Qato me sipërmarrësit/ Kërkon ndihma për të prekurit nga përmbytja
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qat...
Nga ARTUR AJAZI
Duket se nevoja për psikolog është më urgjente për mësuesit , dhe jo vetëm për nxënësit. Ky konstatim ndoshta do të duhet të përmbysë opinionin dhe faktin e trajtuar shumë vitet e fundit sipas të cilit ?psikologu shumë i nevojshëm në shkolla për nxënësit problematikë?.
Por duket se shenja e barazimit po vendoset edhe për një pjesë mësuesish. Kjo për faktin sepse kohët e fundit, nga prindër dhe të afërm të nxënësve, në pothuajse të gjitha shkollat 9 vjeçare, dhe të mesme po tregohen dhe denoncohen akte dhune psikologjike, apo edhe shfaqje depresioni nga mësueset e klasave të 8 dhe 9 dhe ciklit të ulët.
Në dy javët e fundit, qindra denoncime dhe ankesa kanë vajtur në drejtoritë arsimore të rretheve dhe Ministrinë e Arsimit , nga prindër që shfaqin shqetësimin e tyre të ligjshëm ndaj fenomeneve negative, që kanë konstatuar në shkollat ku fëmijët e tyre mësojnë.
Prindërit ankohen se ?në shkolla ka mësues dhe mësuese që konsumojnë më tepër kohë me celularin se sa me shpjegimin e mësimit, më tepër i stresojnë fëmijët dhe nxënësit se sa i japin atyre dije, më tepër tregojnë mungesë takti dhe edukate, se sa u përshfaqin fëmijëve shembullin e mirë të edukatorit, gjë e cila ka sjellë më shumë deformime dhe strese tek nxënësit?.
Nga ana e saj Ministria e Arsimit po u delegon DAR-eve në rrethe të gjitha shqetësimet dhe problemet e mbërritura në portalin e atij institucioni, dhe kërkon nga drejtuesit e rretheve verifikimin, konstatimin e rasteve dhe marrjen e masave urgjente . Burime zyrtare thanë se ?shqetësimet dhe ankesat më të shumta ishin veçanarisht nga Tirana, Elbasani, Durrësi, Peshkopia, Fieri, Berati etj, dhe kryesisht nga mësues të ciklit 9 ?vjeçar dhe të mesëm. Shqetësimet e prindërve nuk kanë munguar të mbërrijnë edhe në redaksitë e gazetave.
Një prind nga Elbasani i deklaroi se ?vajza ime pothuajse çdo ditë vjen nga 9 vjeçarja dhe më tregon me frikë skena të cilat e kanë shokuar atë, dhe nxënësit e tjerë të klasës saj. Skena të bëra pothuajse çdo ditë demonstrativisht nga mësuesja, duke nisur nga bisedat e gjata në celular në orarin e mësimit, sharjet, debatet në prani të nxënësve me telefonuesin e saj, e duke përfunduar tek ndonjë xhest i dhunshëm, depresiv me të cilat ajo shoqëron orët e mësimit?.
Duke vazhduar denoncimin e saj gruaja nga Elbasani tha se ?ky vit ashtu si edhe vitet e tjera mësueset e shkollës ku mëson vajza ime, ka nisur sërish me të njëjtat avaze, forma dhe metoda stresante dhe të lodhshme për fëmijët, shpjegimin e mësimit, komunikimin me nxënënësit, ku konstatohet se nuk kanë takt fare, në çdo problem dhe detaj të orëve të mësimit, dhe më kryesorja mbetet fakti, se kur vajza më vjen në shtëpi më thotë se ?nuk shkoj më tek ajo shkollë, mësuesja vetëm bërtet, zihet me dikë në telefon, shan, fyen dhe bën xheste me duar dhe këmbë, kurse ne strukemi poshtë bankave me njëri-tjetrin?.
Këtë fakt tronditës prindi nga Elbasani e ka treguar edhe tek DAR, si dhe e ka bërë prezent edhe tek portali MAS, ndërkohë që ka nisur verifikimi problemeve të shfaqura në disa shkolla. Raste të ngjashme janë denoncuar në redaksi edhe nga qytete të tjera. Një prind nga Durrësi deklaroi se ?djalin tim në shkollën e lagjes 13 e streson çdo ditë mësuesi kujdestar. Nuk ka javë që nuk i kërkon lekë për fletore, për fotokopjet, për perdet, për shkumsat, aq sa ja ka nxirë jetën gjithë klasës, në DAR na përcjellin me premtime dhe fjalë të bukura?.
