web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doktorët gjejnë 1 kg dru dhe plastikë në stomakun e djaloshit

11 Nëntor 2017, 21:50, Aktualitet CNA

Kirurgët në Bhathinda në Indi zbuluan shkakun e dhimbjes së stomakut të një 16-vjeçari – një masë prej 1kg prej druri dhe plastike.

Arjun Sah kishte një varësi të fshehtë për të përtypur copëzat e plastikës dhe copëzat e drurit, të cilat u zbuluan gjatë një endoskopie.Kirurgët kanë ndërhyrë 2 herë për të hequr 300g materialesh jo të ngrënshëm dhe djaloshi do ti nënshtrohet sërish operacioneve për të hequr pjesën tjetër të mbetjeve.

Familja e tij e kishte shoqëruar atë tek disa mjekë, por askush nuk kishte arritur të diagnostikonte se cili ishte shkaku aktual i dhimbjes.

Rreth një javë më parë, gjendja e tij filloi të përkeqësohet pas ankesave të frymëmarrjes dhe Arjun thuhet se ndërpreu tërësisht të ngrënin.

Mjekët dyshuan se djaloshi kishte një ulçerë kur u shoqërua në spital pas humbjes së 15 kg në shtatë ditë dhe vështirësive në frymëmarrje.

Ata kryen një endoskopi dhe u habitën kur gjetën një nyjë plastike dhe me grimca druri në stomakun e tij./CityNews





Lajmet e fundit nga