Historia frymëzuese e çiftit shqiptar: Aksidenti që i ndryshoi jetën pak para dasmës
Suela dhe Florenci ishin çifti që mbrëmjen e djeshmë përlotë...
Nëse e Edi Ramën e vendos para faktit, ai thotë gjithmonë se kjo është qesharake. Qesharake ishin uljet e avionëve piper në Divjakë e më pas në Ishëm, qesharake qenë lidhjet e qeverisë së tij me drogën, qesharake përgjimet, qesharake pyetjet e gazetarëve.
Kështu u shpreh dje edhe për palmat. Akuzat se ishin ato shkaku i përmbytjes së autostradës Tiranë ? Durrës janë qesharake, por ama vetë në mbledhjen e Shtabit të emergjencës shkoi më tej, teksa kërkon përgjegjësit e ngjarjes. Ja çfarë tha:
?Shqetësim ka qenë bllokimi i autostradës Durrës-Tiranës, por dëshiroj të ngre një problem që meriton vëmendjen post?menaxhim të gjendjes. Në shumë akse ka ndërhyrje të paligjshme dhe ka ndërtime pa leje, ndërhyrje në shtrat e lumenjve dhe kanalizimet.
Në autostradë u rrezikun jetë njerëzish. Mendoj që pas kësaj situate ministria, policia, emergjencat, IKMT duhet të bëjnë një vëzhgim për përgjegjësitë administrative dhe penale. Këto subjekte duhet të mbajnë përgjegjësinë për këtë që ndodhi.?
Vetëm një vit më parë, në 8 nëntor ju përmbyt autostrada dhe bizneset e mëdha të autostradës, i shkruan një letër dhe i thonin që dekorimi i palmave mbylli ose ngushtoi kanalet. I kërkonin të ndërhynte që kjo situatë mos të përsëritej, sepse humbjet një vit më parë ishin mbi 10 milionë dollarë. Bëhet fjalë për sipërmarrje dhe emra biznesmenësh që ia përmend Lulit kohët e fundit në çdo seancë të Kuvendit.
Por, edhe dy vjet më parë, po në nëntor, kreu i Shtabit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi hodhi akuza ndaj inxhinierëve projektues të autostradës Tiranë-Durrës që kanë përmirësuar anën estetike duke vendosur drita dhe palma, por nga ana tjetër nuk kanë menduar për funksionalitetin e saj duke ngushtuar kanalet kulluese të ujit. Prençi i ftuar në studion e Report TV në vitin 2015 kërkoi ndjekje penale për inxhinierët që kanë bërë projektin e rrugës duke i lënë kanalet kaq të cekëta. Ja çfarë ka thënë ai në këtë intervistë:
?Nuk jam me profesion inxhinier, por dua të them që niveli i kanalit në të dyja anët e autostradës është ngushtuar dhe është cektuar, nuk është studiuar mirë niveli i prurjeve.
Në një projekt shtetëror, ku merren mijëra euro nuk pyetet drejtori i Emergjencave, ai mund të pyetej më parë. Segmenti nga ura e Kasharit deri te kthesa e Kamzës është rikonstruktuar, por nuk është ruajtur thellësia e kanaleve kulluese, e cila duhet të ishte ruajtur patjetër.
Ky kanal si mund të bëhet më i cekët? Duhet të ishte bërë më i thellë, të lidhej me Lanën. Është gabim inxhinierik. Për mua inxhinerët duhet të pyeten, të merren në pyetje nga prokuroria, madje duhet të hetohen, sepse ne nuk kemi nevojë për rrugë të bukura, por për rrugë funksionale.?
Kanë dy vjet që ia thonë këtë punën e palmave dhe kanaleve, madje nuk ia thotë Sali Berisha që e ka zët, por ia thonë të vetët, ata që në sipërmarrje i kanë privatizuar shtetin me PPP-të ose drejtues të lartë të administratës së tij, sepse dielli nuk mbulohet me shoshë.
Vetë Edi Rama, kur mbaroi sistemimi i palmave në autostradën Tiranë ? Durrës tha që bëmë mobilimin e rrugës dhe kështu do të mobilojmë rrugët e tjera. Përdori fjalën ?mobilim? për të rrëfyer që rruga, Tirana, Shqipëria është shtëpia e tij dhe ai ka për borxh ta arredojë. Prandaj, ?mobiljet? dhe ndërrohen. Kur vëmë palma ndoshta na duhet ta ngremë pak kuotën e kanaleve, ndaj e ngrejmë. Pastaj, kur na mërziten palmat i fusim ca pisha, ndaj kushedi çfarë do i bëjë kanalit që t?i dalë mobilja hijshëm në vend të vet.
Por, edhe sikur ta zëmë ka Rama të drejtë, ia kanë zënë kanalet bizneset, ia kanë bërë me hile që t?i sabotojnë kryeveprën palmore, përse nuk i gjeti përgjegjësit këto dy vjet. Kanë dy vjet që ia thonë dhe jo në fshehtësi dhe vetëm me Memo, por në televizor, radio dhe gazetë. A është përgjegjësi kryesor Edi Rama që fle gjumë, nuk merr masa për dy vjet dhe më pas atje rrezikohen jetët e njerëzit që ai i qeveris?
Kryetari i qeverisë është përgjegjësi numër 1 për atë rrugë që e ka inspektuar shumë herë para se të mbaronte dhe kujdesej për çdo pemë. Pa dyshim që e dinte punën e kanaleve, por me lehtësinë e papërballueshme të qënies vendosi t?i mbyllë ato, si atëherëe kur i shkoi shtyllës së elektrikut me sëpatë në dorë. I tillë është dhe do mbetet. Vetëm formë, aspak përmbajtje.
Prandaj, meqë po kërkon përgjegjësit që rrezikuan jetë njerëzish, mjafton t?i themi që kryesorin e kishte dje të ulur në krye të tryezës së Shtabit të Emergjencës./ 27.al
Suela dhe Florenci ishin çifti që mbrëmjen e djeshmë përlotë...
Situata e lumit të Vjosës duket se po del jashtë çdo parashi...
Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ka dalë vetë në terren ...
Ndërsa një djalë i ri i sëmurë po transportohej me zetor, në...
Pas një stine konfliktuale dhe të përndezur politike, e mbus...
Si çdo vit edhe këtë herë revista “Love” ka rezervuar një ka...
Fotomodelja kosovare ka zgjedhur që t’i çmend fansat e saj m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish sot për situ...
Qëkurse është bërë pjesë e ekranit, Luana Vjollca ka rrëmbye...
Politikën shqiptare e ka bashkuar sot situata kaotike e krij...
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedi...
Një aksident mes dy automjeteve që drejtoheshin nga një shqi...
Instagrami është duke u hedhur në erë me fotot e udhëtarëve ...
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka komentuar mbrë...
Në lidhje me situatën e përmbytjeve në Shqipëria ka reaguar ...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zh...
Dy elektricistë janë ndaluar nga policia e Fierit, pasi akuz...
Mbrëmjen e sotme në ekranin e televizionit “Klan” do të tran...
Përmbytja e autostradës Tiranë –Durrës, në të cilën u dëmtua...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar fryrje të mëdha të...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...