Foto nga parlamenti/ Rama i shqetësuar gjatë seancës për Tahirin
Kryeministri Rama është parë i shqetësuar gjatë seancës së s...
Në emër të anëtarëve të PD në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka paraqitur në seancën e sotme raportin e opozitës për kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Saimir Tahirit.
Raporti i plotë i PD:
RAPORT REKOMANDUES
Për miratimin e kërkesës së Prokurorisë ?Për dhënie autorizimi për ?Arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave të deputetit Saimir Tahiri? ?
Drejtuar Seancës Plenare të Kuvendit të Shqipërisë
Hartuar nga 5 (pesë) deputetët e poshtëshënuar, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin: Dhurata Çupi, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Nasip Na?o
TIRANË, MË 21/10/2017
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në datën 19.10.2017 është vënë në lëvizje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Kjo e fundit, me shkresën nr. 9906 prot., datë 19.10.2017, ka kërkuar nga Kuvendi, dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Saimir Tahiri, si dhe për kontrollin personal dhe të banesës së tij. Kjo kërkesë e prokurorisë shoqërohet nga relacioni përkatës i arsyetuar, si dhe me provat e plota të administruara në seancën publike dhe jo publike të Këshillit, me anë të të cilit parashtrohet se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datën 17.10.2017 ka regjistruar procedimin penal nr. 313, të vitit 2017 në ngarkim të deputetit Saimir Tahiri për kryerjen e dy veprave penale të mëposhtme:
Me urdhrin nr. 2, datë 19.10.2017, Kryetari i Kuvendit thirri mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin (këtu e në vijim Këshilli për Imunitetin), duke caktuar datën 20.10.2017, ora 11.00. Këshilli për Imunitetin zhvilloi dy mbledhje në datën 20.10.2017 dhe 21.10.2017.
Në mbledhje u shyrtua kërkesa dhe relacioni i arsyetuar i prokurorisë, u konsultuan aktet provuese të mbledhura nga organi i prokurorisë, u dëgjuan përgjigjet e pyetjeve drejtuar tre prokurorëve që përfaqësonin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, si dhe u dëgjua deputeti Saimir Tahiri dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij.
Pas shqyrtimit të akteve dhe diskutimit të ?ështjes sipas dispozitave të Kushtetutës në lidhje edhe me ato të Kodit të Procedurës Penale, 5 (pesë) anëtarë të Këshillit për Imunitetin, konkluduan se Seanca Plenare e Kuvendit, duhet t?i rekomandohet miratimi i dhënies së autorizimit për ?Arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave të deputetit Saimir Tahiri?.
Nga kërkesa e paraqitur nga organi i Prokurorisë, Relacioni bashkëngjitur saj, provat e plota të administruara në seancën publike dhe jo publike të Këshillit, dhe përgjigjet e prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetin rezulton se autoritetet italiane të drejtësisë në vitin 2013 kanë filluar hetimet për faktin penal të kapjes dhe sekuestrimit të 3.5 lëndë narkotike, të llojit cannabis sativa në Itali.
Në kuadër të këtyre hetimeve, autoritetet italiane në Tetor 2017, kanë arrestuar shtetasin shqiptar Moisi Habilaj dhe disa shtetas të tjerë, të dyshuar për veprën penale të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal. Shtetasi Moisi Habilaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët ushtrojnë funksione publike në Republikën e Shqipëri, ka arritur të trafikojë ndërkombëtarisht, me destinacion Italinë, sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Me marrjen e njoftimit dhe të akteve nga homologët italianë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datën 17.10.2017 ka regjistruar procedimin penal nr. 313, të vitit 2017 në ngarkim të deputetit Saimir Tahiri, për kryerjen e dy veprave penale të mëposhtme:
Procedimi penal nr. 313/2017 është filluar edhe ndaj shtetasve shqiptarë Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Kocerri dhe të tjerë, për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim, në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të K.Penal dhe të korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë të parashikuar nga neni 245 i K.Penal.
