web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Projektbuxheti 2018/ Bode: Larg problematikave të shqiptarëve

18 Nëntor 2017, 13:21, Aktualitet CNA

Në një intervistë për gazetën ?MAPO?, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka analizuar projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2018 dhe paketën fiskale.

Ndër të tjera, Bode ka theksuar se paketa fiskale e qeverisë godet konsumin dhe buxhetet familjare.

Sipas tij, ky projektbuxhet thellon diferencat mes shtresave të shoqërisë dhe kategorive të bizneseve dhe godet më të varfërit.

Bode tha se ?Projekt buxheti i prezantuar nga qeveria dhe që mori miratimin në parlament, për mendimin tim është një projekt fiskal, i cili manifeston maturi dhe kujdes për të pasur sa më pak telashe për vetë qeverinë dhe është larg së qëni një përpjekje serioze për të adresuar problematikën komplekse në fushën e ekonomisë dhe pritshmëritë e qytetarëve.?/ CityNews





Lajmet e fundit nga