web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentohen dy makina/ Shqiptari ther me thikë grekun

2 Dhjetor 2017, 09:50, Aktualitet CNA

Një aksident mes dy automjeteve që drejtoheshin nga një shqiptar dhe një grek ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Kretë.

Pasi makinat janë përplasur me njëra- tjetrën, drejtuesit e tyre kanë dalë jashtë dhe kanë filluar të grinden me njëri-tjetrin.

Më pas, sherri ka degraduar në dhunë, ku mësohet se shqiptari ka goditur me thikë disa herë shtetasin grek dhe shokun e tij.

Sipas raportimeve të bëra nga mediat greke, shqiptari pasi ka qëlluar me thikë është larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa dy grekët e plagosur janë dërguar në spital./ CityNews





Lajmet e fundit nga