Me përjashtim të deputetit Saimir Tahiri, për shtetasit e tjerë shqiptarë, prokuroria i kishte filluar hetimet për veprat penale të mësipërme, në kuadër të dy procedimeve të tjera penale nr. 134/2016 dhe nr. 164/2017. Pjesë e këtyre dy hetimeve të filluara më parë, është edhe veprimtaria e disa punonjësve të policisë së shtetit. Këta punonjës policie janë hetuar për përfshirjen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kryesisht në fshatrat e Vlorës, përmes veprimeve dhe mosveprimeve për sigurimin e kushteve të nevojshme, për të mos u shqetësuar nga policia e shtetit.
Të nesërmen e regjistrimit të procedimit penal nr. 313/2017, Prokuroria ka vendosur bashkimin e të treja procedimeve në një të vetëm, bazuar në nenin 79 të K.Pr.Penale. Ndërkohë, faktet e grumbulluara nga autoritetet italiane u bënë publike nga mediat italiane dhe patën jehonë të gjerë edhe në opinionin publik në Shqipëri. I gjithë opinioni publik, përmes edhe transmetimit mediatik të akteve hetimore italiane, ra në dijeni per nje organizate kriminale me …23 antare, shtetas italiane, shtetas shqiptare mes te cileve dhe familjare Habilaj, qe per te pakten 4 vjet kishin zhvilluar qetesisht trafikun nderkombetar te droges, për bisedat midis familjarëve Habilaj dhe anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, që dëshmonin për kontakte të shpeshta me deputetin Saimir Tahiri dhe për lidhje të ngushta me të, gjer tek dhënia e dhuratave dhe e shpërblimeve të paligjshme, për vehtën, familajrët dhe partinë politike të tij që t?i përdorte për zgjedhje, si pasojë e krijimit prej tij të mbështetjes dhe lehtësimit për trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.
Organet hetimore kanë zbuluar se shtetasi Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij, apo anëtarë të tjerë të organizatës kriminale, kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, një prej të cilëve është edhe deputeti Saimir Tahiri, gjatë ushtrimit të funksionit të lartë zyrtar të Ministrit të Brendshëm. Vllezërit Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë patur lidhje të ngushta me deputetin Saimir Tahiri dhe duke përfituar nga këto lidhje të ngushta dhe përmes shpërblimeve, kanë arritur të bëjnë të mundur, krijimin e kushteve për kultivimin në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike në Shqipëri, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë shtetit, me skafe, peshkarexha dhe automjete, nder te tjera makina Audi me targe AA003GB. Deputeti Saimir Tahiri, gjatë ushtrimit të funksionit të Ministrit të Brendshëm, dyshohet se ka patur dijeni për këto fakte penale dhe se ka vepruar aktivisht për lehtësimin dhe mbështetjen e këtij aktiviteti të organizuar kriminal.
Deputeti Saimir Tahiri ka siguruar paprekshmërinë e grupit të strukturuar kriminal. E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit të strukturuar kriminal, me strukturat e policisë së shtetit, kryesisht ato të Drejtorisë së Qarkut Vlorë, por jo vetëm. Ky bashkëpunim është realizuar, nisur nga fakti se deputeti Saimir Tahiri, kontrollonte dhe drejtonte shërbimet e policisë së Shtetit, për shkak të funksionit që ushtronte në atë kohë, pikërisht atë të Ministrit të Brendshëm. Për shkak të ushtrimit të kësaj veprimtarie kriminale të trafikimit ndërkombëtarisht të lëndëve narkotike prej familjarëve Habilaj, kombinuar me krijimin e mbështjes dhe lehtësirave ndaj tyre, prej deputeti Saimir Tahiri në funksionin e Ministrit të Brendshëm, deri tek fikja e radarëve të monitorimit të hapësirës detare, përfitime direkte monetare dhe dhurata të kushtueshme shkonin prej familjarëve Habilaj tek deputeti Saimir Tahiri.
Me shkresën nr. 9906 prot., datë 19.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Saimir Tahiri, si dhe për kontrollin personal dhe të banesës së tij, për efekte të procedimit penal nr. 313/2017. Kjo kërkesë e prokurorisë shoqërohej nga relacioni përkatës i arsyetuar, bazuar në nenin 73 pikat 2 dhe 4, si dhe në nenin 288 të K.Pr.Penale.
