web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha takim me “skifterët’ e Italisë/ Vidhni shtëpi ministrash

24 Tetor 2017, 09:44, Aktualitet CNA

Ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe është e padëgjuar më parë. Kryetari i partisë më të madhe të opozitës, Lulzim Basha mësohet se ditët e fundit ka zhvilluar një takim me disa hajdutë vilash në Itali.

Të njëjtat burime theksuan se disa personazhe, të cilët njihen si ?skifterë? i janë rekomanduar Bashës nga një drejtues i PD-së për një skenar vjedhjesh jo të zakonshme, për të krijuar skandale duke u futur në shtëpitë e ministrave të kabinetit të qeverisë Rama 2 ose të ish-ministrave të qeveris Rama 1.

Mësohet se takimi ka ndodhur ditët e fundit dhe Basha po përdor këtë strategji për të krijuar lajmet në media mbi vjedhjet e shtëpive të ministrave, paratë që ata mund të kenë të fshehura apo të tjera bizhuteri dhe materiale të tjera të çmueshme.

?Skifterët? janë disa hajdutë të njohur për vjedhje vilash në Itali, të cilët kohët e fundit kanë ardhur në Tiranë. Pasi janë kthyer nga Italia, njëri prej tyre mësohet se ka kryer edhe gjashtë muaj burg./ CityNews





Lajmet e fundit nga