web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Nuk ka të lënduar

24 Nëntor 2017, 12:43, Aktualitet CNA

Një banesë private në Lezhë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë, në banesën e shtetasit XH.L.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur fikjen e flakëve.

Grupi hetimor i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të renies se flakëve në banese./ CityNews





Lajmet e fundit nga