Faktet e mësipërme, rezultojnë më të detajuara, prej akteve provuese, të depozituara nga ana e Prokurorisë, pranë Këshillit të Imuniteteve. Për shkak të mbulimit të tyre prej sekretit hetimor, e në respekt të nenit 103 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale (Ndalimi i publikimit të akteve), është zgjedhur prej nesh, të mos përshkruhen tërësisht në këtë raport, pasi prej prokurorëve, në fillim të seancës së konsultimit të këtyre dokumentave, anëtarë të Këshillit iu bë me dije detyrimi për ndalimin e publikimit të tyre, deri në përfundim të hetimeve paraprake. Këto akte ndodhen të depozituara pranë arkivës së Kuvendit, të lira për konsultim individual, për secilin deputet të Kuvendit.
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2012, që u frymëzuan nga nevoja për të intensifikuar luftën kundër pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë, reformuan thelbësisht konceptin e imunitetit parlamentar. Rregullat e reja kushtetuese kanë tentuar të afrojnë zyrtarin e lartë shtetëror me qytetarin e zakonshëm në raport me përgjegjësinë penale dhe përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit. Një ndryshim i tillë, erdhi si nevojë, jo vetëm e një orientimi politik qeverisës në vitin 2012, por edhe si një detyrim për Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, mes të cilave spikat ?Konventa penale kundër korrupsionit? e GRECO-s.
Sipas rregullimeve normative, aktualisht deputeti ka vetëm 2 lloj imunitetesh në nivel kushtetues. Së pari, deputeti ka imunitet substancial dhe është i mbrojtur nga përgjegjësia ?për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit?. Ky lloj imuniteti nuk ekziston për rastin e shpifjes.
Së dyti, deputeti ka imunitet procedural për lirinë e lëvizjes dhe për privacinë, që nënkupton se nuk mund të arrestohet ose t?i hiqet liria, pa autorizimin e Kuvendit. Ndaj tij nuk mund të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit. Për kryerjen e këtyre veprimeve procedurale nevojitet autorizim i Kuvendit. Është ky shkaku për të cilin, nga ana e Prokurorisë është paraqitur edhe kërkesa konkrete e marrë në shqyrtim nga Këshilli i Imuniteteve.
Imuniteti procedural përfaqëson një lloj pengese procedurale, që i shfaqet sipas rastit prokurorisë apo gjykatës, për të kryer veprime hetimore të lidhura me lirinë e lëvizjes dhe privatësinë e deputetit. Në njëfarë mënyre, imuniteti procedural mbron dinjitetin e deputetit, që atij të mos i cenohet liria dhe jeta private në mënyrë abuzive, pa patur një shkak të ligjshëm nga organet ligjzbatuese. Premisa bazë, që ligjëron heqjen e imunitetit procedural është ekzistenca e procedimit penal të regjistruar sipas ligjit ndaj deputetit, që duhet të verifikohet nga Kuvendi. Në këtë pikëpamje, Kuvendi verifikon vetëm procedurën që është zhvilluar, pa i hyrë cilësisë dhe vlerës së provave në drejtim të faktit penal dhe të autorësisë. Imuniteti procedural nuk mundet dhe nuk duhet që në asnjë rrethanë të shndërrohet në një mburojë nga pandëshkueshmëria apo si pengesë për drejtësinë. Nëse pranohet e kundërta, atëherë ?do akt i prodhuar është absolutisht i pavlefshëm, sepse në mënyrë të dukshme Kuvendi tejkalon kompetencën e tij dhe merr kompetencë për ushtrim të paligjshëm të ndjekjes penale, pra uzurpon kompetenca gjyqësore. Nëse Kuvendi shqyrton prova dhe vlerëson besueshmërinë e tyre, atëherë demokracia përballet me një rrezik flagrant: rrënohet parimi i ndarjes së pushteteve i sanksionuar nga neni 7 i Kushtetutës! Jo vetëm kaq, por situata shthuret dhe passjell një tërësi pasojash, që dëmtojnë pa kthim parimet e drejtësisë dhe të shtetit, ku sundon ligji. Për ilustrim, nëse Kuvendi vlerëson provat, cilësinë e provave dhe shkallën e besueshmërisë së tyre, atëherë nuk ka bërë gjë tjetër veçse vlerëson mbi fajësinë ose pafajësinë e personit në hetim/gjykim, duke vendosur respektivisht prokurorinë dhe gjykatën përpara gjykimit të kryer, duke i shndërruar ato thjesht në noterë të vlerësimit të bërë nga Kuvendi. Kjo nuk është gjë tjetër, ve?se shkatërrim i parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë, ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë dhe paanësisë së sistemit gjyqësor.
