Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar Socialist i është rikthyer diskutimeve dhe ankesave të deputetëve sapo është mbyllur kamera e ERTV që transmetoi live fjalën e Kryeministrit Rama. Problematike, sipas deputetëve që morën fjalën, është marrëdhënia e ministrave me deputetët, veçanërisht tani që diskutohet projektbuxheti i vitit 2018 dhe që sipas tyre, nuk ka pasur konsultime për prioritetet e investimeve në zonat e tyre.
Gjithashtu, ata kanë kërkuar që të ketë diferencime te drejtorët e shkollave që kanë dalë me rezultate të dobëta në testim, për shkak se një pjesë e mirë e tyre kanë mbështetur partinë socialiste. Por, mësohet se Kryeministri Rama ka qenë i prerë për të mos bërë asnjë tolerim mbi bazë tesere partie, por të mbajë në punë ata drejtorë që kanë kaluar testimin.
Rama u ka bërë apel deputetëve që të mos ndërhyjnë pranë ministrave apo drejtorëve të mëdhenj që të punësojnë marangozë për t?u bërë drejtues apo shefa të mëdhenj. Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, është shprehur se marrëveshja e mirëkuptimit mes deputetëve dhe ministrave ka nisur të zbatohet, ndërsa ministrat do të nisin takimet e tyre sektoriale me deputetët për projektbuxhetin e ri. Mësohet se kreu i grupit ka thirrur në zyrën e tij deputetin Ndreu dhe ministrin e Financave Ahmetaj për të sqaruar çështjen e konsultimit të ministrave me grupin parlamentar.
DEBATI NË MBLEDHJEN E GRUPIT TË PS
Bujar Çela: Zoti kryetar i grupit, meqenëse jemi në fazën e diskutimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, gjykoj se do të ishte mirë që ministrat të konsultoheshin me deputetët për të parë më konkretisht nevojat, prioritetet dhe mundësitë për investime në zonat tona. Sepse projektbuxheti, tashmë është bërë fakt i kryer, ka ardhur në Parlament dhe ne na duhet vetëm ta miratojmë.
Problemi tjetër që kisha, është një kërkesë që kam për zonjën ministre të Arsimit, që të mos e keqinformojë Kryeministrin me Memo, se po e shqetësojnë deputetët me ndërhyrje për drejtorët e shkollave, duke i kërkuar që të mbajë këtë e atë drejtor në punë. Unë do t?ju kujtoja që para se të bëhej testimi, duheshin parë gjithë ato agjenci që kanë dhënë certifikata, si të ishin institucione publike, për kualifikime për mësuesit, duke u shtuar atyre me para në mënyrë fiktive kreditet. Kjo duhej rregulluar para se të bëhej vlerësimi i mësuesve dhe drejtorëve.
Pjerin Ndreu: Zoti kryetar, ju, në emër të deputetëve, keni nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me ministrat, ku vendosej një marrëdhënie dëgjimi, konsultimi, dhënie llogarie dhe vendimi në grup për çështjet që lidhen me qeverinë dhe grupin parlamentar. Deri tani, nuk po shohim konkretisht të zbatohet sa i takon marrëdhënies ministradeputetë. Kjo është një marrëveshje shumë e mirë, që nuk ka qenë e shkruar ndonjëherë, por nëse nuk zbatohet, s?ka sens që e kemi pranuar të gjithë bashkë.
Dua të di si do të zbatohet. Ne kërkojmë të komunikojmë me ministrat për investimet në zona dhe problematikat që lidhen me to dhe nuk na dëgjon njeri. Një tjetër problematikë që vërej, është ajo me testimin e mësuesve ku kanë marrë pjesë dhe drejtorët e shkollave. Rezulton se testimin e kanë fituar drejtorët e LSI-së dhe PD-së dhe shumë nga tanët janë skualifikuar. Kjo duhet parë, sepse s?ka pse penalizohen njerëzit tanë.
