“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar hetim të thelluar n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar hetim të thelluar n...
Komisioni Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ka miratuar ditën e sotme ligjin e turizmit me 9 vota pro dhe 4 kundër.
Ndryshimet në këtë ligj janë votuar edhe nga një anëtar i LSI-së, ndërsa 4 votat kundërshtuese vijnë nga opozita e djathtë.
Sipas Ministrit Klosi, ndryshimet në këtë ligj e kthejnë vendin tonë në vendin me paketën më të mirë në rajon për investitorët e huaj, pasi paketa përfshin një sërë lehtësirash. Kjo paketë tha Klosi, do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit elitar, ndonëse konkurrenca në rajon është e lartë.
?Janë lehtësira me taksa për 10 vjet, taksë për përfitimin nga biznesi. Të mos harrojmë që nga marrja e statusit special, investitorit i duhen 3-4 vjet të mbarojë investimet dhe pastaj edhe disa vite të tjera që të fusë në efiçensë investimin e tij, pra është një lehtësi jo shumë e konsiderueshme. Kemi edhe lehtësirën përsa i përket zero taksën e infrastrukturës. Është bërë qartësisht me qëllimin që këto të kenë impaktin e parë pozitiv në marrjen e këtij investimi. Por po ashtu ky status special i jepet atyre investitorëve strategjikë të cilët kanë një marrëveshje të firmosur me operatorët strategjikë që janë brand-et që afrojnë hotelet me 4 por sidomos me 5 yje?, – u shpreh Klosi ndërsa shtoi se statusi në fjalë është një politikë fiskale dhe politiko-administrative për të nxitur investimet e munguara elitare në vend.
Ministri u shpreh më tej se: ?Paketa nuk shkon për resortet të cilat janë si real estate, pra për pasuri të paluajtshme. Kjo lehtësi shkon vetëm për resortet turistike që menaxhohen si hotele dhe për hoteleri dhe kushtet e vëna nga paketa fiskale janë të tilla që nuk lejojnë që këto lehtësira të kalojnë në pasuri të paluajtshme.?
Fjala e plotë e ministrit Klosi
?Është hera e dytë që ne vijmë në këtë komision për të njëjtën paketë të lehtësirave fiskale që ne duam të japim për zhvillimin e infrastrukturës së hoteleve me 4 dhe 5 yje . E them hera e dytë sepse para pak kohësh pata fatin dhe nderin që të kaloja në këtë komision një debat, unë mendoj profesional, më shumë sesa i veshur me aspekte të tjera, kur kaluam paketën fiskale. Paketa fiskale nëpërmjet paketës buxhetore përcakton lehtësirat fiskale të cilat kanë nevojë që të kenë edhe një ndryshim në ligjin e turizmit përsa i përket përcaktimit të statusit special për investorët e hoteleve me 4 dhe 5 yje dhe për të pasur mundësinë që këto investitorë lehtësirat fiskale t?i kenë edhe nëpërmjet ligjit të zhvillimit të turizmit për ta bërë reale paketën fiskale që tashmë parlamenti ka votuar.
Megjithatë edhe pse është një bisedë e bërë unë ndihem që në këtë diskutim parlamentar jashtë sezonit turistik ne kemi mundësi që ta rihapim bisedën për turizmin në Shqipëri. E vlerësoj shumë edhe gjithë interesimin e mediave sepse realisht është një debat që ne duam ta bëjmë transparent, është një debat që duam ta bëjmë me sa më shumë jehonë, është një debat që dp t?i shërbejë rritjes së frymës së hapësirave që legjislacioni shqiptar dhe mekanizmat shtetërorë kanë për rritjen e investimeve në infrastrukturën hotelerie në Shqipëri për të siguruar një menaxhim më të mirë të resorteve turistike dhe burimeve natyrore turistike që ne kemi në vendin tonë. Për ta ritheksuar thashë që duam ta bëjmë sa më transparent këtë debat sepse është një diskutim që ka marrë edhe pak ngjyrime politike. Unë nuk i kontestoj, i njoh dhe i pranoj fare mirë të gjitha komentet që mund të vijnë nga përfaqësues të opozitës, por do të doja të thoja që në fillim se bëhet fjalë për një infrastrukturë, sektor që sot mungon 100 për 100 në vendin tonë. Lehtësirat fiskale dhe këto ndryshime po bëhen për të krijuar një ndjesi pozitive përsa i përket realitetit të vështirë shqiptar për investime të strukturave me 4 dhe 5 yje. I kam dëgjuar dhe i vlerësoj pyetjet që vijnë nga opinioni publik se përse duhet ky status special. Është fare e qartë. Është një status special, një politikë fiskale, një politikë administrativo-politike për të pasur mundësinë që të nxiten investimet e munguara elitare në bregdetin dhe zonat turistike shqiptare. Këto lehtësira fiskale ashtu siç e përcakton edhe ky ligj, por siç e përcaktoi edhe paketa e kaluar nëpërmjet legjislacionit ekonomik nuk i përfitojnë investitorët në qytete që investojnë në zona të banuara. Janë projekte të cilave do t?u jepet statusi special pasi janë projekte që kërkojnë të investojnë në zona me intesitet zhvillimin e turizmit. Janë kapacitete që ne duam t?i krijojmë për të pasur mundësinë që zona që ne i konsiderojmë si zona me përparësi zhvillimi të turizmit nga veriu në jug, nga Alpet në jugun e ri, nga bregdeti në zonën e Rivierës të jenë zona të cilat ne kemi mundësi që të afrojmë investitorë strategjikë të cilët mund të investojnë në kapacitete të munguara.