Në këtë terren kushtetues, në rastin konkret, është detyrë e Kuvendit të verifikojë nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit, që kërkohet nga prokuroria për arrestimin e deputetit dhe për kontrollin e banesës së tij. Sipas nenit 288 të K.Pr.Penale, kërkesa për dhënien e autorizimit (për arrest, heqje lirie e ?farëdolloj forme, kontroll personal apo kontroll banese), paraqitet nga prokurori. Kërkesa për autorizim duhet të tregojë veprimin që kërkohet autorizimi (pra nëse do bëhet arrest, heqje lirie e ?farëdolloj forme, kontroll personal apo kontroll banese) dhe të tregojë se përmbushen kërkesat e Kodit për kryerjen e veprimit. Kërkesa për autorizim shoqërohet me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën e tij. Ligji nuk kërkon që Kuvendi në procedurën e dhënies së autorizimit të vlerësojë cilësinë e provave apo shkallën e besueshmërisë së tyre. Kuvendi nuk mundet dhe nuk duhet të kryejë një proces të administrimit të provave të procedimit penal sepse ia ndalon këtë parimi i ndarjes së pushteteve, i sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës. Është pushtet ekskluziv, vetëm i prokurorisë dhe i gjykatës, marrja, administrimi dhe vlerësimi i provave, për të krijuar bindjen nëse duhet ngritur akuzë dhe nëse i pandehuri duhet deklaruar fajtor dhe dënuar. Kuvendi, sipas Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale nuk ka të drejtë dhe nuk i është njohur kompetenca të verifikojë, ai vetë, provat e një procedimi penal, të vlerësojë besueshmërinë e tyre dhe të deklarojë nëse provohet fakti penal dhe autorësia e të dyshuarve.
Një qëndrim i tillë i tillë i Kuvendit, mbështetet dhe nga aktet ndërkombëtare, të dedikuara ndaj kësaj veprimtarie parlamentare, më i spikaturi prej të cilave është dokumenti i Komisionit të Venecias, ?Raporti mbi qëllimin e lënies së imunitetit parlamentar? CDL-AD(2014)011, i cili në paragrafin 168 përshkruan se:
?168. Komisioni i Venecias për më tepër vlerëson se organi parlamentar që shqyrton një kërkesë për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një shqyrtim ligjor të çështjes. Në veçanti ai nuk duhet në asnjë rrethanë, të deklarojë vetë mbi fajësinë ose jo të deputetit në fjalë, ose nëse ndjekja penale është e bazuar. Vendimi duhet të bazohet mbi faktet dhe meritat e çështjes siç i parashtrojnë autoritetet dhe deputeti në fjalë dhe jo mbi konsiderata të tjera politike apo të jashtme. …?
Kuvendi, në cilësinë e pushtetit legjislativ, në këtë lloj procedure ka vetëm një detyrë: të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko-partik për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare.
Një qëndrim i tillë i tillë i Kuvendit, mbështetet nga dokumenati i mësipërm i Komisionit të Venecias i cili në paragrafin 162 përshkruan se:
Në funksion të këtij qëllimi, Kuvendi, në këtë lloj procedure verifikon:
Së pari, ekzistencën e një procedimi penal të ligjshëm;
Së dyti, ekzistenca e kushteve ligjore për arrestin dhe kontrollin.
