web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncim/Mashtrimi me “Mësues për Shqipërinë” dhe pazaret e drejtoreshës Albana Hodaj

9 Dhjetor 2017, 10:17, Aktualitet CNA

Portali ?Mësues për Shqipërinë?, është vetëm një fasadë mashtrimi që po përdoret nga drejtuesit e arsimit në nivel qëndror dhe lokal për të justifikuar pazaret që bëhen në dhënien e vendeve të punës nëpër shkolla.

Ky konstatim i referohet një denoncimi që ka ardhur në redaksinë e CityNews.al, nga një grup mësuesish nga Vlora.

Sipas denoncuesve, punësimi në arsimin e Vlorës, është bërë dhe po bëhet mbi baza klienteliste dhe me qëllim mitmarrje e përfitim ryshfetesh.

Alqi Loli, Aristotel Qëndro dhe Albano Kapllani, janë grupi i mësuesve, muzikantë me diploma të Akademisë së Arteve, të cilët prej 2 vitesh  kanë mbetur të papunë.

Ata akuzojnë Drejtorinë Arsimore të Vlorës, për shkatërrimin , sabotimin dhe degradimin e qëllimshëm të shkollës artistike ?Naim Frashëri? Vlorë, ku shumica e nxënësve nuk dinë të luajnë një notë në instrumentat muzikorë dhe shumica e mësuesve paguhen për të plotësuar regjistra 100% të falsifikuar.

?Nepotizëm (14 mësues burrë e grua). Falsifikim  të orarit të shkollës, regjistrave, amzave, regjistrimit të nxënësve etj. Mbajtje  në punë të mësuesve me shkollë të mesme, që nuk plotësojnë as kushtin më minimal ligjor e profesional për të punuar në një konservator muzike. Janë 12 mësues me arsim të mesëm që japin instrumenta muzikorë në shkollën artistike Naim Frashëri Vlorë?, thuhet në denoncimin e grupit të mësuesve.

Mësuesi Alqi Loli, në një deklaratë për CityNews.al, ka treguar se si është dëbuar nga puna pas tre kontratave të njëpasnjëshme dhe pasi ka qenë i pari në portalin ?Mësues për Shqipërinë?.

?Kam fituar  vendin e parë në portalin ?Mësues për Shqipërinë? në edukimin muzikor. Kam firmosur tre kontrata me shkollën në të cilin kam dhënë mësim. Kam kërkuar të bëhem definitiv pas kontratës  të dytë, por nuk ma dhanë të drejtën. Pas kontratës së tretë më hoqën fare nga puna. Bëhet fjalë që nga dhjetori i 2014 ?së deri në qershor të 2016 ?ës, që u mbyll shkolla. Unë kam komunikuar me Kontrollin e lartë të Shtetit, me Kryeministrin e Ministren, por këta vijnë këtu dhe dërgojnë ca grupe inspektimi  falso si gjithnjë. Më kanë bërë shantazh nëpërmjet shkresave zyrtare, gjoja se më kanë bërë kallëzim penal në prokurori, ndërkohë që ska asnjë kallëzim penal. Të gjitha institucionet bëjnë sikur nuk kuptojnë.  Albana Hodaj, Drejtoresha e Arsimit të Vlorës ka bërë shumë shkelje?, është shprehur Loli.

Sipas të njëjtit asnjë verifikim nuk është bërë lidhur me denoncimin e tij për largimin e padrejtë nga puna.

CityNews.al ka kontaktuar Drejtorinë Arsimore të Vlorës, znj.Albana Hodaj me anë të një kërkese me shkrim, por edhe pse ka kaluar afati i parashikuar në Ligjin për Informim, nuk ka patur përgjigje.

Gjithashtu kemi provuar edhe nëpërmjet telefonit të bisedojmë me zonjën Hodaj, lidhur me denoncimin e mësueve, por të dy numrat që disponojmë nuk kanë funksionuar.

Në një dokument të ofruar nga denoncuesi Alqi Loli,  dhe konkretisht  në shkresën e datës 7.09.2017 Drejtoresha  e Arsimit në Vlorë, Albana Hodaj i ka kthyer një përgjigje negative, duke i thënë, se për shkak se ju nuk dispononi diplomë në fushën e edukimit nuk mund të merrte pjesë në portalin ?Mësues për Shqipërinë”.

Mirëpo sipas denoncuesit Alqi Loli, asnjë i quajtur mësues nuk mund të nënshkruaj qoftë edhe një kontratë, pa iu nënshtruar testimit në portalin ?Mësues për Shqipërinë?.

Sipas  Lolit, çdo kontratë e firmosur jashtë portalit përbën shkelje të  udhëzimit 38 dhe është shpërdorim detyre nga drejtori i shkollës që e ka firmosur, dhe nga DAR Vlorë, Albana Hodaj që e ka pranuar dhe i ka miratuar pagën.

?Mbi bazën e dokumenteve që unë disponoj, ?Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë? nuk ka kryer asnjë verifikim. Sepse, nëse  Ministria e Arsimit do të kryente verifikim do ballafaqonte të gjitha palët (sipas ligjit) ku unë do thirresha dhe do jepja dëshminë time për denoncimin që kam bërë. Dhe që ky verifikim të jetë ligjor duhet të ketë:  Shkresën e protokolluar, me datë, me firma dhe vulë e cila vërteton ngritjen e grupit të punës nga ?Ministria e Arsimit?, si dhe raportin e këtij inspektimi, të protokolluar, me datë, emra, firma dhe vulë.  Duke qënë se unë nuk jam thirrur nga grupi i inspektimit, ?Ministria e Arsimit? nuk më ka dorëzuar 2 shkresat e mësipërme, si përfundim inspektim nuk ka patur?, është shprehur Loli.

Por, pavarësisht këtyre fakteve që ofron denoncuesi, edhe në një shkresë tjetër, atë të datës  05.12.2012, drejtoresha Hodaj,i ka quajtur të pabaza pretendimet e tij.

?Jashtë portalit janë punësuar vetëm në profilet për të cilat është ezauruar lista e portalit, ku institucionet arsimore janë detyruar për nevoja të procesit mësimor  t’i punësojmë këta mësues me kontrata te përkohshme. Në momentin që dalin rezultatet e portalit dhe ka fitues në këto profile, automatikisht ndërpritet kontrata me mësuesin jashtë portalit dhe vendi i punës është në dispozicion të fituesve. Pretendimet tuaja janë të pabaza dhe lamë për qëllim vetëm të shpifin mbi institucionin tonë?, thuhet në përgjigjen e radhës nga znj.Hodaj./CityNews

 





Lajmet e fundit nga