zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm nuk ...
Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një shtetas shqi...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...