FOTO/Ja si ta kombinoni ngjyrën e zezë
Ngjyra e zezë është gjithmonë elegante, dhe për më tepër asn...
Të gjithë do dëshironim të kishim një jetë luksoze, të udhëtonim çdo javë, apo të ishim të lumtur në çdo orë të ditës sonë. Natyrisht, kjo duket e pamundur, por jo për personazhet VIP. Nëse shihni rrjetet e tyre sociale do të besoni se për ta jeta është fushë me lule, që nuk kanë asnjë problem, asnjë shqetësim dhe që janë gjithmonë statuja të buzëqeshura. Por sa e vërtet është e gjitha kjo? Edhe ata janë humanë si ne, por le të zbulojmë yjet që janë shtirur për “sytë e botës” dhe janë shfaqur në rrjetet sociale ata që në të vërtet nuk janë në momente të caktuara të jetës së tyre.
Rihanna po kalonte ndoshta periudhën e saj më të keqe në jetë gjatë marrëdhënies me Chris Brown, megjithatë në sytë e publikut këngëtarja shtirej sikur gjithçka ishte për mrekulli. Nisur që nga deklaratat nëpër intervista, apo daljet në publik ku dukeshin tejet të dashuruar, e mbi të gjitha statuset e saj në rrjetet sociale të bënin të besoje se Riri dhe Chris ishin çifti i përkryer. Kjo zgjati derisa këngëtarja përfundoi në spital e rrahur keq nga reperi.
Ata që kanë ndjekur Instagramin e Cara Delevigne, me siguri janë ndjerë ziliqarë nga jeta aktive e modeles së famshme, e cila thuajse çdo ditë postonte foto nga festat e çmendura ku merrte pjesë, apo gjatë shëtitjeve të saj në Londër ku dukej përherë e buzëqeshur. Megjithatë, në fund të vitit që shkoi Cara pranoi se gjithçka ishte shtirje, pasi po kalonte një periudhë depresive. Në deklaratën për ?Q&A?, modelja i ka lënë të gjithë pa fjalë kur tha se ?nuk donte të jetonte më?.
Është normale që shumëkush nga ne ëndërron të ketë një jetë luksoze, të jetë i rrethuar nga paratë, makinat luksoze, ari dhe veshjet e shtrenjta. Por siç ndodh rëndom asgjë nuk është ashtu siç duket. Të paktën jo në rastin e 50 Cent, i cili në llogarinë e tij të instagram na shiste jetën e tij të luksit, derisa u detyrua të deklaronte falimentin dhe të pranonte publikisht se asgjë nga ato nuk i përkiste, por i kishte marrë borxh për hir të karrierës së tij.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Kanye West. Pak kohë më parë reperi i dhuroi bashkëshortes së tij një makinë super luksoze, e më pas një unazë që kushtonte miliona dollarë, të gjitha këto i publikoi me krenari në Instagram. Madje ai është fotografuar edhe duke blerë një orë të shtrenjtë. Megjithatë, Kanye u detyrua të kërkonte para borxh, për të shmangur falimentin.
Edhe Gwen Stefani na ka gënjyer për një periudhë të shkurtër kohe. Këngëtarja e famshme kishte nisur procedurat e divorcit nga bashkëshorti i saj Gavin Rossdale, por publikisht shfaqej më e lumtur se kurrë dhe madje edhe në shoqërinë e ish-partnerit të saj që e tradhtoi me dadon. Më vonë, pas lançimit të këngës ?Used to love you?, Gwen e pranoi se e kishte vuajtur shumë ndarjen, por që publiku nuk kishte nevojë të përjetonte dhimbjen e saj.
Mes personazheve të showbiz që janë shtirur në rrjetet sociale vetëm për sytë e botës është edhe shqiptarja Aurela Hoxha. Kjo e fundit është kapur mat teksa publikonte një foto në instagram ku tregonte se ishte në Miami, por në fakt gjendej në shtëpinë e saj në Tiranë./CityNews
Ngjyra e zezë është gjithmonë elegante, dhe për më tepër asn...
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend, 16 amendamente, me...
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokr...
Aktorja e njohur turke për rolin e Hyrremit në serialin e fa...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar festat e nëntorit, 105 vj...
Marsel Selko 23 vjec emigrant shqiptar në Montekatini pasi u...
Abigail Ratchford në shumë raste e tepron me ekspozimin e tr...
Gazetarja e njohur shqiptare Lindita Çela mori pjesë si anët...
Në sheshin Nënë Tereza në Tiranë është hapur panairi “Shqip...
Shefi i Departamentit të Kulturës në PD, Arben Skënderi duke...
Një dokumentar nga CNN ka paraqitur jetën e vështirë të vajz...
Gjenerali kroat, Sllobodan Praljak ka ndërruar jetë sot, pas...
Në një intervistë për “DITA”, ish-numri dy i LIBRA-s, Mimoza...
Kompania Bitdefender ka zbuluar versionin më të ri të malwar...
Partia Demokratike e Shqipërisë, po vijon të mbajë të njëjti...
Aktori i njohur nga Hong Kongu ka gëzuar veten me një dhurat...
Në një intervistë për “DITA”, Mimoza Hafizi rrëfen përplasje...
Dy aktorët e “Portokallisë” që na bëjnë të qeshim çdo të die...
Lidhja e tij me Majlinda Zekën bëri mjaft bujë në rrjetet so...
Komisioni parlamentar për çështje të rregullores dhe mandate...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...