web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja fiton në Prishtinë

19 Nëntor 2017, 19:45, Aktualitet CNA

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, si duket do të udhëheqë edhe për një mandat tjetër kryeqytetin e Kosovës.

Menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, janë publikuar edhe Exit Pollet e para.

Exit Poll-i i Klan Kosovës, e nxjerr Shpend Ahmetin e Lëvisjes VETËVENDOSJE, fitues në Prishtinë. Sipas këtij Exit Poll-i, Ahmeti merr 52.2% të votave përkundrejt 47.8% të rivalit të tij Arban Abrashi të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nëse ky do të jetë edhe rezultati final i zgjedhjeve, Shpend Ahmeti, do të vijojë të drejtojë Prishtinën edhe për një mandat tjetër. /CityNews





Lajmet e fundit nga