Deklaratet e ministres serbe/ Balla telendis deputetin e Qorit: Nuk jemi karagjozë si puna jote
Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla i është kundërpërgjig...
Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla i është kundërpërgjig...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ndoqi me shqetësim pamjet filmike të publikuara nga emisioni investigativ ?Fiks Fare? i televizionit Top Channel ditën e djeshme. Për të disatën herë dhe në periudha të ndryshme kohore, ky emision ka transmetuar ndotjen shqetësuese nga djegia e furrave të gëlqeres në fshatrat e Krujës. Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme publike, kjo çështje nuk ka marrë zgjidhje efektive, nuk është shoqëruar me forcën e duhur të reagueshmërisë që i jep ligji organeve ligjzbatuese, duke rrezikuar dhe dëmtuar jetën dhe shëndetin e banorëve të këtyre fshatrave dhe zonae përreth.
Kjo çështje ka qenë gjithashtu në fokus të veprimtarisë monitoruese të Komitetit të Helsinkit, i cili gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka kryer disa verifikime në fshatrat Borizanë dhe Kadias të Krujës, lidhur me ndotjen e ambientit të shkaktuar nga aktiviteti i paligjshëm i guroreve dhe djegies së furrave gëlqerore në këto fshatra.
Mosmarrja e masave efektive nga institucionet përgjegjëse shtetërore dhe në mënyrë të veçantë nga strukturat që kanë përgjegjësi inspektuese në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Shëndetësisë, organet vendore të Policisë së Shtetit si dhe Bashkisë së Krujës ka bërë që KShH të kontaktojë me disa banorë të Thumanës dhe të marrë autorizimin prej tyre, për të përfaqësuar çështjen në rrugë gjyqësore. Aksionet që duhet të ndërmerren nga këto institucione duhet t?i japin zgjidhje përfundimtare këtij fenomeni të paligjshëm, i cili përsëritet me efektin ?kërpudhë?.
Në këto kushte, nuk përjashtohen edhe rastet e korrupsionit të personave të proceduar dhe zyrtarëve përkatës që e kanë njohur gjendjen por që me mosveprimin e tyre e kanë toleruar atë. Gjithashtu, KShH ka siguruar dokumentacionin që hedh dritë mbi kallëzimet penale, vendimet e prokurorisë dhe të gjykatës për veprën penale të parashikuar nga neni 201, i Kodit Penal, ?Ndotje e ajrit?. Për periudhën Janar 2015 -Mars 2017, nga 11 kallëzime penale të depozituara pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, 10 prej tyre kanë qenë me nismë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe 1 është inicuar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Durrës në bashkëpunim me këtë komisariat.
Për 2 prej tyre, prokuroria ka vendosur mosfillim të hetimeve, ndër për 9 të tjerat është vendosur pushim i procedimit penal. Shkak kryesor për këtë vendim-marrje është se, akti i ekspertimit për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit nuk është realizuar në të njëjtën datë që është konstatuar fakti, por me vonesë ose pas disa ditësh (mesatarja e distancës kohore mes konstatimit matjes është 1 muaj e 6 ditë). Për pasojë, nuk është konstatuar ndotje dhe në mungesë të pasojave të dëmshme, procedimet penale janë pushuar ose mos filluar.
Në asnjë rast tjetër nuk rezulton që, Inspektorati Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Durrës dhe Bashkia Krujë, institucione që kanë detyrim ligjor për të siguruar kontrollin për mbrojtjen e mjedisit1 , sipas Ligjit nr. 10 431, dt. 9.6.2011, ?Për mbrojtjen e mjedisit? dhe Ligjit nr. 139/2015, ?Për vetëqeverisjen vendore?, të kenë denoncuar ndërhyrjet negative që kanë dëmtuar mjedisin, të kryera nga shtetasit apo subjektet e ndryshme. Nga të dhënat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë rezulton se, janë dërguar për gjykim 14 çështje për këtë vepër penale, për 13 për të cilat është dhënë vendim dënimi. Për 8 prej tyre gjykata ka dhënë dënim në përputhje me sa ka kërkuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ndërsa në 1 rast ka dhënë dënim më të rëndë. Në të gjitha këto raste është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe personat e pandehur janë shpallur fajtor.
Rezulton se, organi i prokurorisë dhe gjykata nuk kanë zhvilluar një hetim të plotë sa i takon ligjshmërisë së ushtrimit të këtyre aktiviteteve por janë bazuar kryesisht në provat e marra gjatë hetimit paraprak. KShH mendon se, organi i ndjekjes penale dhe gjykata mund dhe duhet të bënte një hetim dhe shqyrtim më të plotë dhe të gjithanshëm gjë që do t?i shërbente konkretizimit jo vetëm të personave të akuzuar por edhe të zyrtarëve publikë që kanë toleruar këtë gjëndje.
Ky hetim do të shërbente gjithashtu edhe për parandalimin e veprimeve të kundraligjshme dhe të përsëritura në dëm të shëndetit dhe jetës së shtetasve. I bëjmë thirrje organeve të sistemit të drejtësisë penale të ushtrojnë të gjithë mekanizmat ligjore që i japin fund pandëshkueshmërisë së çdo shtetasi që ushtron këto aktivitete të paligjshme si dhe të personave të tjerë që, me mosveprimet e tyre kanë lejuar zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundraligjshme në dëm të shëndetit të njerëzve. 1 Sipas nenit 62, të Ligjit nr. 10 431, dt. 9.6.2011, ?Për mbrojtjen e mjedisit? dhe nenit 26, pika 1, të Ligjit nr. 139/2015, ?Për vetëqeverisjen vendore?/ CityNews
Sipas kreut të PD –së, Lulzim Basha, pas fyerjeve të Edi Ram...
Nga Artur AJAZINga viti 1997 dhe deri në vitin 2005 (kohë k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot në parlamen...
Fejesa mes Princit Harry dhe aktores amerikane Megan Markle ...
Në vijim të replikave të gjata në parlament, kryedemokrati B...
Kryetari i PD, Lulzim Basha është ngatërruar teksa llogarist...
Kryeministri Rama i ka kujtuar Lulzim Bashës rrugën e Kombi...
Njerëzit nga mbarë bota u mahniten nga fotot e shtatzënës Em...
Deputeti Oerd Bylybashi ka hedhur poshtë akuzat e socialistë...
Choo Waihong, një grua, me profesion avokate nga Singapori, ...
Replikat Rama –Basha janë përshkallëzuar, tek investimi në i...
Me 28 Janar të 2018-ës në Los Angelos do të mbahet edhe cer...
Ndërsa ka folur investimet në impiantit e pastrimit të Elbas...
Një grua ruse ka zbuluar tradhtinë e bashkëshortit pas kësaj...
Mbushi plot Sheshin Skëndërbej në ‘Natën e Bardhë’ dhe duket...
Kryeministri Edi Rama, i është kundërpërgjigjur akuzave të ...
Astrologe Meri ka paralajmëruar se planeti Mars sot ndodhet ...
Në lidhje me situatën e përmbytjeve në Shqipëri ka reaguar e...
Në vijim të replikave në seancën e sotme të Kuvendit, kryemi...
Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar nga kreu i PD –së, Lulzim ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...