Takimi me banorët e Zvërnecit/ Rama: Çështjen e pronave e vendos vetëm gjykata
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Nga Alban DACI
Basha, ju sot de facto dhe de jure jeni lideri i Opozitë dhe në pamje të parë e në kushtet aktuale, kandidati i vetëm si alternativë për të qeverisur vendin. Ju nuk bëni pjesë tek ato lider që kanë dalë nga ngjarjet dhe momentet historike të vendit, mes turmës së njerëzve dhe fakteve tronditëse. Për këtë arsye ju, nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë lider populistë, por kjo nuk ju pengon dhe nuk do ju pengojë që ju të jeni lider i suksesshëm dhe i dashur nga qytetarët. Ndoshta ka marrë fund epoka e liderëve populistë në Shqipëri dhe i fundit i llojit të tij, ishte doktor Berisha, i cili pavarësisht rrethanave, mbetet edhe sot një faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare. Them ndoshta ka mbaruar epoka e liderëve populistë, por kjo sipas meje nuk është krejtësisht e përjashtuar duke pasur parasysh se vendi po shkon drejt një krizë të rëndë politike, institucionale, ekonomike dhe ekstremizmi i krizave krijon kushte optimale për të prodhuar liderë populistë, që jo gjithmonë janë të dobishëm, sepse forca e madh popullore që fitojnë për shkak të rrethane i stimulon ata të kalojnë limitet e të mundshmesh e shpesh me dashje ose padashje bien në gabime të mëdha historike me pasoja të përgjithshme të rënda në faza të ndryshme kohore. Pra, nuk jam plotësisht i bindur se ka mbaruar koha e liderve populistë, por ju keni fatin më të madh të jeni lider jo populistë në një kohë kur populizmi është në krizë. Kjo situatë është aktualiteti dhe nuk mund të jetë një situatë konstante në kohë dhe me orientim permanent e për këtë arsye është më mirë për ju dhe epokën tuaj ta shfrytëzoni dhe ta konkretizoni në sukses personal, por edhe në një alternativë suksesi të përgjithshëm.
Basha, të jesh lider do të thotë të kesh përgjegjësi dhe përgjegjësia përkthehet në një mundësi reale për të ofruar shërbime, modele politike e shpresë tek njerëzit për të besuar se një ardhme më e mirë i pret. Fakti se ju, aktualisht jeni lider i Opozitë dhe alternativa e vetme për të qeverisur shqiptarët, e them e vetme, në kushtet aktuale, sepse me thellimin e krizës së sistemit politik, ekonomik, social dhe ekonomik, krijohet dhe thellohet më shumë mundësia që edhe ju me lidershipin tuaj të ktheheni në demode për shqiptarët, dhe rrethanat apo situatat të krijojnë e të afirmojnë lider të rinj, ndoshta populistë e ndoshta krejt të jashtëm e të panjohur nga establishmenti i lidershipit aktual, ose më saktë të koncertit politik aktual që shqiptarët njohin. Fakti se ju jeni lider aktual dhe me mundësi reale për të qeverisur vendin si një alternativë e re, duhet të reflektoni këtë status quo e mbi të gjitha këtë situatë anarkike me natyre neutrale, për të realizuar ato ide që ju keni në mendjen tuaj prej politikani e që sigurisht duhet të prekin realitetin social të qytetarëve me qëllimin për tu përmisuar atyre standardet e jetesës dhe mbi të gjitha të demokracisë. Kjo situatë neutrale anarkie pa rival në horizont, që nuk do të zgjasë përgjithmonë, duhet të shfrytëzohet më së miri nga ju për të arritur marrjen e pushtetit, qeverisjen e vendi që duhet të konceptohet si shërbim ndaj qytetarëve dhe vendit. Nuk jam shumë për liderë që prodhohen e afirmohen në situata ekstreme si pasojë e krizave të vazhdueshme, sepse këto liderë populistë, me mbështetje të gjerë dhe të dëshpëruar të qytetarëve, shpesh kthehen në modele diktatoriale ose në egoizma të pangopura për pushtet të përhershëm dhe në shërbim personal. Pra, jam më shumë për format institucionale të afirmimit të një lideri që vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe pa shumë ngarkesa të mëdha emocionale e për më tepër pa forcave e turmave, që sipas Le Bon, nuk kanë logjikë dhe janë të orientuara për dhunë.