Së treti, në vlerësimin e këtyre kushteve, Kuvendi, duhet të vlerësojë nga ana përmbajtësore disa kritere të listuara saktësisht nga dokumenti i mësipërm i Komisionit të Venecias, në paragrafët 188 dhe 189 si më poshtë:
?188. Kur vendos nëse imuniteti parlamentar duhet të hiqet apo jo në një rast konkret duhet të merren në konsideratë kriteret e mëposhtme:
Kritere për mbajtjen e imunitetit:
– kur pretendimet janë qartazi dhe haptazi të pabazuara
– kur shkelja e pretenduar është një pasojë e paparashikuar e një veprimi politik
– kur pretendimet janë paraqitur qartësisht për motive politiko-partiake (fumus persecutionis) me qëllim shqetësimin ose intimidimin e deputetit ose ndikimin tek mandati i tij
– kur procedurat ligjore mund të rrezikojnë seriozisht funksionet demokratike të parlamentit ose të drejtat themelore të një deputeti ose grup deputetësh
– kur kërkesa bazohet në shkaqe të drejta të rëndësishme dhe të sinqerta
– kur shkelja e pretenduar është e një natyre veçanrisht të rëndë
– kur kërkesa lidhet me sjellje kriminale që nuk lidhet ngushtësisht me përmbushjen e funksioneve parlamentare por lidhet me akte të tjera të kryera në funksione të tjera personale ose profesionale
– kur procedurat duhet të lejohen me qëllim që të mos pengohet drejtësia
– kur procedurat duhet të lejohen me qëllim garantimin e autoritetit dhe legjitimitetit të parlamentit.?
Nga analizimi i këtyre kushteve dhe kritereve, të aplikuara në rastin e kërkesës konkrete të paraqitur nga ana e organit të Prokurorisë rezulton se:
Ky kusht kërkon që Kuvendi të verifikojë se ndaj deputetit Saimir Tahiri ka një procedim penal, që procedimi penal të jetë filluar për vepra penale që ligji i parashikon si të tilla dhe që organi i cili po procedon të ketë kompetencën e dhënë nga ligji për procedimin e veprave penale të tilla.
Nga analiza e kërkesës së prokurorisë, relacionit shoqërues të prokurorisë, përgjigjeve të prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetit konstatohet pa asnjë dyshim ekzistenca e procedimit penal ndaj deputetit Saimir Tahiri. Ky procedim është regjistruar në datën 17.10.2017, me numër 313 në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda. Veprat penale të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal dhe të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë përcaktohen si të tilla nga ligji ? konkretisht nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 260 të K.Penal. Këto vepra penale janë parashikuar nga ligji si të dënueshme penalisht dhe kanë qenë në fuqi edhe në kohën, kur dyshohet të ketë filluar kryerja e veprës penale ? Tetor 2013, gjer aktualisht. Për këtë procedim është duke vepruar Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, e cila sipas neneve 135 pika 2 dhe 148 të Kushtetutës dhe sipas neneve 75/a dhe 285 pika 4 të K.Pr.Penale është kompetente nga pikëpamja lëndore. Rrjedhimisht, nxirret përfundimi se plotësohet kushti ligjor se ndaj deputetit Saimir Tahiri ekziston një procedim penal i rregullt nga pikëpamja e parimit të ligjshmërisë.
Ky kusht kërkon që Kuvendi të verifikojë nëse kërkesa dhe relacioni i Prokurorisë për Krime të Rënda tregojnë qartë se ekzistojnë kushtet ligjore për arrestin dhe kontrollin personal e të banesës së deputetit Saimir Tahiri.
Nga analiza e kërkesës së prokurorisë, relacionit shoqërues të prokurorisë, përgjigjeve të prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetin konstatohet pa asnjë dyshim se kërkesa e prokurorisë tregon qartë kushtet ligjore për veprimet e arrestit dhe të kontrollit, në përputhje me nenin 288 të K.Pr.Penale.
