web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kërcënua me jetë / Kryebashkiaku Tafani kallëzon autorin

31 Tetor 2017, 15:20, Aktualitet CNA

Pas kërcënimit me jetë të kreut të Bashkisë së Belshit, Arif Tafani, ky i fundit ka denoncuar në polici autorin e kanosjes.

Sipas Arif Tafanit, kanosësi i kishte kërkuar 300 mijë euro ose do ta vriste, kjo ka qenë edhe arsyeja e kallëzimit në polici nga kryebashkiaku.

Tafani është shprehur se kanosësi është vëllai i rivalit të tij në garë Besjon Tafani.

“Më tha që i prisha lokalin buzë liqenit. Më tha se do ta paguash me kokën tënde. Më kërkoi 300 mijë euro ose do të më vriste”, -tha Tafani për mediat.

Pas kallëzimit është bërë edhe ndalimi i autorit Rajan Tafani, 31 vjeç, vëllai i kandidatit rival të Arif Tafanit nië zgjedhje. /CityNews





Lajmet e fundit nga