Supermodelja tregon zënkën që kishte me Kendall Jenner
Kendall Jenner mbushi 22 vjeç, dhe shoqja e saj Bella Hadid ...
Gjykata e Tiranës ka përfunduar sot një proces të gjatë gjykimi, ndaj një padie të biznesmenit Nikollaq Nerënxi ndaj gazetës ?TemA?, për të cilën kërkonte një dëmshpërblim 50 mijë euro. Ishim nën akuzë pasi kishim publikuar një video ku Nikollaq Nerënxi ishte krah disa ekstremistëve grekë në Himarë, të cilët përfaqësuesit politikë të pakicës greke në Shqipëri, i thërrasin sa herë që e shikojnë se nuk i voton minoriteti grek në Shqipëri.
Videon e kishim marrë nga një faqe e ekstremistëve grekë dhe nuk ishte produkt i yni. Nuk kemi shkruar gjatë kësaj kohe, se nuk deshëm të ndikojmë mbi vendimin e gjykatës.
Sot Gjykata e hodhi poshtë si të pambështetur në prova padinë e biznesmenit në fjalë, i cili ndjehej i dëmtuar se ne e quanim grek.
Tani dua të them disa fjalë për profilin e këtij biznesmeni i cili merret me politikë, sa herë është në hall biznesi i tij dhe bën biznes me politikën, sa herë e gjen në hall politikën.
Ajo që më bëri përshtypje, është se ky na ka paditur ne si gazetë, pasi është ndjerë i ofenduar që ne i kemi thënë, se mbështet aspiratat e disa ekstremistëve grekë. Pra, është ndjerë i turpëruar si grek dhe kërkon dëmpshpërblim për këtë gjë.
Në këtë aspect, është për t?u vlerësuar nëse e merr sinqerisht kërkesën e tij, pasi kërkon të duket si patriot shqiptar.
Por nga ana tjetër, Nikollaq Nerënxi është në krye të një lëvizje që për interesa tërësisht private dhe familjare (jo fisnore, se fisin e ka hedh në gjyq, njësoj si gazetën ?TemA?), dhe është mburur se ka vënë në lëvizje diplomacinë greke kundër shtetit shqipar për hallin e tij.
Ka së paku një vit dhe disa deklarata të shoqatës së tij fantazëm, që flasin në emër të diplomacisë greke, për atë se çfarë do t?i gjejë shqiptarët dhe Shqipërinë, nëse nuk plotësohen kërkesat e Nerënxit.
Ne në fakt nuk kemi asgjë kundër, të plotësohen kërkesat e tij nëse janë ligjore. Nuk kemi asgjë kundër, që dhe ai të jetë njeri me kaq ndikim në Athinë, sa t?i bëjë varrin Shqipërisë, për shkak të garazhit të tij në Himarë. Vetëm të na e ndajë, a do ta mbrojmë si nacionalist grek, apo si patriot shqiptar. Se nga një anë mburret që do kthejë mijëra emigrantë në kufij, do mbyllë kufijtë për ?defekte teknike?, do bllokojë negociatat e Shqipërisë në Bruksel, e nga ana tjetër, ne na padit, duke na paraqitur si argument se ai është patriot shqiptar.
Nuk kam asgjë as me këtë veprim. Në një farë mënyre njeriu e gjen vetë veten se ku është dhe se çfarë ndjehet, shqiptar, grek apo pakicë egjiptiane. Problemi është se ky njeri në Shqipëri të padit në gjyq se do të duket më shqiptar se shqiptarët dhe tek autoritetet greke të padit si grek, se do të duket më grek se grekët.
Për shkak të dënglave të tij, mijëra shqiptarë bllokohen në kufijtë e Greqisë me Shqipërinë, pasi ai ka marrë flamurin e një greku të persekutuar në Shqipëri, ndërsa në Tiranë të padit pse i thua që po spekullon si grek dhe do të duket më shqiptar se çdo shqiptar.
Të jesh grek, shqiptar apo pakicë egjiptiane në Shqipëri, nuk është kurrfarë merite. Është çështje biologjike. Njeriu nuk e ka në dorë çfarë lind. Njeriu e ka në dorë çfarë bëhet. Problem i këtij biznesmeni është se ky do të jetë grek në Himarë, se i duhet një garazh, shqiptar në Tiranë, se do të shesë bajame, deputet me LSI, apo kryetar bashkie me PBDNJ, nëse mundet, se ka ca plane për kështjellën e Ali Pashës në Porto Palermo etj? Është rasti tipik kur e kupton se politikën shqiptare, e ka marrë peng një racë batakçinjsh, që mbajnë nga dhjetë flamuj në xhep, dhe i ngrejnë e i ulin sipas hallit që kanë. Në rastin konkret kemi dikë që kërkon që në Athinë të jetë hero, se po lufton për Himarën, në Tiranë të jetë hero se shet bajame, në Himarë të jetë kryetar bashkie se do leje ndërtimi. Nuk jemi patalogjikë kundër tij, boll të na e ndajë çfarë do që të jetë dhe çfarë do që të shesë. E pranojmë dhe si grek, dhe si shqiptar, dhe si himariot. Përveç si shitës të bajameve me krimba, se ato nuk ja blejmë dot!/Mero Baze-TemA
Kendall Jenner mbushi 22 vjeç, dhe shoqja e saj Bella Hadid ...
Blake Lively është e njohur për daljet e saj në tapetin e ku...
Nuk është sekret që interneti e pëlqen shkëlqimin. Sytë me s...
Ju duket si ëndërr? Ju mund të paguheni seriozisht për tu zh...
Shoqëruesja e nuses është një element shumë i rëndësishëm në...
Shanset janë që nëse i thua fëmijës tënd që i keni ngrënë të...
Wendy Williams humbi ndjenjat drejtpërdrejtë në emision, të ...
Për shumicën e njerëzve, termi ‘motorhome’ nuk thote luks. N...
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokra...
Skandal në Bashkinë e Fierit, ku zyrtarët vendorë japin ambi...
Pasi akuzoi Policinë e Shtetit se është në ditët e saj më të...
Nëse keni shpenzuar më shumë se një ditë në internet, ju e d...
Emisioni investigativ ‘BOOM’ në RTV Ora News denoncoi mbrëmj...
I ftuar në emisionin “Tonight”, kryetari i LZHK-së Dashamir ...
Çështja ‘Tahiri’ ishte në fokus të emisionit ‘Studio e Hapur...
Deputeti i Partisë demokratike, një herë ish-ministër i Bren...
Sipas mediave britanike presidenti amerikan, Donald Trump ka...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në Ora News, kryetari i ish-PS...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në ‘Studio e hapur’ në “News24”...
Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë Berisha, i ftuar në stu...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...