web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

863 mijë eurot e gjetura në makinën e Sotës i përkasin Tahirit

22 Nëntor 2017, 13:02, Aktualitet CNA

Në një dalje për mediat deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se shuma prej 863 mijë euro dhe patentat e gjetura në makinën e biznesmenit Sota i përkasin ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

?Paratë i përkasin Saimir Tahirit, i cili po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat për trafik ndërkombëtar droge?- tha Alibeaj.

Ndër të tjera, deputeti i PD deklaroi se edhe udhëtimi i Tahirit drejt Gjermanisë kishte këtë qëllim dhe sipas tij alibia e tij nuk qëndron, pasi babai i Tahirit ka dalë dhe ka hyrë nga Shqipëria para largimit të Tahirit.

?PD është e bindur se nisja e hetimit për pasurinë e shoferit do zbulojë pasurinë e Tahirit, të vënë nga trafiku ndërkombëtar i drogës?- deklaroi deputeti Alibeaj./ CityNews





Lajmet e fundit nga