Rama: Nëse këtu do të kishte lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE-në
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën sot në qytetin e Korçës në takimin e katërt mes tyre për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit. Kryeministri Edi Rama deklaroi në hapje të mbledhjes se ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme dhe shpresdhënëse. Edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se arritjet e deritanishme janë një mundësi për t’u ndjerë krenar, por se mbetet ende shumë punë për të bërë. Palët firmosën 12 marrëveshje e protokolle bashkëpunimi që prekin fusha të ndryshme
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive u parapri nga ceremonia e pritjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ndërsa më pas të dy ekipet qeveritare u ulën së bashku rreth së njejtës tryezë, në vazhdën e takimeve që e kanë zanafillën në vitin 2013, në mbledhjen e parë të mbajtur në Prizren. Të dy kryeministrat u shprehën se ajo që është bërë gjatë këtyre 4 viteve nuk është pak. Dhe për ta dëshmuar këtë zoti Rama bëri një bilanc të shkurtër të arritjeve, duke folur nëpër një sërë procedrash e tarifash tashmë të eleminuara, sikundër reduktimi i barrierave të shumta tarifore dhe jo tarifore që janë përkthyer në një rritje të vëllimit tregtar mes dy vendeve apo dhe shtimit të pranisë së bizneseve shqiptare në Kosovë dhe anasjelltas.
Zoti Rama shprehu keqardhjen për bllokimin e vënies në funksionim të Linjës së interkoneksionit 400 kilovolt mes dy vendeve, e mbetur pezull për shkak të Serbisë, ndërsa vuri theksin në vënien në jetë sa më parë të zyrës operacionale të doganave të Kosovës në Portin e Durrësit në mënyrë që të evitohen kontrollet e dyfishta për mallrat që kanë destinacion Kosovën, apo që nga Kosova synojnë tregjet e huaja përmes këtij porti.
Për të ardhmen, Kryeministri i Shqipërisë tha se palët janë dakortësuar për një qasje të re “që nxit shkëmbimet e gjithfarshme, një ndërlidhje më të madhe dhe lëvizje të shtuar të vlerave dhe kapitalit tregtar dhe atij njerëzor. Me marrëveshjet e protokollet e reja që nënshkruajmë sot, ne besojmë se do t?i japim një shtysë të re nxitjes së investimeve të ndërsjella dhe lehtësimit të mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, me vendet e rajonit dhe më gjerë. Edhe njohja e ndërsjellë e të drejtës për pension për qytetarët tanë, është padyshim dhe më së pari, njohje e mirëfilltë e lidhjeve dhe lëvizshmërisë gjithnjë në rritje mes dy shoqërive tona gjithnjë dinamike?.
Nga ana e tij kryeministri Haradinaj tha se forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve forcon peshën e tyre dhe në rajon, ?prandaj puna e mirë që kemi bërë për arritjet e këtij takimi të përbashkët dhe sot mundësia që të firmosim 12 marrëveshje e protokolle, dhe njëkohësisht puna e avancuar që do çojë në të ardhmen e afërt deri në unifikimin e doganave na bën të krenohemi por nuk mjafton?.
Marrëveshjet dhe memorandumet e firmosura pas mbledhjes përfshijnë disa fusha. Një rëndësi e veçantë i është dhënë diasporës, ndërsa palët angazhohen të financojnë mësimin e gjuhës shqipe dhe hapjen e qendrave të përbashkëta kulturore.
Nesër të dy qeveritë do të jenë në Vlorë ku do të përkujtohet 105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Atyre pritet t?u bashkohen edhe presidenti Ilir Meta dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi. /Zëri i Amerikës/
Një aksident mësohet të ketë ndodhur në dalje të Përrenjasit...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
“Ky investim i mrekullueshëm i sjell Sarandës dhe gjithë bre...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ironizuar m...
Sipas projeksioneve të CIA-s, e cila në fakt ka qenë një pr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu vizitoi nga afë...
Policia ka ndërhyrë duke arrestuar mëse gjashtëdhjetë vetë n...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar se ku do të ...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të a...
Projektet me fuqi hidrike janë 3-fishuar në dy vitet e fundi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në kryeqyt...
Rumunët u janë rikthyer masivisht shesheve kryesore të vendi...
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, janë mbledhur për të...
Policia greke ka arrestuar deri tani 11 persona, nga të cilë...
Një aksident është regjistruar pak çaste më parë në Qafë Tha...
Zëvëndës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mes...
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Qafë Thanë, ...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeveri...
Çdo ndryshim i papritur në lëkurë mund t’ju japë një ide për...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...