web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BOOM: Firma fantazmë e riciklimit që po mbyt me mbeturina Erzenin në Vaqarr

6 Nëntor 2017, 21:52, Aktualitet CNA

Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme masakrën mjedisore që po i shkaktohet lumit të Erzenit nga një firmë riciklimi. Firma ndodhet në afërsi të urës së Beshirit, në njësinë administrative Vaqarr. Lumi Erzen që kalon në këtë zonë është mbushur i tëri me mbeturina, madje banorët thotë se shpesh këto mbeturina digjen duke helmuar zonën me tym.

BOOM udhëtoi në Njësinë Administrative Vaqarr pranë urës së Beshirit ku kalon poshtë saj lumi Erzen, 109 km i gjatë dhe me derdhje në detin Adriatik. Grupi i xhirimit u pozicionua pranë këtij lumi për të parë masakrën që po i bëhet nga hedhja e mbeturinave në të dy krahët e bregut të tij.

Firma hedh mbeturinat në lumë, banorë: I djegin, na helmuan

Banori i njësisë: Sa mirë e ke bë ti! Do të thuash pse? Shtëpinë e kam matanë, punohen e përpunohen këto mbeturinat këtu dhe pastaj i hedhin ato që ngelin dhe i djegin.

Gazetarja: Të përpunuara apo të papërpunuara, se këto për shembull janë të papërpunuara?

Banori i njësisë: Këta i djegin, na çmendën, na helmuan.

Gazetarja: Digjen mbeturinat domethënë?

Banori i njësisë: Digjen sa të duash nga kjo firma këtu. Nuk ke çfarë të shohësh se kështu është e gjitha poshtë, komplet.

Gazetarja: Nuk është pastruar asnjëherë?

Banori i njësisë: Kush po e pastron?! Asnjë nuk vë dorë!

Nga firma vetëm heshtje, nuk ka përgjegjës, punëtorë

 

BOOM tentoi të futet pranë kësaj firme riciklmi për të folur me përgjegjësin por u përball me heshtje dhe asnjë përgjigje për masakrën që po i bëhet lumit Erzen.

Punonjësi: Këtu nuk ka njeri, çelës nuk ka.

Gazetarja: Si jeni futur ju?

Punonjësi: Jemi futur në këmbë?.

Gazetarja: S?ka asnjë përgjegjës kjo kompania e riciklimit?

Punonjësi: Jo, nuk ka.

Gazetarja: Po kush do të më kthej përgjigje për ato mbeturinat që janë hedhur aty?

Punonjësi: Po ku di unë. Unë jam thjesht punëtor.

Gazetarja: E kuptoj po nuk është e drejtë që të mbyllin derën dhe të mos kthejnë përgjigje ndërkohë që ndotin lumin. Sepse ashtu siç ndotet për mua, ndotet dhe për ty dhe për përgjegjësin tuaj.

Punonjësi: Në qoftë se do të filmosh mund ta bësh dhe andej sepse kjo është zonë private.

Gazetarja: Doja të flisja me përgjegjësin e kësaj firmës së riciklimit?

Punonjësi: Nuk ka, nuk ka punëtor, nuk ka përgjegjës.

Gazetarja: Si e ka emrin?

Punonjësi: Nuk e di, nuk e njoh, unë tani kam filluar.

Gazetarja: Ok, faleminderit!

Administratori i Vaqarrit pas verifikimit: Nuk kemi mundësi pastrimi

Burime për emisionin BOOM por edhe punonjësbëjne me dije që pas kësaj porte është pikërisht hyrja për të vajtur tek një firme riciklmi fantazëm. Gazetarja e BOOM kërkoi të bisedojë me një përgjegjës të kësaj firme por mori vetëm heshtje për këtë masakër që po i bëhët lumit Erzen në zonën e Vaqarrit.

BOOM iu drejtua Njësisë Administrative dhe komunikoi me administratorin në lidhje me hedhjen e mbeturinave në këtë zonë. Fatkeqësisht administratorit nuk i kishte rënë rruga andej dhe nuk i kishte parë megjithatë do të dilte në terren për verifikime. Nga ana tjetër Njësia Administrative nuk ka mundësi ndërhyrje sepse nuk ka mjete, kështu që vetëm të shkojë dhe të bëjë verifikimet të paktën.

Gazetarja: Ndodhem në Njësinë tuaj, isha pranë urës së Beshirit ku kalon dhe lumi Erzen dhe në fakt duhet thënë që aty është mbushur me mbeturina. Ju keni dijeni?

Administratori Gentian Myrtaj: Tani unë nuk kam dijeni si është situata, më lejoni ta verifikoj në terren. Ato do të jenë hedh qëkur dhe Njësia Admnistrative nuk ka vend shkarkimi aty sepse ka penalitete si nga Ministria e Mjedisit ashtu edhe nga INUK, do ta ndjekim.Ne si njësi nuk kemi asnjë lloj mundësie pastrimi, janë Drejtoritë e Pastrim- Gjelbërimit që mund të bëjnë pastrimet. Ne si njësi marrim shqetësimet dhe ankesat e qytetarit.

Gazetarja: Ju nuk keni asnjë mundësi ndërhyrje?

Administratori: Jo, nuk kemi mjete. Janë drejtoritë në bashki që merren me të gjitha problematikat që mund të kemi.

Në lidhje me konstatimin e bërë në terren, emisioni BOOM ju drejtua Ministrisë së Mjedisit dhe Inspektoriatit të Mjedisit duke i vënë në dijeni për situatën me shkresë zyrtare të depozituar në këtë Ministri me datë 31 tetor 2017.

Ende nuk ka asnjë reagim nga kjo Ministri apo nga Inspektoriati për këtë masakër të bërë në lumin Erzen në zonën e Vaqarrit.

/Oranews.tv/





Lajmet e fundit nga