web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qytetarët e Vlorës: Të arrestohet kryeministri, shpalli narkoshtetin

28 Nëntor 2017, 11:33, Aktualitet CNA

Përveç festimeve për 28 Nëntorin në qytetin e Vlorës ka pasur edhe protesta kundër kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar qytetarët kanë kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për shpalljen e narkoshtetit.

Në pankarta shkruhet ?1912 Ismail Qemali shpalli Pavarësinë, 2013-2017, Edi Rama shpalli narkoshtetin?.

Në shenjë proteste, qytetarët kanë improvizuar pako me hashash në sheshin e Flamurit, duke i kërkuar Ramës llogari për mos arrestimin e Saimir Tahirit./ CityNews





Lajmet e fundit nga