FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 46 kundër qeverisë
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Që kur u largova nga Montreali pothuajse dy muaj më parë, kisha shansin të vizitoja Londrën, Parisin, Belgjikën dhe disa vende të Ballkanit. Surpriza më e këndshme ishte padyshim zbulimi im i Shqipërisë. Kështu e fillon artikullin Marie Michele për median kanadeze të specializuar për meshkujt dhe për modën, Ton Barbier, publikuar në nëntor.
Por çfarë dimë ne për këtë vend? Nga ana ime, dhe këtu bëj veten me faj, para se të shkoja atje, e vetmja gjë që dija, përveçse dikur ka qenë në luftë, referenca ishte që ky ishte vendi, ku vëllai i Ron gjeti dragonët (tek Harry Potter).
Nga ana tjetër, ndoshta keni dëgjuar për Kroacinë, në një mënyrë të mirë. Ju keni parë ujërat e saj të kristaltë dhe ishujt e saj. Epo, më besoni fjalë-për-fjalë, kur them, ?Shqipëria është Kroacia e ardhshme. Me të vërtetë?.
Më poshtë autorja jep pesë arsye pse turistët duhet të marrin avionin drejt Shqipërisë përpara se ai të bëhet shumë popullor për turistët.
Ujëra të kristaltë keni parë, por jo si në jug. Një blu e thellë me shumë tone dhe një qetësi që të relakson, kjo është një pamje e përkryer për ta vendosur në instagram. Në zonën e Ksamilit ku është plazhi që shihni në foto, secili restorant ka plazhin e tij të vogël privat dhe nëse shkon për të ngrënë atje, ju mund të shijoni qetësinë e qoshes të parajsës, si dhe të përdorni karriget e plazhit falas.
Njerëzit e këtij vendi kanë një mikpritje që është jashtë të zakonshmes. Ata ju përshëndesin në rrugë, ngushtohen në autobus që t?ju lirojnë vendin dhe kanë një buzëqeshje ngjitëse. Edhe pse është një destinacion popullor gjatë javëve të pushimeve evropiane, shqiptarët nuk kanë ende shumë vizitorë në vendin e tyre. Ata janë të sinqertë dhe kurrë këmbëngulës, madje edhe në dyqanet dhe vendet e shërbimeve turistike, ndryshe nga disa vende ku ndonjëherë ju duhet të jeni të durueshëm dhe të përsërisni disa herë refuzimin tuaj kur ata duan t?ju shesin xhingëra të panevojshme. Këtu, nuk ju ngacmojnë dhe as ju shqetësojnë.
Përvoja ime në një akomodim me mëngjes në Berat ishte e jashtëzakonshme. Unë u mirëprita si e familjes. Pas mbërritjes, ata na ofruan një kafe turke për ta shijuar në tarracën e tyre të kopshtit. Gjyshi shqiptar më mori për dore, më çoi në bahçe dhe më ftoi të merrja atë që më pëlqente, duke buzëqeshur. Në mbrëmje, Lili, gjyshja shqiptare na përgatiti një darkë për 8 euro për person, duke përfshirë supë, 3 meze, një pjatë kryesore, bukë, verë dhe ëmbëlsirë. Ne përfunduam duke ngritur dolli në mbrëmje me një shishe Raki shtëpie.
Dollari kanadez vlen në Shqipëri. Me 1 dollar merrni 90 lekë, që janë mëse të mjaftueshme, madje edhe kur ke pak buxhet. Pra, ne shfrytëzuam rastin për të shpërdoruar pak. Ne madje i lejuam vetes të porosisnim ujë pa fund në restorant (përshëndes Evropën dhe shërbimin e saj pa ujë!). Merrni autobusin, porosisni një birrë ose një byrek dhe të gjitha gjërat që do t?ju kushtojnë më pak se 2 dollarë kanadezë. Ushqimet tona për tre ditë na kushtuan më pak se 17 dollarë dhe apartamenti luksoz airbnb përballë detit, 29 dollarë një natë. Në qytetin e Sarandës aktualisht po lulëzon ndërtimi, kullat me pamje nga deti midis qendrës së qytetit të vjetër dhe plazhit Ksamil po ngrihen me një shpejtësi të dukshme.
Në Sarandë, qyteti i plazhit do të thotë domosdoshmërish dhe qyteti i peshkut, këtu ka një bollëk peshqish dhe ushqimesh deti. E vendosur në anën tjetër të ishullit të Korfuzit në Greqi, do të gjesh ndikimin e madh nga musaka, gjiro dhe kallamar i skuqur. Specat e mbushur, djathi me feta i kripur, sallamet e shijshme që mund të gjenden kudo në vendet e Ballkanit janë gjithashtu në meny. Çmimet qesharake me siguri do t?ju lejojnë të bëni marrëzira.
Në Sarandë, përveç plazhit që duhet vizituar absolutisht, do të gjeni rrënojat e Butrintit, që datojnë në shekullin e katërt, po ashtu dhe kalanë e Sarandës, me pamje nga deti.
Dashamirët e natyrës dhe ecjes, do të shpërblehen. Luginat malore të lënë pa frymë. Ato gjenden në rrugën dinarike, shtegun e kalimtarëve. Merita për këtë zbulim shkon tek një bashkëpunëtor i mëparshëm i cili ndau një artikull rreth shtigjeve ballkanike. Kjo rrugë kalon nga gadishulli i Sllovenisë në Maqedoni.
Një itinerar me një vizitë në Maqedoni dhe Shqipëri gjithashtu mund të jetë një kombinim i mirë. Unë rekomandoj Liqenin e Ohrit, një nga liqenet më të vjetra në Evropë. Në qendrën e tij, liqeni është kaq i thellë sa që nuk ngriu plotësisht në epokën prehistorike, gjë që shpjegon mbijetesën e disa llojeve të peshqve prehistorikë.
Atëhere, çfarë prisni për të prenotuar pushimet e ardhshme?, përfundon artikullin Marie Michele për Ton Barbier. Burimi:Monitor
CityNews
Nga Agron GJEKMARKAJPrej dy ditësh, mbi vendin tonë duhia e ...
Partneri i saj u arrestua nga policia italiane nën akuzën e ...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa ...
Emina Cunmulaj është një nga modelet më të famshme shqiptare...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Këngëtarja Yllka Kuqi ishte e ftuar dje në emisionin “Top Sh...
Një tjetër denoncim është bërë sot nga ish-kryeministri Sali...
Situata më e rëndë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ...
Një nga femrat më të nxehta shqiptare ka habitur me publikim...
Një video e vitit 2010, ku shfaqet kryeministri Edi Rama, në...
Deputeti i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi, i cili po nd...
Moderatorja seksi Luana Vjollca ka publikuar në rrjete socia...
Në prag të Krishtlindjeve Brindizi do të lidhet me avionë ti...
Grupi në terren i Partisë Demokratike, në një deklaratë për ...
Për fat të mirë reshjet kanë pushuar, përndryshe Shqipëria r...
Dita me shi mund të jetë një makth i vërtetë për disa sikurs...
Këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar në rrjete sociale një ...
Nëse e Edi Ramën e vendos para faktit, ai thotë gjithmonë se...
Suela dhe Florenci ishin çifti që mbrëmjen e djeshmë përlotë...
Situata e lumit të Vjosës duket se po del jashtë çdo parashi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...