web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rasti Habilaj/ Kërkohet përgjegjësi penale dhe politike nga deputetja Elona Gjebrea

25 Nëntor 2017, 12:47, Aktualitet CNA

Deputetja e PD ?së, Dhurata Çupi, në një dalje për mediat ka kërkuar nga  ish Zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea, që të japë llogari për përfshirjen në rastin e  Habiljave.

?Elona  Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë me makinën e Habilajve. Ajo  duhet të  japë sqarime për këto udhëtime dhe  përse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve. Të përgjigjet a është takuar ndonjëherë me Habilajt nëse po, pse? A ka qenë ajo e informuar për trafikun e drogës dhe të armëve në Shqipëri. Nëse po, cilët drejtues ka informuar dhe çfarë masash ka marrë ajo? A ndjen ajo përgjegjësi morale për kultivimin e drogës në Shqipëri? Është koha  që Elona Gjebrea të marrë përgjegjësitë  e veta. Sot është dita të kërkojë falje publike dhe të bashkëpunojë me drejtësinë?, ka deklaruar deputetja Çupi./CityNews





Lajmet e fundit nga