Duket se nevoja urgjente për psikologun në shkolla, ka kaluar në vendin e parë për vetë mësueset, të cilat debatet, problemet dhe të gjitha ngarkesat negative të bartura nga familja apo rrethi i tyre i ngushtë shoqëror, ja zbrazin ndoshta pa dashje nxënësve në klasa.
Wshtë e papranueshme të mësosh dhe zbulosh që një mësuese arrin deri aty sa flet me minuta të tëra, ose gjatë gjithë orës së mësimit me celularin e saj, është e papranueshme të mësosh dhe të dëgjosh nga goja e prindërve të shqetësuar se si, një mësuese, edukatore e brezit të ri, përdor fjalë fyese në klasa si ?fyçkë, budallaqe, or debil? dhe të heshtësh duke mos marrë asnjë masë.
Drejtoritë e shkollave dhe DAR-et në rrethe, duhet të atashojnë me urgjencë psikologun në institucionet e tyre pikërisht për mësuesit,(kryesisht ato të portaleve) pasi duket se ata janë të parët që kanë nevojë për relaksim mendor, dhe uljen e nivelit të depresionit që i shoqëron qysh herët në mëngjes derisa mbaron orari mësimit.
Nxënësit në shkolla duhet të jenë të qetë, kurse prindërit duhet të kenë besimin e patundur se, fëmijët e tyre në shkolla mësojnë dhe formohen nga mësues normalë dhe të aftë profesionalisht. Denoncimet kanë ardhur nga prindër që fëmijët e tyre i kanë në pothuajse të gjitha shkollat kryesisht në ato 9 vjeçare, ndërkohë që apelojnë tek MAS dhe DAR-et e rretheve të tyre për të verifikuar, kontrolluar, por edhe për të marrë masa drastike ndaj çdo mësuesi ose mësuese, që problematikat familjare e personale i përshfaq dhunshëm të shoqëruara me veprime depresive, në klasa me nxënësit.
Prindërit shprehen të shqetësuar për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre, dhe shpesh po kërkojnë largimin nga njëra shkollë tek tjetra. Por kjo nuk është zgjidhja e duhur, pasi në rast se drejtoritë e shkollave nuk kanë fuqi ligjore, dhe heshtin për veprime të tilla të ndonjë mësuesi depresiv, duhet të jenë drejtoritë arsimore, që duhet të ndërhyjnë me forcën e ligjit dhe rregulloreve të miratuara nga MAS, për të flakur nga shkollat ato mësuese që nuk janë të afta jo vetëm profesionalisht, por edhe psiqikisht për të qenë edukatorë të brezit të ri.
Nga ana tjetër MAS, duhet me urgjencë të fusë kryesisht në shkollat 9 vjeçare, psikologun për mësuesit, (kryesisht mësuesit e rinj) pasi mjaftojnë rastet e denoncuara në media për të mos e vonuar asnjë ditë të vetme zgjidhjen e kësaj problematike, e cila ka sjellë situata të rënda në klasa shkollore të vendit, që deri sot kanë qenë mbajtur ndoshta të fshehura.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qat...
Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forc...
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi i ka drejtuar sot një me...
Presidenti Ilir Meta ka me medaljen artë të shqiponjës ish...
Kryetari i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili sërish s...
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Leonard De...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtje...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në cere...
Të gjithë mjekët e urgjencës në spitalin QSUT në Tiranë kanë...
Shqiptarët nëse ju heq bukën, ujin, i lë pa drita, i përmbyt...
Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mund të quhet thjeshtë...
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme te Unaza e vogël n...
Kryetarja e LSI, Kryemadhi gjatë qëndrimit në Washington, e ...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish- kryeministri Sal...
Shqipëria tani ka një front opozitar por dy parti kryesore p...
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ...
Në dy ditët e fundit ka një raportim nga media e njohur si o...
Nga konferenca “Politikat në mjedisin e punës”, ministri i F...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...