SHBA-të nisin sulme të reja ndaj Iranit/ Trump paralajmëron Teheranin: Sillu mirë
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ku është atdheu? Ndodhet ai majtas apo djathtas? Eshtë ai fqinjësi, pyje, fusha, kombi vetiak, Europa apo e gjithë bota? Eshtë ai një kujtim ndaj fëmijërisë, apo shpresë për të ardhmen?
Pasi kandidatja kryesore e partisë ekologjiste Katrin Göring-Eckhardt në kongresin e vogël të partisë tha: “Ne e duam këtë vend. Eshtë atdheu ynë. Këtë atdhe nuk duhet ta përçajmë”, në parti u diskutua shumë. A mundet që koncepti atdhe të ketë konotacion pozitiv në Gjermani? Baza e ekologjistëve e ka të vështirë me fjalën “atdhe”, kryesia e partisë ekologjiste ka ende shumë plane me këtë. “Atdheu” duhet të jetë hallka lidhëse e koalicionit të ardhshëm mes CDU/CSU, FDP (Liberal-Demokratët) dhe ekologjistët. Me atdhe në këtë frymë kihet parasysh Gjermania. E prej kësaj rjedh detyrimisht pyetja, se për kë mund të jetë Gjermania atdhe dhe për kë jo.
Një koncept pa qeder apo i rrezikshëm?
Ka njerëz, që kanë lindur në një vend, jetojnë atje gjatë gjithë jetës dhe e quajnë këtë vend atdhe. Ka njerëz, për të cilët atdheu është një burg, prej nga ata largohen dhe më së shumti e vizitojnë atë nga ndjenja e detyrimit vetëm për Krishtlindje. Ka njerëz që e humbasin atdheun e tyre dhe detyrohen të arratisen. Këta njerëz nuk kanë privilegjin të vendosin nëse duan të qendrojnë në atdheun e tyre. E atyre që u ecën ters, priten në një vend tjetër nga njerëzit, të cilët duan ta mbrojnë “atdheun e tyre” prej “të huajve” dhe ky vend asnjëehrë nuk mund të bëhet atdhe për ta.
Në gjuhën e përditshme fjala atdhe është një koncept pa qeder. Shumica e njerëzve e përshkruajnë atë me vendin, ku janë rritur dhe e lidhin me kujtime ose me një vend, ku ata ndihen si në shtëpi. Në politikë ky koncept është më i rrezikshëm dhe përjashtues, pasi populistët e djathtë në mbarë Europën e vendosin në qendër të ideologjisë së tyre.
Pa atdhe askund
Si fëmijë mua më thonin, që Serbia është atdheu im, pra unë isha krenar të jem serb. Unë mbaja në qafë një kryq ortodoks dhe një stemë serbe. Por në këtë kohë unë asnjëherë nuk kisha qenë në Serbi. Familja ime vjen nga Bosnjë-Hercegovina. E përderisa atje kishte luftë, ne jetonim në Gjermaninë.
Ishte daja im, një kroat, i cili na mori ne në Reutlingen dhe e ndihmoi babain tim të gjejë një punë në ndërtim. Ndërkohë që 1000 km larg serbët dhe kroatët masakronin e dëbonin njeri-tjetrin reciprokisht, ne jetonim në paqe si familje.
Ndërsa Kroacia zuri vendin e tretë në Kampionati Botëror të Futbollit më 1998, unë brohorisja. Gjatë udhëtimit të kolonës së makinave të tifozëve unë si nëntë vjeçar isha ulur pas dhe valëvisja flamurin kroat nga dritaret e makinës. Flamuri kroat në dorë, stema serbe në qafë – për mua kjo nuk përbënte kundërthënie. Lufta nuk më interesonte mua. Vetëm vonë unë mësova, se portieri i shkëlqyer Davor ?uker pozonte para varrit të udhëheqësit të Ustashëve Ante Paveli?, nën drejtimin e të cilit qindra miëjra hebrej, serbë, romë e opozitarë u shfarosën.