Më konkretisht, në kërkesën e prokurorisë evidentohen qartazi kushtet e neneve 228, 229 dhe 230 të K.Pr.Procedurës Penale, të paraqitura në mënyrë të përmbledhur si më poshtë:
Ndaj deputetit Saimir Tahiri ekzistojnë dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprave penale ?Trafikimi i narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal? të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të K.Penal dhe ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë? të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Një paraqitje e përmbledhur e fakteve penale në themel të këtyre veprave penale, sipas akteve të prokurorisë, jepet në rubrikën ?III. Faktet? të këtij Raporti. Prokuroria, në faqet 3-4 të relacionit, tregon në mënyrë të qartë se këto dyshime të arsyeshme bazohen në një set provash si më poshtë:
Prokuroria në kërkesën drejtuar Kuvendit, si dhe në përgjigje të pyetjeve përpara Këshillit për Imunitetin, treguan qartazi se në rastin konkret ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal nga deputeti Saimir Tahiri. Pozicioni i tij si deputet i mazhorancës, pas një përvoje prej më shumë se 3 vjet në detyrën e Ministrit të Brendshëm është një tregues i qartë i lidhjeve dhe aftësisë së tij për të ndikuar në cilësinë e provave të procedimit penal.
Prokuroria, në kërkesën e saj (shih faqe 5) dhe në përgjigjet e dhëna përpara Këshillit për Imunitetin, treguan qartë se ?do masë tjetër, ve? asaj të arrestit, është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprave penale për të cilat po procedohet dhe për shkak të pozicionit të deputetit Saimir Tahiri. Në këtë drejtim, prokuroria evidenton se rasti konkret paraqet rrezikshmëri të shtuar, pasi ka cenuar drejtpërdrejt imazhin e institucioneve shqiptare në sytë e opinionit publik, por edhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Së fundmi, duhet evidentuar se prokuroria, në kërkesën e saj ka treguar qartë se përmbushen edhe kushtet ligjore për të autorizuar kontrollin personal dhe atë të banesës së deputetit Saimir Tahiri. Si? ajo parashtron, në rastin konkret ka arsye të bazuara për të menduar se në banesën e deputetit Saimir Tahiri fshihen prova materiale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale.
Në vlerësimin në themel të çështjes për mbajtjen ose jo të imunitetit në këtë rast, duke u bazuar në rrethanat e faktit të përshkruara në matëerialet e paraqitura nga ana e prokurorisë, lehtësisht vërehen plotësimet e kritereve, në favor të dhënies së autorizimit (heqjes së imunitetit) duke arritur në konkluzionet për secilin kriter si më poshtë:
Vecanërisht, në arritjen e këtij konkluzioni, arritëm edhe duke qenë të ndërgjegjshëm për impaktin që do të kishte mosdhënia eventuale e autorizimit sipas kërkesës së prokurorisë.
Në një version të tillë, do të rezultonte se mbajtja apo ruajtja e një imuniteti të tillë në vetvete është një cenim i parimit kushtetues të barazisë para ligjit, i cili është thelbi i vetë Shteti të së Drejtës. Maksima ?Sado lart që ti të jesh, ligji është gjithnjë mbi ty? përmbyset duke u shndërruar në ?nëse je anëtar i Parlamentit, ligji nuk mund të të prekë?. Ky do të ishte sinjali më i gabuar që Parlamenti kurrsesi nuk duhet ta emetojë ndaj publikut të tij.
Së dyti, vetë rregullat e imunitetit, në thelbin e tyre kanë potencialin e madh që të keqpërdoren nga deputetët, dhe të shndërrohen prej tyre në një strehë të ngrohtë për t?u mbrojtur nga shkeljet e ligjit prej tyre. Një vendimmarrje e tillë do të shërbente si një incentiv për të tërhequr në strehën e parlamentit njerëz më rekorde kriminale, plagë e madhe kjo dhe shume e freskët dhe aktuale e politikës aktuale shqiptare.
Së treti, rregullat e imunitetit në vetvete, dhe për më shumë akoma një vendimarrje për mbajtjen e imunitetit në rastin konkret do të minonte besimin e publikut te Parlamenti si institucion dhe do të krijonte përçmim për politikën, politikanët dhe vetë sistemin politik. Kuvendi, pa asnjë dilemë, duhet të miratojë dhënien e autorizimit sepse vetëm në këtë mënyrë, secili prej deputetëve vecmas, por edhe Kuvendi si një i tërë tregon standardin më të lartë të sjelljes etike dhe bëhet model për të tërhequr në mjedisin politik njerëz të rinj dhe me vlera.
