web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Muzikanti dhe mësuesja vriten në sy të djalit të mitur

25 Tetor 2017, 07:31, Aktualitet CNA

Ngjarja e rëndë e cila ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës ka tronditur mbarë opinionin publik.

Mësohet se burrë e grua, Aleko Kosta 66-vjeç dhe Afërdita Kosta 49-vjeç u gjetën të vrarë brenda banesës së tyre, në sy të djalit.

Autori i ngjarjes, Apostol Kosta ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ndërsa pasi është siguruar që i ka vrarë ka qëlluar edhe veten, duke marrë plagë të rënda.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimave, ndërsa i pranishëm ka qënë edhe djali 15-vjeçar i çiftit që pa tmerr me sy.

Shkak për të ndërmarrë këtë akt të rëndë është bërë një gjyq i fituar nga çifti Kosta për një konflikt pronësie që kishin pasur me Apostol Koston, i cili rezulton të jetë edhe kushëri me viktimën.Dy viktimat, Aleko dhe Afërdita Kosta ishin me profesion përkatësisht muzikant dhe mësues./ CityNews





Lajmet e fundit nga