“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat ka reaguar pasi Saimir Tahiri publikoi një dokument të Prokurorisë së Katanias në të cilën thuhej se nuk ka pasur asnjë procedim penal në lidhje me të. Alibeaj u shpreh se Prokuroria e Katanias nuk e ka për detyrë të procedojë ministrin në Tiranë, por kjo është detyra e prokurorisë shqiptare.
Sipas Alibeaj Rama dhe Tahiri po pengojnë detyrën e tyre duke mos pranuar kërkesën e saj. Alibeaj më tej u shpreh se aktakuza e antimafias italiane ka 1800 faqe prova dëshmi të cilat tregojnë përfshirjen direkt të Tahirit dhe përfititmin e milionave euro nga trafiku i drogës. ?Çdo shqiptar do të ishte në burg me gjithë këto prova, ndërsa Tahiri jo se e mbron Rama?, u shpreh deputeti i PD-së.
Në fjalën e tij Alibeaj tha se Rama e mbron Tahirin nga frika se mund të nxjerrë prova që implikojnë familjen dhe të afërmit e tij në ngjarje kriminale. Ai akuzoi Ramën se ndaloi drejtësinë të bënte punën dhe i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat.
Deklarata e deputetit Enkelejd Alibeaj:
Letra që nxori sot Saimir Tahiri mund të tundet për militantët e oborrit por për askënd tjetër.
Prokuroria e Katanias, ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata janë kapur duke e kryer aktivitetin kriminal në territorin e tyre, në Itali.
Prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës.
Kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare.
Pikërisht, këtë detyrë të prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e pengojnë, duke mos pranuar kërkesën e saj.
Aktakuza e antimafias italiane per Tahirin jane 1800 faqe prova, dëshmi, dhe fakte të drejtësisë italiane tregojnë përfshirjen direkte të Tahirit dhe përfitimet e tij në miliona euro nga trafiku i tonelatave me drogë.
Cdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me këto prova.
Por Saimir Tahiri jo, sepse ka imunitet, dhe sepse e mbron Edi Rama.
Arsyet pse e mbron Edi Rama, tashmë janë të qarta për këdo. Sepse është i kapur, sepse Tahiri nuk do të rrinte duarkryq, por sic ia ka bërë të ditur, do të nxirrte provat dhe materialet që ka për përfshirjen direkt të Edi Ramës, të familjarëve të tij, të ministrave të tij, në afera të rënda kriminale.
Ndaj, Edi Rama jo vetëm nuk miratoi kërkesën, cka pritet ta finalizojë nesër në Parlament me votën kundër, por edhe më shumë, ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj prokurorisë.
Një sulm frontal, të paprinciptë, dhe shantazhe të njëpasnjëshme, ku dallon këtu kërcënimi ndaj dëshmitarit që ka prokuroria e krimeve të rënda, për lidhjen e Tahirit me Habilajt.
Ndërkohë që ndaloi drejtësinë të bënte punën e saj, Edi Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin me bandën e trafikut të drogës.
Parlamenti shqiptar nesër ka provën, nëse do të zgjedhë drejtësinë dhe barazinë para ligjit, apo do të zyrtarizojë dy standartet e Ramës, e do të marrë në mbrojtje krimin.
Partia Demokratike dhe opozita qëndrojnë në anën e drejtësisë dhe barazisë para ligjit./ CityNews
Në një dokument të dorëzuar sot në Prokurorinë e Krimeve të ...
Pasi ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një...
Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në kr...
Vazhdojnë abuzimet me tenderat. Për një tender të publikuar ...
Forcat e policisë së Komisariatit nr 3 kanë bërë të mundur a...
Në një konferencë për mediat Saimir Tahiri, ka bërë publik n...
Nuk do të ketë më dy data për të tërhequr pensionin në bankë...
Në daljen e tij për mediat mesditën e sotme, ish-ministri i ...
Në një dalje për mediat ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tah...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasili...
Në një dalje për mediat, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tah...
Postera të ndryshme, ku shfaqet portreti i kryeministrit Ram...
Vjedh duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikon dokumentet. Pr...
Përdorimi i parave jashtë sistemit bankar ka shënuar një rek...
Ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe është e padëgjuar më ...
Ditën e sotme në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë k...
Edhe pse ditën e djeshme kryedemokrati Basha deklaroi se Par...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në një nga...
Bashkimi Europian ka nisur të marrë masa sa i takon pastrimi...
Gjatë fjalës së tij në një seminar me temë “Lufta ndaj narko...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...