Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Analisti Agron Gjekmarkaj, në një koment të tij ka përshkruar frikërat e Kryeministrit Edi Rama, përballë skandaleve që kanë mbërthyer ministrat, ish ministrat apo edhe kryebashkiakët e tij.
?Mbi qeverinë e Edi Ramës duket sikur Eoli ka lëshuar gjithë erërat, që prej shekujsh kishte grumbulluar në hejbet e veta mitike! Lloj-lloj tufani a egërshane rreh mbi maxhorancën e tij. Skandale me thithëtimë murlani e dosje me lagështirë shiroku, vorbulla të padukshme e re të zeza mblidhen mbi ministrat e tij, kryebashkiakët dhe zaptijet, që do duhej t?i thërrisnim policë! Ai ndien ankth dhe si Mbreti Makbeth, sheh gjithkund fantazma që i thonë grumbullo pushtet, nëse do të rrimë të qetë në këtë shtet! E di nga leximet, me të dëgjuar e me të parë po e po, se pushteti me tepri nuk ta shton dashurinë e qytetarëve, po rrugë tjetër nuk i vegon në tejqyrë! Djalli po del nga shishja duke shqiptuar emra të përveçëm.
Duhet dominuar e sotmja se për të nesërmen ka kohë, ç?sjell dekiku, nuk e sjell ora! Pasi mori SHIK-un, po rend drejt Kryeprokurorit të Përgjithshëm pa e fshehur babëzinë. Vetëdijshëm po ngadalëson mekanizmat prej dërrasë të Reformës në Drejtësi! Duhet të fshihet informacioni, duhet seleksionuar e përzgjedhur pastaj dikush për të lexuar e devijuar akuzat në shërbim të politikës. Punëtorët e kësaj sipërmarrjeje djersijnë. Gjuha u del jashtë një pash, tek vrapojnë pickuar halli.
Trekëndëshi i shantazhit, kërcënimeve dhe frikës vërtitet si kular mbi një shoqëri, e cila harron mjerimin e vet hepuar nga kurioziteti i ngjarjeve që të shastisin. Kryeministri kujdeset që dreka e hidhur të përcillet me sheqerin e humorit të zi në fund. Ditë pas ditë, si një regjisor estrade, ndërton kalendarin e shfaqjeve. Aksione dhe ekskursione! Më i fundit në Lushnjë, ku anëtarët e kabinetit, të veshur tebdil, përveshin llëret për të hequr qeset, kanaçet, shishet mbi një zgëq diku në periferi të qytetit.
Kjo pantonimë u lexua me gajasje nga komentatorët politikë, kur në fakt duhet marrë si gjest simbolik nga ana e Timonierit. Ai u ka kujtuar vartësve të vet se ajo është puna e vërtetë që duhet dhe dini të bëni, por që falë tij, janë udhëheqësit e Shqipërisë! Me një të rrotulluar koke, u lëshon sinjalin, sus, me ndiqni symbyllur ngarkuar me mirënjohje dhe me dorë në zemër, se ja çfarë ju pret. Edi Rama po i ikën së vërtetës, teksa ajo i rend nga pas. Po e trajton atë si një virus vdekjeprurës.
E ka prerë në besë, s?dihet qysh kur. Tre muaj pasi ka pagëzuar ekzekutivin e dytë, ai nuk ngjan më si Kryeministër. Në mëngjes tenton të shfaqet si i tillë, por darka e zë si menaxher skandalesh. Ato e kanë vënë përpara si ortek, pa i lënë kohë për të bërë detyrën, për të cilën paguhet. Duket sikur gjithçka ndodh, çon ujë në mullirin e ndryshkur të Opozitës! Diçka kalon edhe në kanalet e saj të cekëta e plot myshk, por jo shumë!?, ka komentuar Gjekmarkaj./ CityNews
Profesori i shquar i mjekësisë shqiptare, që ushtron profesi...
Në periferi të Milanos në zonën e Baxhios (Baggio) policia a...
Pak ditë më parë, moderatorja sportive, Hygerta Sako ishte e...
Deputeti Ervin Bushati në një dalje për mediat ka akuzuar pr...
Duket se bikinit e saj shiten shumë shpejt, përderisa nuk i ...
Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha ka ...
Qëllimi i kryeministrit Rama është që ashtu siç bëri me kana...
Aktorja e njohur e serialit “Glee”, Naya Rivera është arrest...
Situata me motin në Qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme ës...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur nga qyteti i G...
Në një dalje për mediat, kryetari i PD Lulzim Basha ka dek...
Çmimin e parë të “Miss Universe 2017” e ka marrë bukuroshja ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e 30 vjeçari...
Studimi “Jeta informale e partive politike në shoqëritë e Ba...
Mimoza Hafizi e cila pak ditë më parë u diskutua në media pa...
Të paktën 53 civilë raportohet se janë vrarë të dielën në më...
Detaje të reja janë zbardhur nga policia greke në lidhje me ...
Një situatë mjaft e tensionuar është krijuar pasditen e sotm...
Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar sot në Gjilan për...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...