Unë preokupohesha prej luftrave pasuese jugosllave dhe me krimet që u kryen në emër të Serbisë. Spastrimet etnike, përdhunimet sistematike, rrethimi i Sarajevës, Srebrenica. Të jetë ky atdheu im? Më mirë jo, vendosa unë. Unë mora stemën e hoqa nga varësja dhe e mbylla në sirtar. Edhe sot e kësaj dite ajo ndodhet atje. Atdheu u bë për mua diçka e keqe. Diçka për të cilin njerëzit janë të gatshëm të ndjekin urdhëra mizore dhe të vrasin.
Pasaporta, atdheu dhe të drejtat
Unë jetoj në Gjermani qëkurse mendoj. Koha më përpara nuk më kujtohet. Megjithatë Gjermania nuk u bë atdheu im. Eshtë e vështirë të ndihesh si në shtëpi, kur kërcënohesh të të kthejnë. të të dëbojnë për në një vend, që e njeh vetëm sepse ke kaluar pushimet e verës atje dhe gjuhën e të cilit nuk e flet. Për shumicën e miqve të mi patenta ishte dokumenti më i rëndësishëm, që morën kur mbushën 18 vjeç. Për mua ishte leja e pakufizuar e qendrimit.
Sot unë jetoj në Berlin dhe jam gjerman. Nuk është diçka me të cilën krenohem, apo turpërohem. Eshtë thjeshtë vendi, ku unë jetoj. Pasaporta gjermane nuk më ka dhënë mua atdhe, por të drejta. Të drejtën të udhëtoj dhe të votoj. Të drejtën të jem një subjekt politik brenda territorit, ku jetoj. Kjo nuk tingëllon ngrohtë si atdhe, por për mua është më e rëndësishme.
Në fund të “Parimi i Shprresës” të Ernst Bloch është fjalia: “Kështu në botë krijohet diçka, që shfaqet vetëm në fëmijëri dhe atje ku askush nuk ka qenë: atdheu.” Bloch u largua nga perandoria gjermane, sepse ai ishte kundër Luftës së Parë Botërore. Ai u arratis prej nazistëve, seose ishte hebre dhe emigroi nga RDGJ-ja, pasi u konfrontua me regjimin e SED (Partia e Bashkuar Socialiste në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë).
Për Bloch atdheu nuk ishte vendi, në të cilin u lind, apo kombi të cilit i përket, por një kujtim dhe mall për fëmijërinë dhe shpresën në një të ardhme, që duhet të fitohet. Një utopi, në të cilën nuk ka qenë asnjë njeri. Në veshët e mi kjo tingëllon më mirë se sa kofshë derri, xhuxh i oborrit apo ministria e atdheut./DW
Krsto Lazarevic ka lindur në Bosnjë-Hercegovinë dhe është arratisur si fëmijë me familjen në Gjermani në kohën e luftës. Ai jeton sot në Berlin, punon si gazetar dhe publicist, shkruan për media të ndryshme gjermane.
Saimir Tahiri, kishte planifikuar të arratisej nga Shqipëria...
Prokuroria ka nisur një superhetim për pastrim parash ndaj f...
Mësohet se gruaja e cila u paraqit sot me plagë të rënda dje...
Grupi shqiptar “Saz’iso” ka interpretuar mbrëmë në emsionin ...
Kosova po avancon drejt liberalizimit të vizave por se pa pl...
Nga Artur AJAZINga data 31 Tetor deri me 3 Nëntor u mbajt ek...
Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemot u ka bërë ...
Pas akuzave të opozitës për fshehje të së vërtetës për kapje...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohë...
Pas disa orësh pritje, më në fund është zgjidhur situata e k...
Humbja e pajisjes së llojit tablet, brenda të cilës ndodhesh...
Mesditën e sotme në spitalin e Lezhës ka mbërritur një grua ...
Fakti që megjithse kanë kaluar më shumë se katër muaj nga fi...
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) i ka kërkuar Rusis...
Pas kontrolleve në terren, tatimet, që janë në kulmin e aksi...
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla së ...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar...
Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me ngjarj...
Në doganën e Kakavijës janë krijuar radhë të gjata, pasi që ...
Veljeri amerikan Silver Apple me kapiten Bartlett Dunbar dhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...