Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famëkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Kryeministri Edi Rama mbetet gjithmonë një publicist i mirë! Në përgjithësi, deklaratat e tij janë të kuruara nja pikëpamja stilistike. Ato, zakonisht janë një ?kurth? i mirë propagande. Në thepat e tij, bien ata që duan të bien prej sharmit ideologjik dhe, sidomos, naivët e dashuruar me spikamën e fjalëve plot kumbim. Natyrisht, kësaj magjepsjeje nuk i shpëtojnë as ndoca teveqelë mejhanesh, të cilët mbushin ditën me të tilla ojna.
Në rastin e çështjes Tahiri, po të analizosh tekstet e komunikatave të shtypit që shefi i ekzekutivit, brenda një jave, ka lëshuar, çdokush ka mundësinë të zbulojë makthin, frikën, transformimin, si protagonistë të dorës së parë në dramën ?Hashashi?, që shkroi ai së bashku me ministrin e tij të Brendshëm, me qeverinë e tij dhe ?policinë që duam?! Tri deklaratat e para erdhën njëra pas tjetrës, duke himnizuar kultin e drejtë- sisë, pa kursyer askënd! Paraqitej Rama si bujk duke lëruar arat e misterit me qetë e parmendës socialiste, për të kërkuar të vërteten, që është fshehur thellë, si rrënjë bunge në djerrinat e Shqipërisë.
Tjetër herë, si një sharrëxhi në pyllin e vesit ku do t?u bënte gjëmën ferrave, drizave, hithrave, por mbi të gjitha ?drurëve të shtrembër? që rrezikonin gjithë turren të plandej përdhe me zallamahi, aq sa me gjasmë zhurma e saj do të shurdhonte të madh e të vogël! Sipas gjithë atyre që dinë të lexojnë, ?druri i shtrembër? paskësh qenë Saimir Tahiri. Taulant Balla, tanimë numri dy i PS-së veç me një njësh, pat deklaruar, i tejmbushur me aso fryme, se grupi parlamentar i maxhorancës do t?i hapë rrugë drejtësisë. Të tjerët heshtnin plot turbullim e ankth, të vetëdijshëm se kjo re e zezë do të zmbrapsej me shi e breshër. Dikur, Tom Doshin e lëshuan veç për një fjalë goje, për një fjali, për një përshtypje a bindje, sikur të ishim në vitin 1947. E lëshuan se u rrezikohej pushteti, të cilin e mbanin me mbështetjen e LSI. Edhe tani pushteti rrezikohet dhe për ta ruajtur duhet veprimi i kundërt, mbajtja dhe mbyllja me çelës i të vërtetave komprometuese që mund të zotërojë Saimir Tahiri. Përjashtimi nga ?grupi parlamentar? dhe funksionet në PS janë kompromisi i arritur me mundim.
?Druri? befas u ndreq. Rama filloi të tërhiqet për të rimarrë përsëri në mbrojtje Tahirin duke sulmuar dhe kërcënuar me egërsi Prokurorinë. Pas tij, i gjithë estabilshmenti doli nga kllapia. Disi të tulatur në fillim, në efektin e mpirjes që shkakton gënjeshtra, dolën studiove zërat e parë! Sa më shumë distancoheshin nga turpi, aq më të sigurt bëheshin për ta bërë të bardhën të zezë.
Saimir Tahiri, me gjasë, luajti gjithçka për gjithçka, pse jo me kurajë! Në fillim u shfaq si viktimë, pastaj si ?hero?! Ndjeu vetminë dhe braktisjen. Por e paralajmëroi opinionin ?që s?keni parë gjë akoma?! Në fakt nuk kishim parë asgjë akoma. Një cirk plot me palaço pa na mban para televizioneve.
Për një ndryshim kaq radikal, fshihet një kërcenim radikal. Ai duhet t?i ketë bërë të qartë Kryeministrit se, nëse ai dorëzohej, do të merrte me vete edhe atë vetë. Rama zgjodhi strategjinë e vjetër, atë të goditjes politike mbi drejtësinë. Alibia e Reformës në Drejtësi u bë tym hashashi. Me tre prokurorët tropojanë, të cilët lanë për të dëshiruar me përjashtim të zonjës Imeraj, filloi një linçim i vërtetë mediatik.
