web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në afërsi të tunelit të Qafë-Kërrabës/ Plagosen dy persona

24 Tetor 2017, 07:01, Aktualitet CNA

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tiranë.

Dy automjetet janë përplasur pranë tunelit të Qafë-Kërrabës dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar drejtuesit e automjeteve, një tip ?Mercedes? dhe një BMW.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e personave të mbetur brenda njërës prej tyre. Si pasojë e përplasjes, njëri nga mjetet ka pësuar dëmtime të mëdha.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar nga njëri nga mjetet, rreth 150 metra në afërsi të tunelit të Kërrabës./ CityNews





Lajmet e fundit nga