web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amnistia e kanabistëve dhe mendësia komuniste në PD

21 Nëntor 2017, 17:32, Aktualitet CNA

Nga ARTUR AJAZI

Si një rrufe në qiellin e pastër, ishte deklarata e një deputeti të PD ( i deklaruar si mbështetës i Lulzim Bashës) sipas të cilit ?qeveria, Kuvendi e Presidenti duhet te dakortesohen për një amnisti të gjërë për të gjithë fshatarët, kultivues të thjeshtë të kanabisit, të dënuar apo jo deri tani. Burgjet janë mbushur me mijëra të tillë gjynahqarë, qindra jane në arrati, mijera janë nën terror nga shtetarët të cilëve u kanë paguar dhe ?haracin?. Amnistia duhet realizuar për ata që u keqpërdorën dhe vazhdojnë të keq përdoren. Drejtesia duhet të godasë stimuluesit, organizatorët, protektorët e përfituesit e vërtetë të kësaj masakre masive droge e krimi?. Pra me fjalë të tjera, deri sot PD, lidershipi saj dhe personalisht Luli e paska patur me ?gjoja? ( ashtu si edhe luftra të tjera kundër shumicës) luftën dhe demaskimin e kultivimit dhe trafikimit të hashashit në Shqipëri. Pra deri sot PD, ka bërë me sikur, ?opozitën në parlament dhe oborrin e SHQUP-it? apo edhe kur ka akuzuar qeveritarët dhe deputetët e shumicës, pasi e paska patur hallin tek amnistia.

Por përse vallë Luli nxitoi dhe hodhi për diskutim mediatik idenë e një amnistie për kanabistë, ku ta kishte hallin ? Paska dashur të amnistojë të gjithë të arrestuarit e rrjeteve të drogës, të gjithë ata që janë bashkëfajtorë në kanabizimin e vendit. Por duket se bashkë me ?amnistinë? e tyre, opozita e PD, ka dashur të justifikojë dhe të ndalë ndoshta edhe akuzat e denoncimet edhe ndaj kapove të trafikut, ashtu siç po vepron ditët e fundit Luli.

Gjithçka mund të besohej, por që PD përmes një deputeti të rëndësishëm pranë saj, të kërkonte ?amnisti? ose pafajësi për ata që janë arrestuar, hetuar dhe gjykuar për trafikun e drogës, kjo as nuk do të ishte menduar. Por ja që deklarata u bë publike, mediatike, dhe vetëm 24 orë pas bujës, Luli mblodhi me urgjencë grupin parlamentar, u foli gjatë, i dha edhe këshilla, dhe në fund deklaroi se ?deklarata e deputetit ishte thjesht private?. Kjo është opozita e Lulit, kjo është opozita e katandisur si mos më keq, e futur në një krizë të thellë përfaqësimi, në një krizë të thellë besimi, në një krizë të thellë zhvillimi programesh dhe platformash politike.

Në PD sot çdo deputet mund të kërkojë (me lejen e Lulit natyrisht) amnisti për kanabistët, amnisti për korrupsionistët, amnisti për ?të penduarit? e drejtësisë, por jo ama amnisti dhe barazi politike për ata që mendojnë ndryshe nga kryetari , apo ata që duan që kjo parti të jetë e hapur, europiane, një parti me statut dhe struktura solide drejtimi.

Sot në Partinë Demokratike mungojnë shumë gjëra që deri në 2013 ishin në vendin e tyre, kishin rëndësinë e tyre, dhe që kishin edhe funskionin e tyre. Por më e rëndësishme është, se sot PD nuk ka kauzë politike, nuk ka një bërthamë të saj nga ku lindin dhe dalin ide dhe programe drejtimi politik apo qeverisje, dhe më tepër kjo parti ngjet sot si një OJF në fazën e riorganizimit të pamundur. Duke marrë shkas nga deklarata e deputetit demokrat që kërkoi ?amnisti për kanabistët?, kam të drejtën të mendoj, a ka vërtetë përplasje në PD? Kjo pasi prej muajsh brënda gjirit të asaj partie, e cila drejtohet nga një kryetar i kontestuar nga shumica e përjashtuar, dhe përkrahet nga një pakicë e konvertuar, po ndodhin gjëra të habitshme. Shpesh në varësi të pozicionit fillestar, të gjithë ata që kanë qenë skeptikë brënda PD janë sulmuar personalisht, janë anatemuar e fyer, pa ju pranuar dhe gjykuar idetë që kanë shprehur. Kurse një pjesë tjetër brënda partisë, janë kamufluar për të bërë shpesh zhurmuesin , për ide , propozime dhe mendime fare të zakonshme.

Në këtë kontekst, ajo që bie në sy është kultura e dobët e përhershme e manipulimit, ku të gjithë merren me formën dhe jo përmbajtjen , duke pyetur se ?përse e tha, kush e nxiti që e tha, kush qëndron pas tij?, duke u shmangur nga debati racional dhe diskutimi i tij. Kjo tregon se në shumë raste PD sot udhëhiqet nga mendësisë totalitare që kemi trasheguar nga diktatura komuniste, gjë të cilën kjo parti e ka të realizuar edhe tek elementë të veçantë brënda grupit saj parlamentar.

 

 





Lajmet e fundit nga