Jemi tani në një periudhë që flasim për pushimet e Krishtlindjes por nuk duhet të harrojmë se pushimet e fundit verore e gjetën Shqipërinë me kapacitete të ezauruara përsa i përket resorteve apo kapaciteteve turistike. Do të duhet gjithmonë që t?ia rikujtojmë vetes që për vitin e ardhshëm 2018, pothuaj të gjitha kapacitetet janë të ezauruara. Është e vështirë që të futet një operator i ri në tregun shqiptar dhe të ketë hapësira boshe për të sjellë turistë të rinj këtu. Prandaj politikat e qeverisë shqiptare shkojnë kryekëput me nxitjen e investitorëve që duhet të investojnë. Ato lehtësira që ne i kemi kaluar një nga një kur kaluam paketën fiskale janë të përcaktuara qartë. Janë lehtësira me taksa për 10 vjet, taksë për përfitimin nga biznesi. Të mos harrojmë që nga marrja e statusit special, investitorit i duhen tre katër vjet të mbarojë investimet dhe pastaj edhe disa vite të tjera që të fusë në efiçensë investimin e tij, pra është një lehtësi jo shumë e konsiderueshme. Kemi edhe lehtësirën përsa i përket zero taksën e infrastrukturës, është bërë qartësisht me qëllimin që këto të kenë impaktin e parë pozitiv në marrjen e këtij investimi. Por po ashtu ky status special që do të doja ta sqaroja përsëri edhe për opinionin publik i jepet atyre investitorëve strategjikë të cilët kanë një marrëveshje të firmosur me operatorët strategjikë që janë brand-et që afrojnë hotelet me 4 por sidomos me 5 yje. E bëjmë këtë për të garantuar që nëpërmjet operatorit strategjik, hoteleve të investuara t?u sigurojmë tre parametra shumë të rëndësishëm; e para- garantimi i cilësisë, e dyta ? garantimi i biznesit, pra emri i operatorit turistik të garantojë zhvillimin e biznesit dhe e treta- të jenë si shkolla transformimi të shërbimeve në këtë lloj hotelerie në vendin tonë. Po ashtu lehtësi fiskale që shkon për këto hotele të munguara sot në realitetin shqiptar, nuk e marrin statusin hotelet të cilat janë zhvilluar sot pra janë marrë ato që janë investime të reja, është përsa i përket zerimit të taksës së pronës për këto hotele.
Pra të nderuar kolegë deputetë, i bëjmë këto për t?u bërë atraktivë në konkurrencën e vështirë që kemi në rajon përsa i përket zhvillimit të turizmit. Të mos harrojmë se jemi në një zonë me kapacitete të jashtëzakonshme turistike, gjeopolitika na ka dhënë mundësinë që të jemi në mes të zonës më të zhvilluar turistike të botës. Jemi në zonën e Mesdheut por nuk duhet të harrojmë që jemi në mes të një konkurrence po aq agresive që vjen nga Greqia, Italia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia po ashtu. Vende historike qindra vjeçare në botën e turizmit dhe na duhet që të krijojmë lehtësira fiskale për të qenë të paktën konkurrentë me vende të tjera konkurrentë me ne si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bosnje- Hercegovina e Kosova. Pra duhet të kuptojmë që jemi në një zonë që mund të kemi kapacitete shumë të mëdha për të zhvilluar turizmin elitar, turizmin që prodhon ekonomi, turizmin që prodhon punësim, turizmin që prodhon mirëqënie, por po ashtu duhet të kuptojmë që jemi brenda një konkurrence shumë të vështirë nga vendet e rajonit. Prandaj kjo paketë vjen e plotë. Kjo paketë vjen si më e mira në rajon përsa i përket lehtësirave dhe në të gjitha rastet është një biznes i munguar për Shqipërinë që përpiqemi ta subvencionojmë nëpërmjet këtyre mekanizmave. Pra është një paketë e cila në krahasim me vendet e rajonit është më e mira sot si ofertë për investitorët strategjikë.
Përsa i përket debatit që a ka kjo shanse të jetë sigurtë, pasi pikëpyetja jonë më e madhe është që a do të jenë të mjaftueshme kjo paketë dhe këto lehtësira që ne të krijojmë një ambient të përshtatshëm për investitorët strategjikë të bashkërenduar me operatorë strategjikë.