Edi Rama: Do jap një përgjigje para se të iki në lidhje me drejtorët. Nuk dua t?ia di nëse ka teserë PS apo LSI, kush e meriton, do të qëndrojë në punë, kush nuk e meriton, të gjejë punë tjetër. Nuk mund t?ia lemë në dorë të të paaftëve fëmijët tanë, se nuk na nderon as ne si parti dhe as shoqërinë. Duhet të marrë fund njëherë e mirë kjo historia e drejtorëve me teserë partie, reformat do të bëhen njëlloj në të gjithë sektorët. Po jua them si Kryeministër, nuk dua të dëgjoj të hyni mik te ministrat për të bërë drejtorë apo shefa në administratë, marangozë, njerëz që nuk kanë arsimin përkatës dhe as këngëtarë apo instrumentistë në vend të elektricistëve të OSHEE-së. (largohet nga mbledhja për shkak të axhendës)
Taulant Balla: Në lidhje me Marrëveshjen e Mirëkuptimit, ajo do të zbatohet, ashtu siç është miratuar. Mjafton të bëjmë kërkesë, dhe ministrin do ta kemi në dispozicion për çdo problematikë, madje edhe Kryeministrin. Ne kemi rënë dakord që ministrat do të dalin në çdo qark në takime me administratën, deputetët, por dhe zgjedhësit për problematikat. Kjo ka filluar të ndodhë, po ashtu dhe Kryeministri. Që nesër do të nisin takimet sektoriale për buxhetin, ku aty, sipas zonave, deputetët mund të ngrenë pretendimet e tyre në lidhje me buxhetin.
Në lidhje me çështjen e drejtorëve të shkollave, Kryeministri e tha në Vlorë që do të shkarkohen 300 drejtorë shkollash. Testimet janë bërë, dhe mbi bazën e rezultateve, do të vendosen edhe njerëzit aty ku e meritojnë. Por ne nuk mund të bëjmë diferencime për të mbajtur në punë drejtorë, që në testim kanë dalë me rezultate më të ulëta se mësuesit e shkollës ku ata drejtojnë. Këtu, besoj se biem të gjithë dakord, që cilësia e shkollës nuk duhet të jetë ajo që është aktualisht dhe qytetarët presin shumë nga ne.
Mimi Kodheli: Personalisht, mbështes me gjithë fuqinë këtë reformë në arsim, e cila do t?i japë secilit atë që meriton. Nuk mund të lemë të drejtojnë shkollat njerëz që nuk e meritojnë, kur mësuesit që ata drejtojnë, dalin me rezultate më të larta se ata, sepse pastaj dihet se si drejtohet një shkollë, në kushte kur drejtuesi i saj është më pak i kualifikuar se më- suesit e tij. Me këtë duhet të biem të gjithë dakord, pa pasur parasysh emrat e përveçëm dhe kontributet partiake të tyre. /Panorama.com
Një 43-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme si pas...
Pas kërcënimit të bërë kryetarit të Bashkisë së Belshit, Ari...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në jug të Lon...
Thuajse 3 muaj më parë paralajmëruam një vizitë në Tiranë të...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Gjykata e Apelit në Shkup e refuzoi kërkesën e avokatëve të ...
Ish-kryeministi Sali Berisha, ka sulmuar me anë të një posti...
Në një intervistë për Syri.net, që do të transmetohet mbrëmj...
Vrasja e bujëshme e avokatiti grek Mixalis Zafeiropoulos, n...
Ngjarjet e fundit në Himarë kanë acaruar së tepërmi qeverinë...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, analisti Andi Bush...
Armiku, armiku, armiku! Gjenden armiq të tjerë gjatë analizë...
Sikur të mos mjaftonte çudia (apo skandali që i nxorri zbulu...
Kisha Orthodhokse e Rumanisë e ka shpallur vitin 2017 “Vit p...
Ne mendonim se Lulzim Basha po i mbledh njerëzit këto ditë p...
Pas kërcënimit të bërë kryetarit të Bashkisë Belsh nga kushë...
Polica zvicerane e Lucernës arrestoi një shqiptar 22-vjeçar ...
Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano, gjatë një interviste për...
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, publicisti Mustafa...
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokra...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...