A thua së është faj të jesh nga Tropoja dhe së Tropoja nuk është pjesë e Shqipërisë?! Gegofobia e ka shoqëruar që në ngjizje të majtën shqiptare. Këtë ndjenjë, gati kriminale, e ka shndërruar shpesh në mjet sundimi sipas formulës përça e sundo.
Rama dhe Ruci i mundësuan Tahirit të sillet si ?gjykatës? nga Tepelena, mbi prokurorët nga Tropoja. Natyrisht, ajo treshe dukej qartë se gjendej nën një trysni të pazakontë. Ata e dinë që një akt i tillë i ekspozon ata dhe familjarët e tyre. Nuk mungoi përpjekja për t?iu bërë biografitë familjare dhe për t?i kontekstualizuar ato me ngjarjen. Në këtë vend s?të mbron askush, as ligji, as shteti, as politika, thjesht të përdorin dhe të hedhin në mes të rrugës. Politikanët shqiptarë, në shumicë, janë krijesa të pështira, të cilët kanë veç bark dhe asnjë organ tjetër. Po kaq, shoqëria ka dëshmuar jo pak herë në histori se brohoret më të fortin e momentit dhe jo të drejtin. Këtë e ka provuar dikur në kurrizin e tij Edi Rama.
Çdokush mund të bëhet pjesë e bisedave të malavitjes, i përfshirë ose jo brenda saj. Këtu nuk bën përjashtim as Saimir Tahiri, të cilit duhet t?i garantohet çdo e drejtë ligjore për një proces të drejtë. Tahiri nuk duhet linçuar, por duhet hetuar e gjykuar në mënyrë të paanshme. Personalisht, mendoj se Tahiri nuk është më i keq se disa prej ministrave të kabinetit Rama dhe ka të drejtë kur e pretendon këtë. Tek e fundit, vetë ai ishte një vartës dhe ka një shef mbi koke.
Por, njëkohësisht nuk duhen linçuar as prokurorët dhe as sistemi i rrënuar i drejtësisë. Do të ishte më dinjitoze që Tahiri të shpallej i pafajshëm nga drejtësia se sa nga Edi Rama, i cili e përjashtoi nga ?grupi parlamentar? si distancim formal. Ajo çka shton dilemat dhe forcon dyshimet që dalin nga dosja ?Habilaj?, është parahistoria, koha e mandatit 2013-2017, ku e gjithë Shqipëria u shndërrua në hambar të hashashit dhe qendër të trafikut Europian.
Kjo e rëndon Kryeministrin, ish-ministrin dhe Policinë. Kjo i çmend dyshimet dhe arsyetimet. Kjo e ndez fantazinë dhe trazon paqen e mendimit. Kjo e bën atë dosje të besueshme përtej asaj çka do të ndodhe me të! Me stërmundim, me djersët çurg, me kosto të lartë, ngjan se ?druri? u ndreq, por Edi Rama u shtrembërua, u kërrus, një gungë si e gungaçit të Notre Dame do t?i rendojë, teksa çapitet korridoreve të pushtetit. Ai e di këtë, po s?ka rruge tjetër. Mirëkuptojeni!/ CityNews
Zbardhja e vendimit të mazhorancës se nuk ka prova që lejojn...
Një gazetare ruse, e quajtur Tatyana Feldenhauer është plago...
Ulja e ndjeshme e temperaturave dy ditët e fundit mesa duket...
Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat ka re...
Në një dokument të dorëzuar sot në Prokurorinë e Krimeve të ...
Pasi ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një...
Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në kr...
Vazhdojnë abuzimet me tenderat. Për një tender të publikuar ...
Forcat e policisë së Komisariatit nr 3 kanë bërë të mundur a...
Në një konferencë për mediat Saimir Tahiri, ka bërë publik n...
Nuk do të ketë më dy data për të tërhequr pensionin në bankë...
Në daljen e tij për mediat mesditën e sotme, ish-ministri i ...
Në një dalje për mediat ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tah...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasili...
Në një dalje për mediat, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tah...
Postera të ndryshme, ku shfaqet portreti i kryeministrit Ram...
Vjedh duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikon dokumentet. Pr...
Përdorimi i parave jashtë sistemit bankar ka shënuar një rek...
Ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe është e padëgjuar më ...
Ditën e sotme në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë k...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...