web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbytjet në Shqipëri/ Çfarë deklaronte Rama në vitin 2010 e çfarë deklaron sot?

2 Dhjetor 2017, 11:22, Aktualitet CNA

Një video e vitit 2010, ku shfaqet kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryetar i PS që fliste për përmbytjet e ndodhura në atë vit, është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

?Në rast se ka një qeveri që qeveris është e pamundur të ndodhin të tilla katastrofa. Ka mundësi që arsyeja e jonë të pranojë se nuk ka patur shira të tillë në të shkuarën? I njëjti shi e zhyt deri në gjunjë, Bathoren, Pakuqanin e  rrethinat e Tiranës, ndërkohë që nuk ndodh e njëjta gjë me Tiranën?, deklaronte Rama në vitin 2010.

Ndërkohë sot që është në postin e Kryeministrit, Rama flet për pamundësinë edhe të shteteve më të fuqishme për të përballuar situata të tilla.

?Përballë këtyre situatave shteteve shumë më të zhvilluara se Shqipëria ndodh të gjunjëzohen më keq. Njësitë logjistike janë të pamjaftueshme përballë tërbimit të natyrës. Ne jemi sot të mirëorganizuar dhe duhet të vazhdojmë në çdo orë të bëjmë detyrat tona.  Nesër presim një situatë aspak të lehtë sidomos në zonën poshtë. Shpresojmë që do t?i përballojmë me maksimumin e eficiencës?, deklaron Rama sot./ CityNews





Lajmet e fundit nga