web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kuvendi ndalon arrestimin e Saimir Tahirit

25 Tetor 2017, 09:47, Aktualitet CNA

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka hedhur në votim kërkesën e Prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Pas votimit kërkesa është hedhur poshtë, pasi nuk ka marrë votat e mjaftueshme për tu miratuar.

Raporti i mazhorancës, që autorizon vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës, por jo arrestimin e Tahirit, u votua me 75 vota pro dhe 60 vota kundër.

Ndërsa raporti i opozitës, i cili kërkonte heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm,  u votua me 60 vota pro dhe 75  vota kundër.

Pra në këtë mënyrë, me 75 vota kundër dhe 60 vota pro, parlamenti ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Saimir Tahirit./ CityNews





Lajmet e fundit nga