web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria rrezikon të paguajë dy miliard euro/ Po afrohet një tjetër ‘97

21 Nëntor 2017, 12:29, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të flasë për 2 miliardë euro që sipas tij Shqipëria rrezikon të paguajë për prishjen e disa kontratave.

Ndër të tjera, Vasili paralajmëron një tërmet financiar, dhe situatë të ngjashme me atë që ndodhi pas rënies së firmave piramidale.

?Kjo shume parash është një tërmet financiar për ekonominë e vendit dhe për çdo shqiptar.
Është e barabartë me pasojat që shqiptarët provuan deri në palcë me rënien e piramidave financiare në 1997.?- shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97′.

Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave.
Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar.
Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997.
Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht.
Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart,po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer.
Mjaft u trembe, vri friken kryeminister dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi./ CityNews





Lajmet e fundit nga