Basha, këtë artikull po e shkruaj duke u nisur nga fakti se me formim personal jam i djathtë, por sigurisht i një të djathte të reformuar me ndjenja të forta sociale dhe të welfare state. Nuk ju shkruaj vetëm për faktin se jam i djathtë, sepse e djathta dhe e majta gjithnjë e më shumë po vaniten si ndarje ideologjike, sepse tashmë ka vetëm një kriter ndarje, cilësia e qeverisjes, programi i qeverisjes dhe koncepti ose metodat efikase për reformim. Pra, më shumë se sa i djathtë, në këto momente të vështira për vendin, ju shikojë si alternativa e vetme për të shpëtuar vendin nga situata të rrezikshme që janë krijuar si pasoje e krizës ekonomike, punësimit, mirëqenies, menefregizmit të politikës ndaj cilësisë së qeverisjes, zbehjes e goditjes së Shtetit të së Drejtës pikërisht nga ata që e simbolizojnë atë, pra nga drejtuesit e Ekzekutivit dhe të institucioneve të tjera, rritjes dhe kthimit të korrupsionit në sistem. Kjo lloj situate aktuale nëse do të jetë e vazhdueshme do e dërgojë vendin në disa faza të tjera, në të cilat lidershipi juaj do të marr fund, kaosi do të sundoje dhe në mesin e kaosit të dalin lidere populistë që do të krijojnë kushte për pushtet absolut dhe do të ofrojnë zgjidhje afatshkurtra me pasoja të rënda. Unë, nuk dua që vendimi im të shkojë në këtë rrugëtim, por nëse ju nuk e merrni seriozisht çështjen e liderit dhe nëse nuk reflektoni në kohën që jetojmë, me keqardhje them se vendi jonë do të shkojë drejt zgjidhjeve të reja që do të jenë si pasojë emotive e turmave duke prodhuar situata entuziaste për momentin, por negative e me pasoja për të ardhmen.
Me thënë të drejtën z. Basha, ju ndjek vazhdimisht në çdo aksion apo dalje publike që bëni, ju ndjek edhe kur heshtin dhe shtireni se nuk po bëni asgjë, ju ndjek si qytetarë që kërkon shpresë dhe alternativë për vendin tim, por ju ndjek dhe ju studioj si produkt të shkencave politike dhe në optikën e lidershipit. Kam arritur në konkluzionin se ju jeni lider institucional, sepse keni limitet tuaja politike, nuk ju pëlqen të thyeni tabu dhe përgjithësisht ju pëlqen ruajta e establishmentit politik, sepse vetë ju jeni rezultat i kësaj ruajtje. Nuk keni spontanitet në karakterin tuaj prej politikani edhe pse spontaniteti është shumë i rëndësishëm në politikë, bashkë me ligjin e riskut, sepse në shumicën e rasteve sjellë inovacion dhe ofron modele të reja. Pra, ju nuk jeni e nuk do të jeni lider populistë, nuk keni karizëm të fortë politike, nuk keni oratori të jashtëzakonshme, por keni formimin dhe eksperiencën e duhur institucionale për tu afruar shqiptare një qeveri më të mirë se sa kjo aktualja. Mungesa e cilësive të një lideri populistë nuk do ju jap ju mundësi të jeni kurrë një lider i fortë, por nuk do të ju pengojë të jeni një qeveritar i suksesshëm. Madje, ndonjëherë lider të natyrës tënde, pra lider institucional, janë më të suksesshëm në qeverisje, sepse nuk ndjekin emocione e turmave, por logjikën e funksionimit të institucioneve dhe të ruajtjes së ekuilibrave politik dhe mbi të gjitha të marrëdhënieve të qytetarëve me politikën dhe anasjelltas. Fitorja juaj z. Basha është një fitore, ose duhet të jetë një fitore e madhe për të gjithë shqiptarët dhe ideologjia politike nuk duhet të përdoret as si pretekst suksesi, por në të njëjtën kohë as si pretekst hakmarrje dhe urrejtje politike.