Së katërti, vetë procedura e heqjes së imunitetit, mbart me vete probleme parimore kushtetuese për disa arsye:
po ashtu, do të cënohej edhe parimi i
Së pesti, nëse Kuvendi voton për mbajtjen e imunitetit dhe për pengimin e drejtësisë, ky veprim do të ishte goditja më energjike ndaj shpresës së publikut dhe aksionit politik brenda dhe jashtë vendit për Reformën në Drejtësi.
Së gjashti, mbajtja e imunitetit nga Kuvendi në rastin konkret tregon haptazi mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar dhe rrjedhimisht, përbën një hap pas në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Kuvendi do të godasë fort pritshmëritë dhe përpjekjet e shoqërisë shqiptare për t?iu bashkuar familjes evropiane, e cila na ka vënë ndër të tjera edhe kushtin për luftën kundër krimit të organizuar.
Në sintezë të të gjithë analizës ligjore, dëshirojmë të evidentojmë se në nxjerrjen e rekomandimit u mbështetëm pikë së pari, në ruajtjen e interesit publik, në mbrojtjen e imazhit të politikës, në mospengimin e drejtësisë, në mosndërhyrjen e kompetencave të sistemit të drejtësisë dhe në dhënien e mundësisë vetë deputetit të cilit i kërkohet heqja e imunitetit, që të pastrojë figurën e vetë politike, në mënyrë të padyshimtë, nga një autoritet i pavarur dhe i paanëshëm sic është sistemi i drejtësisë.
Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9906 prot., datë 19.10.2017 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ?Për dhënien e autorizimit për arrestimin, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Saimir Tahiri?, me qëllim për t?i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 313, të vitit 2017 për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal dhe të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë të parashikuara nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.
Tahiri nuk ehste nje ish minister apo deputet i opozites. Ai eshte ish minister i qeverise, deputet i Edi Rames, mik i ngushte i kryministrit. Ai si ish minister jo vetem qe dyshohet se ka ndihmuar organizaten kriminale dhe ka marre shperblime personale, por duke i vene strukturen e shtetit ne sherbim te organizates kriminale ai ka sigura PARA PER ZGJEDHJET. Arsyeja pse duhet arresti nuk ehste vetem analiza e nenit 288 te KPP, sic per nje qytetar te zakonshem, por se behet fjale per mikun e kryeministrit dhe ministrit te brendeshem aktual. Keta dy te fundit kane nen mbikqryje provat dhe duke mbajtur Tahirin jashte dhe duke e mbajtur nën mbrojtje, provat mund te demtohen, radaret, deshmitaret qe shohin Ramen ne krah te Tahirit heshtin, bashkepuntoret e drejtesise, brenda dhe jashte Sqhiperise. Pra ka nje rrezik real qe behet me qellim per ti sherbyer Tahirit dhe bandes kriminale qe eshte ne hetim ne Shqiperi dhe Itali. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet kurrë streh e krimit apo mbështetësve direkt të tij.
DEPUTETËT:
DHURATA ÇUPI, EDUARD HALIMI, GENT STRAZIMIRI, ENKELEJD ALIBEAJ dhe NASIP NAÇO.
Kryeministri Rama është parë i shqetësuar gjatë seancës së s...
Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka bllokuar tregun e peshkut në...
Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme të Kuvendit, kryetarj...
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka hedhur në votim kërkesën e P...
Deputeti i PS, Ulsi manja gjatë prezantimit të raporti të PS...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhë.Zj...
Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryetari i grupit parla...
Buletini i tretë statistikor i vitit 2017, përmbledh rezulta...
Në nisje të seancës së sotme parlamentare, deputetët e Parti...
Kryeministri Berisha në një deklaratë të shkurtër për mediat...
Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme parlamentar...
Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ish-drejtori i arkiv...
Që në fëmijëri ka pasur probleme me shikimin të cilat u përk...
Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti i PD, Enkel...
Opozita ka paraqitur sot para deputetëve në Kuvend, nëpërmje...
Pas fillimi të seancës plenare që mbahet sot lidhur me kërke...
Në fjalën e tij në seancën plenare, deputeti i PD, Enkeljed ...
Kuvendi ka nisur seancen parlamentare ku do të shqyrtohet kë...
Një minator ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në minierën ...
Para fillimit të seancës parlamentare, ku do të shqyrtohet k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...