Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Kryetari i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, propozoi që prokurori i ri i përgjithshëm të mos jetë një zgjedhjeve e PS-së dhe e PD-së, siç kanë bërë në të shkuarën dhe duan të bëjnë edhe tani, por ai të zgjidhet me short nga prokurorët aktualë. Në një status në Facebook, Kokëdhima përshëndeti deklaratat e ambasadorit Lu për arrestimin e politikanëve shqiptarë të lidhur me krimin, por theksoi se disa gjëra elementare duhet t’i marrë përsipër t’i bëjë vetë klasa politike shqiptare. Kokëdhima propozoi që kryeprokurori i ri i përkohshëm të zgjidhet me të vetmen mënyrë demokratike dhe asnjanëse që mund të ekzistojë në kushtet e Shqipërisë, nëpërmjet shortit.
Statusi në Facebook
Jo kryeprokuror të PS-së dhe PD-së, ai të caktohet me short
Dua të përshëndes ardhjen e dy përfaqësuesve të FBI-së që do të na ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar si dhe deklaratat pa dorashka të ambasadorit Donald Lu për nevojën e arrestimit sa më parë të politikanëve shqiptarë të lidhur me krimin e organizuar. Por ndihma e paçmuar që na japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund të zëvendësojë disa gjëra elementare që duhet t’i marrë përsipër t’i bëjë vetë klasa politike e këtij vendi.
Në fillim të dhjetorit, Shqipëria rrezikon të gjendet në një situatë ku Prokurorit të Përgjithshëm do t?i ketë mbaruar mandati dhe asgjë nuk është parashikuar deri tani për të mbushur vakuumin që do të krijohet pashmangshmërisht në krye të prokurorisë. Do të bëhemi gazi i botës dhe do t’u japim po aq gëzim kriminelëve. Në momentin kur kemi nevojë më shumë se kurrë për një organ akuze në gadishmëri të plotë, politika shqiptare shfaqet në sinkron për ta politizuar këtë moment të rëndësishëm për institucionet e vendit dhe për ta sabotuar prokurorinë. Rilindja e kriminalizuar deri në palcë përpiqet nga ky rast i artë për të vendosur në krye të prokurorisë një mëkëmbës të sajin dhe ta çojë më tutje përpjekjen e pashembullt në histori të Ramës për të përqendruar në dorën e tij të gjitha pushtetet.
PD-ja, nga ana tjetër, gjithmonë është përpjekur ta kontrollojë dhe ta përdorë drejtësinë për të mbrojtur peshqit e saj të mëdhenj dhe zyrtarët e saj të përfshirë në krime dhe në korrupsion. Sot ajo nuk është e besueshme në propozimet e saj edhe sikur ato të bëhen pa prapavijë politike.
Në të vërtetë Rilindja dhe PD-ja janë njësoj, janë bashkë, më saktë janë një. Ata shahen me libër shtëpie, por janë në marrëveshje, mbrojnë njëri-tjetrin dhe të dy palët nuk e godasin njëri-tjetrin, nuk i cenojnë peshqit e mëdhenj të të dy palëve. Ata janë të paprekshëm.
ZGJIDHJA propozon që kryeprokurori i ri i përkohshëm të zgjidhet me të vetmen mënyrë demokratike dhe asnjanëse që mund të ekzistojë në kushtet aktuale të Shqipërisë, nëpërmjet shortit. Të zgjidhet me short një nga prokurorët aktualë të Prokurorisë së Përgjithshme në postin e kryeprokurorit. Çdo zgjedhje e PD-së dhe e Rilindjes do ishte e pabesueshme, do ishte një provokacion i ri për opinionin publik të tejlodhur shqiptar.
ZGJIDHJA ju fton të kuptoni se konjuktura e partive politike që sundon sot parlamentin dhe institucionet e shtetit, e cila ka qeverisur vendin për gjithë këto vite, nuk ka për qëllim të bëjë drejtësi, por vetëm të pengojë drejtësinë!
#ZgjidhjaPërDrejtësi
Rreth orës 07:00, në Sallën Operative të Komsariatit të Poli...
“Qiellori…”Nuk mungoi Kryeministri i Shqipërisë në përrallis...
Donald Lu e paralajmëroi: “më në fund, ju shqiptarëve, pas 1...
Për të disatën herë me radhë Gjergj Dedaj është emëruar zëve...
Pavarësisht nëse keni Diabetin e Tipit 2 dhe po përpiqeni të...
Fansat e Liam Payne po çmenden mbi video e tij më të re muz...
Aksesorët e modës zakonisht janë në trend, por jo gjithmonë....
Një instruktor palestre është burgosur për 18 vjet për vrasj...
Në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, disa persona të maskua...
Çdo grua ëndërron të ketë buzë të plota dhe ekspresive si An...
Një grua e guximshme, e verbuar në një sulm të tmerrshëm të ...
Disa javë më parë, sipas mediave Kylie është shtatëzënë me f...
Gratë në mbarë botën kanë filluar të çmenden për Ivanka Trum...
Me genjeve me genjeshtra/me the prit sa te vije vjeshta/po k...
Bledi KASMIGjithçka nisi më 30 Shtator. Pikërisht atëherë ku...
Britney Spears mund të jetë një nga ikonat e të gjitha kohër...
E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, gazetarja e...
Të gjithë e njohim grupin ‘Spicey Girls’ e cila ishte kriju...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, mbrëmjen e ...
Ditët e sotme interneti është i zhytur në një tsunami me cit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...