Ju garantoj të nderuar kolegë deputetë se në pak kohë që kemi hapur këtë debat në institucionet e shtetit shqiptar, në ministrinë e Turizmit, në ministrinë e Ekonomisë, në Agjencinë e zhvillimit të turizmit dhe në AIDA, ka një sërë kërkesash të cilat në radhë të parë vijnë shumë nga investitorët shqiptarë të cilët kuptojnë se kjo është një mundësi e artë për të zhvilluar në këtë nivel elitar turizmin në Shqipëri. Po ashtu kemi kërkesa të konsiderueshme nga operatorët dhe kompanitë më të mëdha turoperatore në botë, numrat më të mëdhenj që lëvizin turizmin në botë, të cilët kërkojnë dhe kjo paketë i ka vënë në lëvizje për të patur mundësinë që emrat e mëdhenj të hotelerisë botërore kanë qenë me delegacionet e tyre në Shqipëri vetëm në fazën e diskutimit të kësaj pakete dhe kemi të gjitha shpresat dhe bindjen që një situatë e mirë edhe në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë do të japë mundësinë që kjo paketë të jetë edhe një paketë e mirë politikash e suksesshme në realitetin politik shqiptar.
Përsa i përket asaj që ngriti zonja Gjermeni në cilësinë e relatorit dua të sqaroj se statusi special jepet mbi statusin e investitorit strategjik . Pra investitorët strategjikë janë të fushave të ndryshme dhe statusi special jepet për të marrë lehtësira që unë i përmenda përsa i përket investitorëve në botën e turizmit dhe specifikisht për hotelet me 4 dhe 5 yje. E theksoj me 4 dhe 5 yje pasi kërkesat në vazhdim janë për ngritjen e një turizmi elitar në Shqipëri dhe ajo që na del edhe nga ligji i turizmit përcaktimi i zonave ku ne presim që të kemi një zhvillim më të madh turistik, por kemi nevoja me hotelet me 4 yje natyrisht kanë më pak lehtësira fiskale por që prodhojnë më shumë buxhet për ekonominë e turizmit shqiptar. Ne i kemi sot të gjitha mundësitë që të kemi zhvillime paralele, që nga zona e Alpeve, kërkesat e para i kemi marrë për Alpet për të ndërtuar të paktën 2 hotele aty, një me 5 dhe një me 4 yje aty dhe ne do të kalojmë pas dy ditësh strategjinë e zhvillimit të Alpeve. Kemi kërkesa në të gjithë zonën e bregdetit shqiptar për të ndërtuar hotele me 4 dhe 5 yje sidomos hotelet masive që ofrojnë buxhete të mëdha turistike dhe po ashtu jemi duke puntuar fort në ngritjen e disa spoteve të nevojshme turistike në zonën e jugut të ri apo në zonën e Rivierës për të ndërtuar hotele të vërteta konkurruese në rajon me 5 yje.
Po ashtu është një koment i ardhur nga opinioni publik dhe nga privatët përsa i përket kësaj pakete që kjo paketë shkon vetëm për hoteleri. Paketa nuk shkon për resortet të cilat janë si real estate, pra për pasuri të paluajtshme. Kjo lehtësi shkon vetëm për resortet turistike që menaxhohen si hotele dhe për hoteleri dhe kushtet e vëna nga paketa fiskale janë të tilla që nuk lejojnë që këto lehtësira të kalojnë në pasuri të paluajtshme?. /CityNews
/CityNews
Policia britanike ka zbuluar atë që besohet të jetë fabrika ...
Pas ngjarjes së ndodhur dy muaj më parë në Torovicë, ku një ...
Ka një lidhje të fshehtë mes ngjyrës së flokëve dhe jetës se...
Memoja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit e protokollu...
Autoritetet turke kanë arritur të vënë në pranga 26 shtetas ...
Një prostitutë kanadeze i ka habitur të gjithë në përfundim ...
Durex ka publikuar disa të dhëna që tregojnë se cila është m...
Autoritetet italiane kanë dëbuar dy shtetas shqiptarë të cil...
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, së fundmi është përmend...
Kur vjen puna për shqetësime në pjesën intime, të gjitha fem...
Tetë bashki kanë fituar çmime për praktika të mira në qeveri...
Gratë kanë forma të ndryshme të vaginës, megjithatë një numë...
Bllokimi që prej një jave i rrugës Theth-Shkodër nga bora ka...
Kryetarje e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Trupi dhe organet e tij punojnë gjatë gjithë kohës, edhe kur...
Google publikoi listën e aplikacioneve, lojërave dhe përmbaj...
Shume femra përdorin seksin e tyre për të fituar famë, sidom...
Policia e Shtetit jep detaje për grupin e të arrestuarve, me...
Shenja e horoskopit është si një pashaportë individuale e ci...
Kryeministri Edi Rama, ka vendosur që mbledhjen e radhës të ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...