web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentoi të miturin/ Në pranga 18-vjeçari

18 Nëntor 2017, 10:32, Aktualitet CNA

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia rrugore, pasi akuzohet se duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus” me targa AA 714 SC, në lagjen  “5-Shkurti” Ballsh, ka aksidentuar shtetasin e mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se i ndaluari është Migers Zeneli, 18 vjeç, banues në fshatin Usojë, Ballsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal./ CityNews





Lajmet e fundit nga