Basha, duke qenë se ju klasifikojë tek liderat institucional, sepse jeni fanatik të ruajtjes së insitucioneve dhe bashkë me të edhe estabilshmentit, atëherë suksesi juaj varet edhe nga njerëzit që ju rrethojnë. Me keqardhje vëzhgoj dhe konkludoj se ju sot, nuk keni një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh (Staff) me ekspert pa eksperiencë dhe me plotë energji dhe ide krijuese. Pra, ju nuk duhet të kërkoni rreth vetës njerëz me eksperiencë, sepse nuk prodhojnë ndryshim, ju duhet të afroni rreth vetës njerëz kryesisht të rinj, të motivuar, energjik, pa eksperiencë, por të gatshëm që përmes ideve krijuese të thyejnë tabutë. Partia që ju sot keni, nuk ofron në linja të përgjithshme standarde për të bërë një gjë të tillë e kjo lidhet me natyrën e saj klasike dhe historikun apo burimet njerëzore. Staff-i juaj i ngushtë duhet të jetë diçka e jashtme nga Partia dhe kjo e fundit le të vazhdojë të ekzistojë, por duke pasur finalitet të përbashkët fitoren. Këtë gjë e ka bërë Rama me ?Rilindjen? dhe të njëjtën gjë po bën aktualisht Berlukoni. Nëse Ju dhe stafi juaj do të jeni fitues, bindës dhe të suksesshëm do të jetë vetëm partia që do ju nënshtrohet pa kushte dhe do të kthehet në shërbimin tuaj, duke bërë përjashtime të vogla të pakënaqurish që papritur do të gjenden jashtë çdo vendimmarrje si edhe për shkak të moshës, nëse nuk do të binden tek ju, do të largohen nga jeta aktive politike, por për këtë ju nuk duhet të shqetësoheni, sepse kështu janë edhe ciklet e jetës e më vonë edhe ju vetë do të jetë pjesë e një cikli të tillë.
Basha, një ndër difektet më të mëdha tuaja dhe të PD është pikërisht marrëdhënia që ju keni vendosur të keni me qytetarët, komunikimi që keni vendosur të keni me mediat, publikun dhe qytetarët. Ju duhet të kishit departamentin më të rëndësishëm në PD, atë medias ose sic mund të cilësohet ndryshe të ?komunikimi?. Sot, ky debartament është hallka me dobët që keni dhe kjo është e pafalshme. Z. Basha, nësë doni të fitoni dhe të bëheni Kryeministër, hiqni dorë nga metoda e zëdhënsve, e mbi të gjitha e marrjes se gazetarëve nga redaksite per t’i emeruar këshilltar për median apo zëdhënës tuaj. Departamenti i Komunikimit duhet të jetë i përbërë nga specialistët më të mirë të përbërë nga politolog, njohës të mirë të lidershipit dhe të strategjive elektorale. Gazetarët që vijnë nga botë e gazetarisë në Shqipëri kanë formim të vakët ose thuajse të mangët në këto drejtime e kjo lidhet me faktin që një pjesë e mirë e tyre vijnë nga shkolla e gazetarisë në Shqipëri, që me gjithë respektin është e varfër në literatura dhe në dimensionin akademik. Z. Basha krijoni një Departmant Komunikimi të fortë, me djem e vajza që kanë formime të rëndësishme universitare dhe akademike kryesisht në përëndim në fushën e shkencave politike dhe jo vetëm, që kanë marrëdhënie të mira me format e reja të komunikimit e mbi të gjitha bëjnë një lidhje të fortë mes imazhit, idesë, ngjarjes, qëllimit dhe aksionit./ CityNews
Një gjyqtar spanjoll ka shpallur fletarrest evropian për lid...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ditën e djeshme ka zhvillu...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 47-vjeç...
Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, deputetja e Qarkut t...
Orët e para të ditës së sotme dominohen nga alternime kthjel...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI21. mars – 20. prill Do luftoni fort sot për ta largua...
Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Ramush Haradinaj, pritet...
Policia Angleze ka bërë të mundur arrestimin dhe dënimin me ...
Nëse natën nuk ju zë gjumi dhe kërkoni mënyra të ndryshme që...
Një gjykatës në Spanjë urdhëroi sot qëndrimin në burg të 8 n...
DASHI 21 mars – 20 prillKëtë muaj do kaloni momente te bukur...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Forumit Rinor të Pa...
Të gjithë jemi përdorues të telefonave. Disa kanë smartphone...
Në botën moderne, gjithçka ndodh shumë shpejt, disa qytete r...
Ka një numër të konsiderueshëm të vendeve mahnitëse që vizit...
Ne jemi mësuar të shikojmë stile nga më të çuditshme nga sti...
Jemi çdo ditë me pyetjen në mendje se çfarë duhet të bëjmë q...
Autoritetet greke kanë arritur të vënë në prana 7 shqiptarë ...
Kreu i PAA-s, Agron Duka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...